Kronikë e zezë

Pal Lekaj dhe të akuzuarit tjerë deklarohen të pafajshëm në rastin e 53 milionë eurove

Gjatë kësaj seance fillestare dhe pas leximit të aktit akuzues të gjithë të akuzuarit në këtë rast u deklaruan të pafajshëm.

Published

on

Në Departamentin e Krimeve të Rënda është mbajtur seanca fillestare në rastin e 53 milionë eurove, ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, këshilltari i lartë i tij politik, Eset Berisha, Nebih Shatri ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në MI dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI. Gjatë kësaj seance fillestare dhe pas leximit të aktit akuzues të gjithë të akuzuarit në këtë rast u deklaruan të pafajshëm.

Prokurori i rastit, Valdet Gashi gjatë leximit të aktakuzës tha se sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të ngritur më 4 shkurt 2022 të akuzuarit duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, i kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në dobi të personit tjetër.

“Të pandehurit Pal Lekaj dhe Nebih Shatri më datën 27.09/2017 në ministrinë e Infrastrukturës në Prishtinë në cilësi të personave zyrtar: Pal Lekaj ministër në ministrinë e Infrastrukturës dhe si kryesues i Komitetit Ndërministror dhe Nebih Shatri sekretar i përgjithshëm në MI, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri drejtori i Prokurimit Publik në MI duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar i kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare me qëllim që t’i shkaktojnë dëm Republikës së Kosovës në dobi të personit tjetër në atë mënyrë që të njëjtit në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik statusin dhe kodin e sjelljes së Komitetit Ndërministror dhe me kushtet e kontratës të datës 01.07.2014 kanë nënshkruar marrëveshjen të datës 27,09,2017 në emër të ministisë së Infrastrukturës si punëdhënës në njërën anë dhe ndërmarrjes të përbashkët “Bechtel & Enka” si kontraktor në anën tjetër për shtyrjen e afatit të punimeve”, tha Gashi.

Sipas aktakuzës ish-ministri Lekaj, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Operatorin Ekonomik “Bechtel & Enka” në cilësinë e kryesuesit të Komisionit ndërministror pa e informuar dhe pa e marrë pëlqimin e anëtarëve të tjerë, e ka angazhuar, Eset Berishën në cilësinë e këshilltarit të tij politik, që të marrë pjesë në negociata me “Bechtel & Enka”, me qëllim të përcaktimit të kostos financiare sipas marrëveshjes së 27 shtatorit 2017.

Siç thuhet në aktakuzë Eset Berisha ka zhvilluar biseda me përfaqësuesit e “Bechtel & Enka” ku janë dakorduar qw në emër të zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve deri më 31 dhjetor 2018, MI t’i paguajë operatorit ekonomik kosto financiare shtesë në vlerë prej 45 milionë euro, e cila shumë me shpenzimet e TVSH-së prej 18% arrin vlerwn prej 53 milionë e 100 mijë euro.

“I pandehuri Eset Berisha në cilësinë e këshilltarit politik sipas udhëzimeve dhe në bashkë me të pandehurin Pal Lekaj duke tejkaluar kompetencat e tij zyrtare në mënyrë të pavarur në kundërshtim me rregullat e përcaktuara me pikën A të këtij dispozitivi ka zhvilluar biseda me përfaqësues të operatorit teknik ‘Bechtel & Enka’ dhe në pajtim të plotë me të pandehurin Pal Lekaj janë dakorduar që në emër të zgjatjes së afatit për përfundimin të punimeve deri më 31.12. 2018 ministria e Infrastrukturës së paguaj kosto financiare shtesë në llogari të OE ‘Bechtel & Enka’ në vlerë prej 45 milionë euro e cila shumë me shpenzimet e TVSH-së prej 18% arrin shumë prej 53 milionë e 100 mijë euro”, theksoi ai.

Sipas aktakuzës të akuzuarit, Pal Lekaj bashkë me këshilltarin e tij politik, Eset Berisha kanë injoruar opinionin e kompanisë mbikëqyrëse “Hill International”, sipas ti cilit opinion shuma reale për shtyrje të afatit të përfundimit të punimeve është 14 milionë e 778 mijë e 654 euro e 87 centë.

Po ashtu aktakuza thotë se Eset Berisha në kundërshtim me përgjegjësitë e tij dhe në bashkëpunim me ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj kanë bërë presion në departamentin ligjor në këtë ministri për të ndryshuar opinionin ligjor rreth kërkesës për kosto financiare.

“Në vazhdim të realizimit të qëllimit të tyre i pandehuri, Eset Berisha 01. 06. 2018 në kundërshtim të plotë me përgjegjësitë dhe detyrat e tij e në bashkëpunim të plotë me Lekajn, i kanë bërë presion drejtorit të Departamentit Ligjor të MI-së, Avdi Kamerolli, duke i kërkuar ndryshim të opinionit ligjor paraprak, me të cilin opinion rreth kërkesës për kosto financiare, përveç tjerash është konstatuar se: ‘Opinione sqaruese të tjera konsideroj se mund të japin personat përgjegjës për menaxhimin e kontratës dhe kompania mbikëqyrëse Hill International si përfaqësues i punëdhënësit dhe Departamenti i Prokurimit Publik si nënshkrues i kontratës”. Ashtu që për ta lexuar këtë i pandehuri Eset Berisha përmes e-mailit zyrtar i ka dërguar të njëjtën draft-opinion e shkruar që sipas tij duhet të ishte i shkruar dhe nënshkruar nga vetë Avdi Kamerolli, i cili nën Kamerolli nën presion është detyruar ta ndryshojë versionin origjinal të opinionit të parë ligjor, dhe duke rënë nën presion të pandehurit ka hartuar versionin e ri duke e hequr emrin e kompanisë Hill International dhe duke lënë si palë kompetente për opinionet shtesë vetëm Departamentin e Prokurimit, veprime këto që i kanë paraprirë ekzekutimit të pagesës për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve”, tha tutje ai.

E pas leximit të aktakuzës të gjithë të akuzuarit në rastin e “53 milionë eurove” u deklaruan të pafajshëm, derisa i akuzuari, Eset Berisha kërkoi të di nga Prokuroria Speciale e Kosovës, të njoftohet se cilën rregullore e kishte shkelur pasi nuk është njoftuar për këtë.

“Lekaj: I pafajshëm… Eset Berisha: Unë nuk e dëgjova prokurorin të ketë përmendur ndonjë dispozitë të rregullores për fushat e përgjegjësive administrative për vetëm sepse ka vepruar në kundërshtim me rregulloren, kisha dashur me ditë me cilën dispozitë të asaj rregulloreje unë kam rënë ndesh unë me veprimet e mija si këshilltar politik i ministrit….Përndryshe e ndjej vetën plotësisht të pafajshëm”, theksuan ata.

Mbrojtësi i të akuzuarit, Pal Lekaj, Musa Damati aktakuzën kundër klientit të tij e ka quajtur të porositur dhe tendencioze.

“Ky është rasti më voluminoz financiar në Kosovë dhe është rast për të cilin është përfolur shumë, është bërë fushatë zgjedhore e parazgjedhore si në parlament ashtu dhe jashtë saj por nuk është arritur që të vërtetohet misteri se si i kushtoi buxhetit të Kosovës në tërësi projekti i autostradës me një kosto prej 700 milionë eurove dhe si rezultat i kësaj sot e kemi dhe dëgjuar një aktakuzë e cila është ngritur mbi bazën e standardit zero të provave dhe është një aktakuzë e cila është porositur tendencioze me të cilën ne do të ballafaqohemi profesionalisht”, u shpreh Damati.

Shqyrtimi i dytë fillestar në këtë rast do të mbahet më 17 qershor në orën 10:00.

Seanca e parë për të akuzuarit në rastin e 53 milionë eurove është mbajtur më 20 prill 2022, por që kjo seancë u mbyll me kërkesën e të akuzuarit Pal Lekaj pasi nuk kishte pasur qasje në aktakuzë.

Rajoni

68 persona të arrestuar pas protestës se djeshme në Tiranë, në mesin e tyre edhe të mitur

Published

on

By

Policia e Tiranës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 68 persona në lidhje me protestën e mbajtur në kryeqytet. Në mesin e të arrestuarve janë edhe shtatë të mitur, të moshës 15 deri në 17 vjeç, ndërsa ndaj 22 protestuesve të tjerë ka nisur procedimi penal.

Përplasjet fizike gjatë ditës së gjashtë të protestës shkaktuan të lënduar në të dyja palët, si dhe dëme të konsiderueshme materiale në disa godina institucionesh ku u shfaqën edhe vatrat e para të flakëve.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, personat e ndaluar dyshohen se kanë goditur zyrtarët policorë dhe godinat publike e private me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike.

“Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 20 punonjës Policie. Personat e ndaluar kanë dëmtuar fizikisht efektivët si dhe kanë shkaktuar dëme materiale në godinat e institucioneve dhe në sinjalistikën rrugore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë. /E.A/

Foto: REL

Continue Reading

Kronikë e zezë

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara