Lajmet

Pandemia ndikoi në mbylljen e mbi 10 mijë bizneseve

Published

on

Përveç në shëndetin publik, pa dyshim pandemia ka ndikuar dukshëm edhe në rënien ekonomike në Kosovë, në rënien e cilësisë në arsim, mbylljen e mbi 10 mijë bizneseve dhe humbjen e mbi 50 mijë vendeve të punës.

Kështu është thënë sot në tryezën e organizuar nga Instituti për hulumtime sociale “Paragon”, me temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmëritë”.

Florian Aliu nga ky Institut gjatë prezantimit të hulumtimit theksoi se pandemia ka ndikuar që për rreth 150 mijë punëtorë në sektorin privat ende kanë vështirësi t’u sigurohen pagat. Teksa ka shtuar se te rritja e të hyrave në buxhetin e shtetit ka ndikuar tërheqja e 10 përqind të Trustit.

“Ndikimi i pandemisë shprehur në numra tregon se afër 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e tyre të punës, dhe afër 10 mijë biznese të vogla dhe të mesme kanë falimentuar. Por mbi 150 mijë punëtorë hasin ende në vështirësi në paga. Të hyrat e shtetit janë rritur me zbutjen e masave dhe me ndihmën nga pakot ekonomike. Në janar të vitit 2020 janë 111 milionë euro të hyra në doganë, kurse në janar të vitit 2021 kemi një rritje në 123 milionë euro të hyra në doganë. Kjo vjen si rezultat i futjes në treg të 200 milionë euro nga Trusti, rritja e konsumit dhe fuqizimit të konsumatorit”, theksoi ai.

Ndërsa, Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomisë së Kosovës, tha se 64 përqind është rënia e të hyrave në gastronomi ose siç tha ai 20 milionë dëmet në këtë sektor për shkak të masave shtrënguese që ishin ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Vranica po ashtu tha se 11 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës në gastronomi.

“Ne, sipas të dhënave publike të Agjencisë së Statistikave në tre mujorin e dytë të vitit 2020, sa i përket qarkullimit kemi 64 përqind rënie si sektor, ku në shifra i bie që rreth 20 milionë euro kemi pësuar dëme. Kjo shifër është e madhe duke marrë parasysh edhe impaktin e sektorit të gastronomisë në ekonominë e vendit, pra duke qenë punëdhënësi numër 3 më i madh në vend, andaj, që nga fillimi e deri më tani është dashur që të ketë një qasje më proaktive sa i përket konsideratës ndaj këtij sektori kaq të zhvilluar. Dëmet nuk kanë qenë vetëm këto. Ne kemi pasur edhe një raport hulumtues të cilin e kemi realizuar më 23 nëntor të vitit 2020, dhe këto të dhëna kanë qenë mjaft shqetësuese ku kemi parë që të 89 përqind e bizneseve deri në tetor kanë punuar me humbje, vetëm 11 përqind e tyre kanë qenë në gjendje rentabile”, theksoi Vranica.

Edhe Fisnik Dukolli nga Instituti “Paragon” tha se në periudhën e pandemisë Covid-19 tash e një vit ka pësuar gjithashtu edhe cilësia në arsim, dhe tërë zinxhiri ekonomik, me mbyllje të bizneseve dhe humbje të vendeve të punës.

Dukolli tha se përveç sektorit të gastronomisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, ka pësuar mjaft edhe sektori medial në Kosovë.

“Pa dyshim që pandemia në vendin tonë ashtu si në krejt botën ka ndikuar dukshëm në rënien ekonomisë, duke prekur pothuajse të gjithë sektorët e jetës sonë, ku më pak e ku më shumë. Gjithsesi nga kjo pandemi ka pësuar një rënie mjaft të madhe cilësia në sektorin e arsimit si dhe efikasiteti në shërbimet e administratës shtetërore dhe lokale. Pandemia ka ndikuar negativisht në tërë zinxhirin ekonomik duke prekur të gjithë grup moshat dhe të punësuarit aktiv në tregun e punës në sektorin privat për të manifestuar në mbylljen e bizneseve, por edhe humbje të vendeve të punës. Duke marrë parasysh se Kosova ka një treg të punës kryesisht në ofrimin e shërbimeve, sektorët më të rënduar dalin të jenë gastronomia dhe ndërtimtaria, por që impakt negative kemi pasur shumë edhe në prodhimtari, transport, turizëm, agrobiznes dhe në tregun medial”, tha Dukolli.

Disa nga rekomandimet për institucionet kompetente, të cilat ky Institut mendon që janë të vlefshme, janë ndërtimi i një sistemi të fortë shëndetësor, forcimi i skemës për mbrojte sociale dhe ekonomike, rritje e sistemit të mbrojtjes për punëtorët dhe të drejtat e tyre si dhe mobilizimi i burimeve financiare për transformimin ekologjik të ekonomisë.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara