Lajmet

Pahor në Serbi: Vendet e Ballkanit, bashkë në BE

Published

on

Samiti Bërdo-Brioni, që do të mbahet më 17 maj në Slloveni, do të duhet të nxjerrë një deklaratë, me të cilën do t’i dërgohej mesazh Bashkimit Evropian, se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen bashkërisht në BE, tha të premten në Beograd presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Pahor tha se kjo është ideja më e përshtatshme për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Nëse të hënën [17 maj] jemi të bashkuar dhe këtë mesazh e dërgojmë në Bruksel, kjo do të ishte një vlerë shtesë për procesin e zgjerimit të BE-së. Pres bisedime të hapura dhe konstruktive, pavarësisht disa ndryshimeve në qëndrime. Besoj se nga samiti do të dërgohet një deklaratë që jep shpresë për zgjerimin e përshpejtuar të BE-së”, tha Pahor.

Vuçiq tha se Serbia nuk ka asgjë kundër anëtarësimit bashkë në BE.

“Sigurisht, gjithmonë do të matet se kush çfarë ka bërë dhe kush nuk ka bërë, por ne gjithashtu jemi në favor të një qasjeje më të rëndësishme gjeopolitike ndaj të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Nuk ka marrëdhënie ideale, por ne jemi në rrugën më të mirë për Serbinë dhe kjo është rruga për në BE”, tha Vuçiq.

Vuçiq shtoi se Serbia është për dialog me Kosovën, nën ndërmjetësimin e BE-së.

“Ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. Nuk duhet t’ua lëmë problemet brezave të ardhshëm, por të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Mirëpo, sigurisht, dy janë gjithmonë të nevojshëm për të luajtur tango”, tha Vuçiq.

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojnë në qershor.

Më 17 maj, Sllovenia do të jetë nikoqire e samtit të presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi Bërdo-Brioni.

Bërdo-Brioni është një nismë e presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen e dialogut politik midis rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

Continue Reading

Lajmet

Një person vdes nga rënia nga lartësia në Prishtinë

Published

on

By

Një person ka humbur jetën mbrëmë në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës si pasojë e lëndimeve të marra.

Lajmin e ka konfirmuar për UBT News zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana:

“Mbrëmë, rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Arshi Pipa’ në Prishtinë një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” deklaroi Pllana për UBT News.

Ai po ashtu bëri të ditur se organet e rendit kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes:

“Policia, në koordinim me prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit,” shtoi ai.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste te dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, me raste të regjistruara në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan dhe Rahovec.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, ndaj shumicës së viktimave është ushtruar dhunë psikike, fizike dhe kanosje.

Në Prishtinë janë raportuar tre raste të ndryshme. Në dy prej tyre, të dyshuarit kanë ushtruar dhunë fizike dhe sulm ndaj viktimave femra, ndërsa në rastin tjetër është ushtruar dhunë psikike dhe kanosje. Në të tre raste, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një femre.

Në Lipjan është iniciuar një rast për “Dhunë në familje & Sulm” ndaj një viktime femër. Lënda do të trajtohet në procedurë të rregullt në konsultim me prokurorin.

Ndërsa në Rahovec pas një mosmarrëveshjeje, një person ka sulmuar verbalisht dhe ka kanosur një mashkull. I dyshuari ndodhet aktualisht në kërkim policor, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Në Singapor është e ndaluar të përtypësh çamçakëz në vende publike, për të mbajtur qytetin më të pastër.
  2. Netflix dikur u ofroi themeluesve të Blockbuster ta blinin kompaninë për vetëm 50 milionë dollarë, por ata refuzuan.
  3. Në Australi ekziston një gardh mbi 5 mijë kilometra i gjatë, i ndërtuar për të mbajtur larg qentë e egër.
  4. Trupi i njeriut krijon aq shumë nxehtësi në 30 minuta sa mund të vlojë rreth 2 litra ujë.
  5. Në Japoni ekziston një tren që ndalon vetëm për një nxënëse, vetëm që ajo të mund të shkojë në shkollë.

Continue Reading

Lajmet

PDK dërgon sërish në Kushtetuese zgjedhjen e Qeverisë: Albin Kurti dhe partia e tij shkelën afatet me qëllim

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sërish sot Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar ligjshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Kërkesa zyrtare është dorëzuar nga deputetët e këtij subjekti politik, Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, të cilët kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë në tërësi ligjshmërinë e procedurave të ndjekura gjatë votimit në Kuvend.

Sipas përfaqësuesve të PDK-së, mënyra e konstituimit të Kuvendit dhe hapat e ndërmarrë menjëherë pas tij përmbajnë shkelje seriosaze kushtetuese. Nga partia më e madhe opozitare janë shprehur se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shkelur afatet kushtetuese me qëllim gjatë këtij procesi.

Kjo lëvizje e PDK-së vjen vetëm një ditë pasi ky subjekt politik dërgoi një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, e cila lidhej me procedurën e konstituimit të legjislaturës së 11-të ku u zgjodh kryetarja dhe katër nënkryetarët e Kuvendit procedurë kjo që i hap rrugë edhe votimit të kabinetit të ri qeveritar. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara