Lajmet

“PAMKOS” vlerëson nevojën e rritjes së tarifës së grumbullimit të mbeturinave

Kjo sipas PAMKOS ndikon drejtpërsëdrejti në qëndrueshmërinë financiare të kompanive publike.

Published

on

Asociacioni i Kompanive publike për Menaxhim të Mbeturinave “PAMKOS”, sot ka bërë të ditur se ka vlerësuar nevojën e rritjes së tarifës së grumbullimit të mbeturinave në nivel vendi.

Ngritja e çmimeve dhe tarifave që parashihen të aplikohen për deponimin e mbeturinave, sipas “PAMKOS”, ndikon drejtpërsëdrejti në qëndrueshmërinë financiare të kompanive publike të mbeturinave si dhe në cilësinë e shërbimeve të ofruara për qytetarë.

“Referuar situtës së ngritjes së çmimeve dhe sipas vlerësimeve financiare në ndërmarrjet publike të shërbimit të mbeturinave, kompanitë në fjalë po kalojnë situatë të rëndë financiare duke marrë parasysh rritjen e përgjithshme të çmimeve në të gjithë sektorët dhe respektivisht shpenzimet operative si pasojë e rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse, si edhe rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave sipas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë më dt. 02.12.2022 për rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave në vlerë rreth 37 % mbi tarifën aktuale për vitin 2023 (ose 2 euro në ton për mbeturinë) dhe me rritje progresive për secilin vit pasues sipas njoftimit prej qeverisë. Ngritja e çmimeve dhe tarifave që parashihen të aplikohen për deponimin e mbeturinave ndikojnë drejtpërsëdrejti në qëndrueshmërinë financiare të kompanive publike të mbeturinave si dhe në cilësinë e shërbimeve të ofruara për qytetarë. Njëherësh, duke marrë parasysh vendimin e Ministrisë së Ekonomisë për rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave dhe rritjen e çmimeve për lëndë djegëse dhe në kategori të caktuara, kjo situatë i pozicionon të gjitha ndërmarrjet publike të mbeturinave në nivel vendi në vështirësi financiare që nënkupton kufizimin e plotë të ndërmarrjes për të realizuar operim të sigurt në bartje të mbeturinave, investime në ndërmarrje, mirëmbajtje efektive të aseteve operative të ndërmarrjes si dhe rrezikon punën e të gjithë punëtorëve që punojnë në këto ndërmarrje”, është bërë e ditur në komunikatë.

Asociacioni i Kompanive publike për Menaxhim të Mbeturinave “PAMKOS”, u ka bërë thirrje komunave të Kosovës, që të përkrahen financiarisht kompanitë e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave si dhe të ndryshojnë tarifat e shërbimit të mbeturinave.

“Gjithashtu, PAMKOS thekson se si rezultat i borxheve të akumuluara që qytetarët kanë ndaj KRM-ve, kompanitë po përballen me gjendje jo të mirë financiare, për më tepër, me sfida në operim dhe mbulimin e të gjitha kostove për kryerjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave dhe pagesave për deponimin apo mirëmbajtjen e deponive komunale të cilat penalizojnë funksionimin e rregullt të tyre”, është bërë e ditur tutje nga “PAMKOS“.

Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të Kompanive publike për Menaxhim të Mbeturinave “PAMKOS”, Merlina Beu-Muçaj, ka adresuar nevojën emergjente prej nivelit lokal që të nisin ndryshimin e tarifës.

“Ndërmarrjet e mbeturinave aktualisht operojnë me statutin për ndërmarje publike me vetë financim dhe kjo situatë e krijuar me rritje enorme të çmimeve të lëndës djegëse dhe rritjen e tarifës së deponimit të mbeturinave në deponi sipas vendimit të qeverisë, adresojnë nevojën emergjente prej nivelit lokal që të nisin ndryshimin e tarifës për grumbullimin e mbeturinave apo të subvencionojnë në tërësi diferencën e rritjes së shpenzimeve, me qëllim moscënimin financiar të kompanisë që afekton me pasoja të mosoperimit efikas, ndikim në mjedis dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka theksuar Merlina Beu-Muçaj.

Continue Reading

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara