Lajmet

​‘Pandemia e panjohur’ që mund ta godasë Evropën, flet zyrtarja e OBSH-së

Published

on

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të agjencisë së OKB-së për gatishmërinë ndaj pandemisë, Maria Van Kerkhove, ka paralajmëruar se “një kërcënim i panjohur i së ardhmes” mund të godasë në mënyrë të paprecedentë Evropën.

Duke folur në një podcast të OBSH-së, ajo tha se ishte ‘një siguri’ se kontinenti do të përballet me kërcënimin e gripit. Ajo argumentoi se Covid nuk do të ishte ‘pandemia e fundit me të cilën do të merremi në jetët tona’. Por epidemiologia e respektuar gjithashtu pranoi se koronavirusi ‘nuk duhej të ishte aq i keq sa ishte’.

Në vitin 2018, OBSH identifikoi nëntë sëmundje prioritare me rrezikun më të lartë për shëndetin publik, për shkak të mungesës së trajtimeve ose aftësisë për të shkaktuar një pandemi. Kjo përfshin sëmundjen X – një emër për ‘kërcënimin e panjohur të ardhshëm.’

Kerkhove tha për Health in Europe: “Për mua, gripi është një siguri sepse është shumë në qarkullim. Është infektuar nga shumë lloje të ndryshme. Duke pasur parasysh që SARS-CoV-2 shkaktoi një pandemi, me siguri, kjo është një mundësi. Pyetja është, a do të shohim një pandemi Arbovirus”.

Arboviruset i referohen infeksioneve të përhapura te njerëzit nga pickimi i insekteve të infektuara si mushkonjat dhe rriqrat.

“Tani, nuk po e them këtë për të frikësuar njerëzit, por për ne është diçka për të cilën duhet të jemi të përgatitur. Përgatituni me të vërtetë për kërcënimet e njohura, por gjithashtu mendoni për diçka ndryshe, ndoshta nga uji apo jo. Për mua, pandemitë janë pjesë e asaj me të cilën do të përballemi gjatë jetës sonë. Nuk besoj se kjo do të jetë pandemia e fundit me të cilën do të përballemi”, ka thënë Kerkhove.

Për dekada, shkencëtarët kryesorë kanë paralajmëruar se gripi i shpendëve është pretenduesi më i mundshëm për të shkaktuar pandeminë e ardhshme, për shkak të kërcënimit të rikombinimit kur dy viruse bashkohen për të krijuar një hibrid.

Nivelet e larta natyrore të gripit njerëzor rrisin rrezikun që dikush t’i ketë të dyja në të njëjtën kohë, gjë që mund të shkaktojë një situatë të tillë. Të tjerët kanë spekuluar se sëmundja X – që përfaqëson një patogjen aktualisht të panjohur – do të vinte nga transmetimi i virusit të kafshëve ose baktereve që kalojnë te njerëzit.

Lajmet

Donika Emini kritikon interpretimin e këngës nacionaliste serbe në forumin e BE-së në Bruksel

Published

on

Ekspertja e politikës së jashtme, Donika Emini, ka kritikuar interpretimin e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke e cilësuar të papranueshme përzgjedhjen e një kënge që përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Gjatë fjalimit të mbajtur më 16 nëntor, Emini tha se ngjarja e kishte detyruar ta ndryshonte tërësisht fjalimin e përgatitur. Ajo e nisi paraqitjen duke cituar disa vargje të këngës, të interpretuar një natë më parë.

“Popull serb, thërrit fort. Kosovë, nuk do të të dorëzojmë. Ti gjithmonë ke qenë e jona. Kështu ka qenë që nga kohët e lashta”, citoi Emini, duke theksuar se teksti përmban pretendime të drejtpërdrejta territoriale ndaj Kosovës.

Ajo ngriti pikëpyetje nëse institucionet evropiane i kuptojnë kompleksitetet politike dhe ndjeshmëritë historike të Ballkanit Perëndimor.

“Pas asaj që ndodhi mbrëmë, vërtet pyes veten nëse ata i kuptojnë kompleksitetet e rajonit, edhe pse po flasim për një Komision Evropian që është mjaft afër këtij rajoni”, deklaroi ajo.

Emini tregoi se kishte vendosur të merrte pjesë në forum pasi kishte vërejtur mungesën e përfaqësuesve nga Kosova në listën e folësve. Megjithatë, ajo theksoi se prania e saj si përfaqësuese e shoqërisë civile nuk mund ta zëvendësonte përfaqësimin institucional të vendit.

Ajo tha se nuk do të befasohej nëse një këngë e tillë do të interpretohej në tubime nacionaliste apo në një tubim të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq, por u shpreh e befasuar që ajo u dëgjua në një aktivitet të Komisionit Evropian.

“U befasova shumë kur e dëgjova në Komisionin Evropian, një projekt paqeje, një projekt që po e udhëheq rajonin drejt demokracisë”, u shpreh Emini.

Ekspertja sqaroi se kundërshtimi i saj nuk kishte të bënte me gjuhën apo muzikën serbe, duke theksuar se do ta mirëpriste interpretimin e këngëve shqipe dhe serbe që promovojnë bashkëjetesën dhe tejkalimin e ndarjeve.

Në përfundim të fjalimit, Emini i bëri thirrje Bashkimit Evropian të mos riprodhojë narrativa nacionaliste dhe revizioniste që, sipas saj, kanë penguar procesin e pajtimit në Ballkan.

“A mundeni të paktën të mos i riprodhoni narrativat revizioniste dhe propagandistike të një regjimi që e përçau rajonin dhe që e bëri pajtimin kaq të vështirë deri më sot?”, pyeti ajo.

Fjalimi u mbajt në kuadër të forumit “Përmes pajtimit drejt zgjerimit të Bashkimit Evropian”, më 16 nëntor, një ditë pas interpretimit të këngës në mbrëmjen hapëse të aktivitetit në Bruksel./A.K/

Continue Reading

lajme

Studentët e Masterit në Agrokulturë me Mjedis nisin hulumtimin eksperimental për kultivimin e sallatës së gjelbër pa tokë

Published

on

By

Studentët e programit Master në Agrokulturë me Mjedis, Sihana Bokshi dhe Shpëtim Salihu, nën udhëheqjen e profesorit Ismet Babaj, kanë dizajnuar metodikën e hulumtimit dhe kanë nisur punën eksperimentale për kultivimin e sallatës së gjelbër (Lactuca sativa L.) në sistemin e kultivimit pa tokë.

Qëllimi i këtij eksperimenti është vlerësimi i efekteve të sistemit të prodhimit dhe furnizimit me azot në formë të nitratit mbi statusin ushqyes të bimëve, akumulimin e nitrateve dhe nitriteve, prodhimin e biomasës, si dhe morfologjinë e sistemit rrënjor.

Në kuadër të hulumtimit po testohen tre trajtime me tretësira ushqyese në dy sisteme të hapura të prodhimit pa tokë, përmes vazove me vëllim prej 1 litri: njëri sistem përdor vermikulitin si substrat rritës, ndërsa tjetri përdor cocopeat (torfë kokosi).

Puna kërkimore do të përmbyllet me analiza kimike dhe matje të parametrave të rritjes së bimëve. Të dhënat dhe rezultatet e përfituara do t’u shërbejnë studentëve për përgatitjen e punimeve të tyre të diplomës, si dhe për publikime në revista shkencore, duke dëshmuar gërshetimin e suksesshëm të teorisë me praktikën shkencore.

Continue Reading

lajme

Rama kritikon interpretimin e melodisë së këngës nacionaliste serbe në Bruksel

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar interpretimin e melodisë së një kënge nacionaliste serbe në koncertin e organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel. Ai e bëri këtë në fillim të një debati në “Forumin e Zgjerimit“, duke thënë se kjo çështje nuk mund të mbetet pa u përmendur.

“Nuk mund të heshtet ajo që ndodhi mbrëmë me muzikën e interpretuar në një mbrëmje në prag të këtij forumi. Nuk e di a ishte e qëllimshme apo injorancë, por ishte një këngë nacionaliste këtu, në mbrëmjen e këtij eventi. Për ta shtuar ironinë, u bë nën logon ‘Meloditë e Unitetit’”, tha Edi Rama.

“Asnjëherë nuk mund të lëmë anash diçka që na kthen nga e kaluara. E kam thënë për vite se sa e rëndësishme është Serbia për rajonin tonë, sa e rëndësishme është ta mbajmë Serbinë në anën tonë. Por dua të sigurohem që ajo që them të mos shkojë kundër kësaj bindjeje. Por, në të njëjtën kohë, mendoj se nuk duhet të tolerojmë hapësirë që betejat e mesjetës të bëhen motivim për ndasitë e sotme”, ka thënë Rama.

“Sa më shpejt Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për të gjithë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë. /KOHA/

Continue Reading

Vendi

Ndalohet një zyrtar i Gjykatës së Prishtinës, dyshohet për keqpërdorim detyre

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Policinë e Kosovës, ka ndaluar sot për 48 orë personin me inicialet A.B., udhëheqës i Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë pas hetimeve disamujore, nën dyshimin se A.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ai dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe persona të tjerë, ka krijuar dosje fiktive duke vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një kontrate të falsifikuar të shitblerjes.

Përmes këtyre veprimeve, shtetasit të Serbisë me inicialet M.B. — i cili aktualisht ndodhet në arrati — i është mundësuar regjistrimi i kundërligjshëm i një banese me sipërfaqe prej 55.89 m² në Zonën Kadastrale në Matiçan, pranë Zyrës Kadastrale në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit ka paralajmëruar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara