Lajmet

Njihuni me simbolikat e ngjyrave

Janë gjithsej 8 prej tyre.

Published

on

Ngjyrat kanë qenë gjithmonë të lidhura me një ndjenjë, kuptim dhe simbolikë të caktuar.

Janë gjithsej 8 prej tyre:

E verdha = Optimizëm

Kultura perëndimore e lidh të verdhën me ngrohtësinë, lumturinë dhe sigurisht – optimizmin. Pra mos harroni faktin se dielli interpretohet si i verdhë dhe se sa e bukur është luledielli! Kur të fillojë pranvera, sigurohuni që të keni disa detaje me këtë ngjyrë.

Portokalli = Argëtim

Meqenëse portokalli është një përzierje e të verdhës dhe të kuqes, është e qartë se ai përfaqëson lumturinë, entuziazmin, kreativitetin, lirinë… Kur e gjithë kjo përmblidhet, portokalli është po aq argëtuese. Është ideale për ta gjetur në formën e një elementi dekorativ në hapësirë.

E kuqe = Ambicie

Gëzim, dashuri, pasion, zjarr – të gjitha këto janë epitete që përshkruajnë ngjyrën e kuqe. Ajo është një simbol i ambicies dhe vetëbesimit. Do të jetë pranë jush në momentet kur nuk ndiheni të sigurt në veten tuaj, sepse do t’ju japë energji shtesë.

E kaltër = Pozitivitet

Është ngjyra e qiellit dhe e detit. Prandaj lidhet me shpresën, shëndetin, intuitën, imagjinatën, besimin, stabilitetin… Ndikimi i tij pozitiv do t’ju ndihmojë të kapërceni të gjitha pengesat, prandaj përpiquni ta vëzhgoni sa më shumë.

E gjelbër = Prosperitet

Është logjike që ngjyra që lidhet me natyrën, harmoninë, zhvillimin dhe rritjen, flet për prosperitet. Ashtu si kur çdo gjë fillon të bëhet e gjelbër në pranverë, kjo ngjyrë premton përparim. Prandaj nuk është e papërfillshme fakti që shumë kartëmonedha janë ngjyrë jeshile.

Vjollcë = Luks

Fuqia, pasuria, misteri, krenaria, magjia dhe luksi karakterizojnë ngjyrë vjollce. Prej kohësh është lidhur me gjakun fisnik dhe jetën në “shtresën e lartë”.

E bardhë = Fillim

Nuk thua thjesht “kthe një fletë të re”! E bardha mbart me vete idenë e pastërtisë, ndershmërisë, mirëkuptimit, iluminizmit dhe pozitives. Nëse dëshironi të hyni në vitin e ri gati për diçka të re, mbani në mend të bardhën.

Argjend = Modernitet

Argjendi i sofistikuar, magjepsës dhe elegant, thjesht ngjall të ardhmen. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të sjellë e nesërmja, kështu që pak argjend do t’ju vijë në ndihmë për të hedhur dritë mbi fatin e pasigurt. Edhe një bizhuteri argjendi do të sigurohet që të keni më shumë fat.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara