Ekonomi

Pakoja e ringjalljes ekonomike, mbi 200 biznese kërkojnë kompensim për mbi 600 punëtorë

Published

on

Mbi 200 biznese deri tash kanë aplikuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për rreth 700 punëtorë për të përfituar nga vendimi i qeverisë lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. ATK thotë se përmes sistemit elektronik EDI, punëdhënësit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e pakos së ringjalljes.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore e Kosovës (ATK), Valentina Bytyqi-Sefa thotë për KosovaPress se për masën 1.1, rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë, subvencionimi i pagës deri 50 përqind të pagës mujore bruto për tre muaj, kanë aplikuar 63 punëdhënës për 149 punëtorë.

Ndërsa, për masën 1.2, mbështetja për të punësuarit e formalizuar, që parasheh subvencionimin e e kontributit pensional në vlerë prej 10 përqind të pagës bruto mujore për më së shumti 12 muaj, duke filluar nga muaj korrik deri në muajin qershor 2022, kanë aplikuar 62 biznese për 274 punëtorë.

“Për masën 1.1 kemi pasur 63 kërkesa me rreth 149 punëtorë, pra për të përfituar nga masa 1.1. Ndërsa, për masën 1.2 kemi 62 kërkesa me 274 punëtorë dhe për masën 1.3 kemi 144 kërkesa me 242 punëtorë. Totali i të gjitha kërkesave dhe punëtorëve të cilët kanë kërkuar për t’u subvencionuar nga masat të cilat ne kemi impakt në zbatim është 226 kërkesa me 666 punëtorë”, thekson ajo.

Zëdhënësja Bytyqi Sefa thotë po ashtu se për masën 1.3 të kësaj pakoje, mbështetja e punësimit të grave, që parasheh subvencionim të pagës deri në 50 përqind të pagës bruto mujore për tre muaj, ndërsa pas përfundimit të periudhës tremujore subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur.

“Te mbështetja e punësimit të grave kemi diku 144 kërkesa me 242 punëtorë, që i bie se janë të gjitha gra, sepse bëhet fjalë për masën 1.3… Deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë shqetësim, ndonjë ankesë për mosfunksionim të platformës të cilën e kemi krijuar dhe mjete do të dalin gradualisht në kuadër të kritereve që janë paraparë. Sepse edhe kriteret janë paraparë nëpër muaj si për mbështetjen 50 përqind të pagës në masën 1.1, më pas tek mbështetja e kontributeve pensionale. Pra, nuk janë mjete të cilat dalin në momentin kur aplikon, por nëpër muaj”, deklaroi Bytyqi-Sefa.

Masat nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike kanë nisur të zbatohen menjëherë pasi ka hyrë në fuqi vendimi nga Ministria e Financave, nga data 6 gusht, ndërsa aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në orën 24:00. 

Ekonomi

Komercialja pezullon daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, OEK ka apel për ZRrE-në

Published

on

Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, pas padive individuale të tyre.

Si rezultat, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRrE të tërheqë këtë vendim, për të mbrojtur konkurrencën, bizneset dhe ekonominë e vendit.

”Oda Ekonomike e Kosovës njofton për aktvendimin e radhës të Gjykatës Komerciale, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani të tjera që kanë ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi të ZRrE-së. Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive, prandaj vetëm paditë individuale po trajtohen dhe po pranohen nga gjykata. Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi” ,thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit”, thuhet në reagimin e OEK-së./Ekonomia Online

Continue Reading

Ekonomi

882 milionë euro të bllokuara për shkak të moskonstituimit të Kuvendit thotë IKD

Published

on

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka ngritur shqetësimin se vendi tash e tre muaj ndodhet pa Kuvend funksional, dhe sipas tij, për shkak të kësaj bllokade institucionale, Kosova nuk po arrin të përfitojë nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

“882 milionë euro të bllokuara për shkak të një Kuvendi që nuk po bëhet. Dëm i interesave të ngushta partiake”, ka shkruar Kryeziu në një postim në Facebook.

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor parasheh disbursimin e këtyre fondeve, por ato mund të kalojnë vetëm pasi të ratifikohen marrëveshjet përkatëse në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq pa funksionalizimin e tij, procesi mbetet i bllokuar./ Ekonomia Online

Continue Reading

Ekonomi

Alarm nga Ruzhdi Kurtishaj: Shqipëria po e vret vetë turizmin me çmime të çmendura

Published

on

Pronari i Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj, kompanisë më të madhe turistike në Kosovë, ka ngritur një alarm serioz për atë që po ndodh me turizmin në Shqipëri. Ai paralajmëron se nëse vazhdohet me këtë trend të rritjes ekstreme të çmimeve, Shqipëria rrezikon të humbë përfundimisht shqiptaret e Kosovës, ata që sipas tij deri më tani kanë qenë shtylla kryesore e sezonit veror.

Sipas Kurtishajt, çmimet në hotele dhe resorte shqiptare kanë dalë jashtë çdo logjike, duke shkuar në nivele që nuk arsyetohen as me cilësinë e shërbimit dhe as me kushtet që ofrohen.

“Të paguash 300 euro nata për një dhomë pa shërbim të denjë dhe me produkte të lira në paketën all inclusive, është tallje me shqiptaret e Kosovës”, thotë ai.

Kurtishaj e quan këtë një autogol ekonomik nga ana e Shqipërisë, që po e shndërron një destinacion të dashur për kosovarët në një terren të papërballueshëm dhe të zhgënjyeshëm. Ai paralajmëron se nëse nuk ndërhyhet urgjentishtKosova do ta kthejë sytë drejt Greqisë, Turqisë apo Bullgarisë, ku çmimi dhe cilësia ecin paralelisht.

“Shqipëria po e vret vetë turizmin e vet. Me këtë ritëm, sezoni tjetër mund të jetë shumë më i varfër dhe më i zbrazët,” përfundon Kurtishaj, duke i bërë thirrje autoriteteve dhe pronarëve të hoteleve që të reflektojnë para se të jetë tepër vonë.

Më tutje Kurtishaj tregon se gjatë muajit qershor Shqipëria pat një fillim jashtëzakonisht të mirë, duke u bazuar në ofertat e qershorit të cilat ishin jashtëzakonisht të favorshme, të pranueshme, të arsyeshme, në aspektin ekonomik për qytetarët e Kosovës./Ekonomia Online

 

Continue Reading

Ekonomi

Bie tregu global i arit

Published

on

Tregu global i artit ka shënuar një rënie prej 12% në vitin 2024, duke arritur në një vlerë prej 57.5 miliardë dollarësh, sipas raportit të publikuar nga banka zvicerane UBS dhe Art Basel.

Kjo rënie vjen pas një uljeje prej 4% të regjistruar në vitin 2023.

Raporti ia atribuon këtë tkurrje pasigurisë ekonomike globale dhe tensioneve në rritje gjeopolitike.

Kina,  dikur kishte rol të fuqishëm në tregtinë ndërkombëtare të artit, ka pësuar rënien më të madhe, me një ulje prej 31% në shitjet vjetore.

Tashmë, Kina ka zbritur në vendin e tretë, pas Britanisë së Madhe, e njohur për shtëpitë e saj të ankandeve prestigjioze si Sotheby’s dhe Christie’s, transmeton albinfo.ch.

Shtetet e Bashkuara mbeten udhëheqësja dominuese, me 43% të pjesës së tregut botëror të artit.

Pas tyre renditet Britania e Madhe me 18%, ndërsa Kina ka rënë në 15%.

Continue Reading

Të kërkuara