Lajmet

Pandemia ka ngritur nivelin e varfërisë në botë

Kjo sipas një raporti nga OBSH dhe BB.

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Banka Botërore (BB) kanë publikuar një raport se më shumë se gjysmë miliardë njerëz në mbarë botën kanë rënë mesatarisht ose kanë rënë thellësisht në varfëri ekstreme vitin e kaluar për shkak të rritjes së kostove të kujdesit shëndetësor.

Pandemia ka ndërprerë shërbimet shëndetësore në nivel global, duke bërë disa ilaçe më të shtrenjta dhe ka krijuar kosto shtesë, pastaj kriza ekonomike e shkaktuar nga kufizimet globale në biznes, punë dhe tregti e kanë bërë edhe më të vështirë përballimin e kostove shëndetësore.

Raporti i titulluar “Ndjekja e mbulimit shëndetësor universal – Raporti Global i Monitorimit 2021” tregon të dhëna për disponueshmërinë e kujdesit shëndetësor që njerëzit mund të përballojnë pa vështirësi financiare. Rritja e disponueshmërisë së kujdesit shëndetësor është një nga qëllimet e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

Të varfrit u bënë më të varfër!

Në një raport të përbashkët të Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se në vendet në zhvillim, arsyet financiare në 31,4% të familjeve janë përgjegjëse për mos qasje në kujdesin shëndetësor, 21% për problemet e furnizimit, përkatësisht mungesën e barnave, 25.4 % probleme të lidhura me COVID-19 dhe 22.3% arsye të tjera të ndryshme.

Por ka dallime të mëdha midis vendeve me të ardhura të larta, me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të ulëta. Në vendet me të ardhura të mesme të larta, problemet financiare ishin pengesa kryesore për qasje në kujdesin shëndetësor për 17.4% të familjeve, me të ardhura të ulëta për 30.6% të familjeve dhe me të ardhura të ulëta për 65.6% të familjeve.

Goditje ekonomike kanë pësuar vendet e varfra për shkak të stagnimit të prodhimit në vendet më të pasura, sepse askush nuk blinte më lëndë të para dhe gjysmë lëndë të para dhe çmimi i tyre ra në mënyrë drastike. Për vendet e varfra, këto pak lëndë të para janë shpesh baza e të gjithë ekonomisë. Ajo që bënë vendet më të pasura për të mbrojtur popullsinë e tyre ishte më e vështira për t’u reflektuar në vendet më të varfra.

Përveç sigurimit të fondeve për të pasurit e shteteve të tyre si kompensim për ndalimet e punës dhe bllokimet, ata gjithashtu kishin më shumë kursime nga periudhat e mëparshme. Të varfrit nuk i mbulojnë dot as shpenzimet aktuale, e lëre më të kursejnë. Prandaj, të pasurit ishin në gjendje të përfitonin nga këto kursime gjatë periudhave të papunësisë, dhe të varfrit thjesht nuk e kishin atë.

Masat pandemike dhe antipandemike kanë ndalur në shumë mënyra përparimin global, përfshirë kujdesin shëndetësor.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara