Aktualitet

Pal Lekaj: Mosndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, gabim fatal nga Qeveria Kurti

Published

on

Qeveria e Kosovës të premten miratoi programin e saj 2021-2025. Programi prej 57 faqe është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes, ndërsa identifikon dy prioritetet afatshkurtëra, menaxhimin pandemisë Covid-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike, si dhe dy prioritetet afatmesme, luftën kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike.

Ajo që vërehet është se Qeveria Kurti nuk do të jetësojë planin e ish-kryeministri Ramush Haradinaj për ndërtimin e një Autostrade në zonën e Dukagjinit.

Nëse jetësohet plani i paraqitur, ajo autostradë nuk do të mund të ndërtohet në një periudhë të afërt, për shkak se të zotimet e qeverisë është paraparë vetëm zgjerimi i rrugës nacionale Istogu –Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren. projekt ky që do të marrë disa miliona euro nga korniza afatmesme buxhetore.

Partia e cila ka dashur ta jetësojë Autostradën e Dukagjinit, AAK-ja e Haradinajt e quan gabim të madh mos ndërtimin e kësaj autostrade, për çka thonë se do ta pësojnë jashtëzakonisht shumë qytetarët.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë për Reporteri.net se ndërtimi i kësaj autostrade ishte alternativa e vetme për zhvillimin e këtij rajoni.

“Nga përspektivz ime ky është një gabim fatal, posojat të cilajt do t’i vuajnë banoret e Dukagjinit. Rajoni i vetëm në Kosovë që nuk ka lidhje me korridoret ndërkombëtare përmes rrugëve të shpejta është ky rajon. Dhe Autostrada e Dukagjinit është alternativa e vetme për zhvillimin e këti rajoni, nga Istogu në veri deri në malet e Sharrit në jug, qytetarët duhet t’i bëjnë për diku 90 kilometra rreth dy orë rrugë, dhe shkurtimi i kësaj kohe të humbur arrihet vetëm përmes autostradës që do rriste mundësit për investime dhe turizëm”, ka thënë Lekaj.

“Zgjerimi i rrugës kërkon shpronësime më të kushtueshme dhe rruga kalon përmes zonave bujqësore e të dërgon përmes qendrave të qyteteve dhe nuk arrihet objektivi për një udhëtim të shpejtë dhe të sigurtë”, ka thënë Lekaj.

Deputeti i AAK-së thonë se partia e tij do ta ngritë zërin në Kuvend për stopimin e projektit të Autostradës së Dukagjinit.

Kujtojmë se Qeveria Kurti me të ardhur në pushtet e ka gjetur në tavolinë hartimin e projektit për Autostradën e Dukagjinit, për realizimin e këtij projekti janë shpenzuar mbi 1 milion euro.

Continue Reading

Aktualitet

SHBA shqyrton lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse pas rritjes alarmante të çmimeve

Published

on

By

Uashingtoni deklaron se masat e reja nuk synojnë favorizimin e Moskës, por stabilizimin e tregut botëror që u trondit nga konflikti me Iranin.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, bëri të ditur këtë të premte se qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e heqjes së sanksioneve për një sasi të konsiderueshme të naftës ruse. Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi SHBA-ja autorizoi përkohësisht Indinë që të blejë naftë nga Moska, si pasojë e fluturimit të çmimeve në tregjet globale.

Lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, si dhe sulmet hakmarrëse të Teheranit në rajonin e Gjirit, kanë bllokuar sektorët e energjisë dhe transportit, duke paralizuar pothuajse plotësisht lëvizjen në Ngushticën e Hormuzit. Si pasojë, çmimi i naftës bruto u rrit me 8.5% vetëm të premten, duke shënuar një rritje prej afro 30% brenda javës. Kjo krizë u thellua pas deklaratës së Presidentit Donald Trump, i cili tha se lufta në Lindjen e Mesme përfundon vetëm me “dorëzimin pa kushte” të Iranit.

“Ne mund të heqim sanksionet për pjesë të tjera të naftës ruse,” tha Bessent për Fox Business. “Janë qindra miliona fuçi naftë të sanksionuar që ndodhen aktualisht në det. Duke i hequr sanksionet, Thesari krijon furnizim të menjëhershëm për tregun.”

Uashingtoni ka insistuar se këto masa nuk janë një zbutje e qëndrimit ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë, por prekin vetëm dërgesat që janë tashmë në tranzit. “Do të vazhdojmë të shpallim masa për të sjellë lehtësim në treg gjatë këtij konflikti,” shtoi Bessent, duke pranuar se çmimet e larta janë bërë një pikë e dhimbshme si për konsumin e brendshëm në SHBA, ashtu edhe për tregjet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, këshilltari ekonomik i Kremlinit, Kirill Dmitriev, konfirmoi se po diskuton këtë çështje me SHBA-në, duke shkruar në rrjetin social X se “sanksionet perëndimore u vërtetuan si të dëmshme për ekonominë botërore”.

Të enjten, qeveria amerikane lejoi që nafta ruse që kishte mbetur e bllokuar në anije të shitej në Indi. Këto transaksione, që përfshijnë edhe anijet e bllokuara nga regjimet e ndryshme të sanksioneve, janë autorizuar të kryhen deri më 3 prill 2026. /The Guardian/

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Hiqet fusnota për Kosovën në Komitetin Evropian të Rajoneve

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka mirëpritur vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr fusnotën nga emërtimi i Republikës së Kosovës në të gjitha dokumentet dhe komunikimet e tij zyrtare.

Sipas njoftimit të MPJD-së, ky hap i rëndësishëm institucional e harmonizon praktikën e këtij mekanizmi me atë të Parlamentit Evropian, duke shënuar një progres të ri në procesin e integrimit evropian të vendit.

“Ky vendim e harmonizon praktikën e këtij institucioni me emërtimin zyrtar që përdoret nga Parlamenti Evropian, dhe përbën një zhvillim të rëndësishëm institucional në integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë zhvillim, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shprehur mirënjohje të veçantë për raportuesen Gillian Coughlan.

Ai vlerësoi lart angazhimin e saj të vazhdueshëm në kuadër të Grupit Punues për Kosovën, duke e cilësuar këtë vendim si një njohje të rëndësishme për subjektivitetin institucional të Kosovës në arenën evropiane.

Continue Reading

Lajmet

REL: Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Published

on

By

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.

“Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë.

Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Një avion, siç u pretendua, ishte i armatosur me një raketë kineze ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, me shenjën CM-400.

Tjetri, sipas raportit, mbante një bombë ajrore LS-6, gjithashtu të prodhuar në Kinë.

Vuçiq tha se avionët me raketat kineze ishin “filmuar rastësisht”.

Ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit se sa kushtuan raketat kineze.

“Raketat janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se rrezja e tyre është 200 deri në 400 kilometra dhe se ato janë raketa me fuqi të madhe shkatërruese.

Ndaj kësaj blerjeje reagoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq.

Ai tha se vendi i tij – anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s – do të flasë me aleatët e tij për këtë çështje.

“Ne do të flasim me partnerët tanë në NATO dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq.

Megjithatë, ai shtoi se nuk pret që një armë aq e fuqishme të përdoret ndonjëherë kundër vendeve fqinje, si Kroacia apo ndonjë shtet tjetër.

Serbia, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni, po e zgjeron bashkëpunimin e saj ushtarak me Kinën.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).

Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.

Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

Shtoi se, gjatë një vizite në Indi në mes të shkurtit, Pllenkoviq e ka siguruar se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

“E dëgjova dhe kaq. Por, a kam ende një dozë shqetësimi dhe frike? Po, kam”, tha Vuçiq.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë. /REL/

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Përplasje në Shtëpinë e Bardhë për luftën në Iran

Published

on

By

Një përplasje e fortë brenda Shtëpisë së Bardhë ka bërë që Presidenti Donald Trump të ndryshojë shpesh deklaratat e tij publike mbi luftën në Iran. Ndërsa konflikti po përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme, këshilltarët e tij po debatojnë ashpër se kur dhe si duhet të shpallet fitorja.

Disa zyrtarë po e paralajmërojnë Trumpin se shtrenjtimi i naftës mund t’i kushtojë rëndë politikisht, sidomos pas sulmeve amerikano-izraelite. Në anën tjetër, “skifterët” e administratës po i bëjnë presion që të mos e ndalë ofensivën ushtarake. Këto prapaskena, të siguruara nga Reuters, tregojnë vështirësitë e Shtëpisë së Bardhë për të menaxhuar operacionin më të madh ushtarak që nga lufta e Irakut në vitin 2003.

Situata është mjaft e ndërlikuar për Trumpin, i cili u rikthye në detyrë me premtimin për të shmangur ndërhyrjet ushtarake “të marra”. Megjithatë, dy javë pas nisjes së luftës që tronditi tregjet financiare dhe tregtinë e naftës, ai ndodhet mes disa zjarreve. Ndonëse fillimisht synimet ishin gjithëpërfshirëse, ditët e fundit Trump ka deklaruar se objektivat kryesisht janë arritur, por mesazhet e tij mbeten kontradiktore. Në një tubim në Kentucky, ai deklaroi: “Ne fituam”, por menjëherë shtoi se “nuk duam të largohemi herët pa e përfunduar punën”.

Këshilltarët ekonomikë kanë paralajmëruar se një goditje në çmimin e karburantit mund të zbehë mbështetjen e brendshme për luftën. Për këtë arsye, drejtuesit e stafit si Susie Wiles dhe James Blair po e nxisin Trumpin ta kufizojë operacionin dhe të sinjalizojë fundin e tij. Nga ana tjetër, senatorë si Lindsey Graham dhe Tom Cotton insistojnë që presioni ushtarak të vazhdojë për të parandaluar pajisjen e Iranit me armë bërthamore. Një forcë e tretë, baza populiste e Trumpit, po kërkon me ngulm shmangien e një konflikti të zgjatur.

Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt, i hodhi poshtë këto raportime duke i quajtur “thashetheme”, duke theksuar se Presidenti është vendimmarrësi i vetëm dhe se ekipi është i fokusuar në përmbushjen e objektivave të operacionit “Epic Fury”.

Përtej retorikës, realiteti në terren mbetet i vështirë. Ndonëse sulmet ajrore kanë vrarë liderë të rëndësishëm iranianë dhe kanë dëmtuar arsenalin e tyre, Irani është kundërpërgjigjur duke sulmuar cisternat e naftës në Gjirin Persik. Mbyllja e mundshme e Ngushticës së Hormuzit mbetet kërcënimi më i madh për ekonominë botërore.

Duket se një pjesë e konfuzionit vjen nga llogaritë e gabuara, ku disa këshilltarë besonin se fitorja në Iran do të ishte po aq e shpejtë sa operacioni në Venezuelë në janar të këtij viti. Mirëpo, Irani është treguar një kundërshtar shumë më i fortë dhe më i armatosur. Ndërsa zgjedhjet e nëntorit për Kongresin po afrojnë, presioni mbi Trumpin për të gjetur një rrugëdalje “triumfuese” vetëm sa vjen e rritet. /Reuters/

 

Continue Reading

Të kërkuara