Lajmet

Pagesat e pensioneve do të bëhen në mes të muajit

Murati tha se rritja e pensioneve me vendim të përhershëm do të bëjë që në Kosovë mos të ketë pension nën vlerën e 100 eurove.

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, ka bërë të ditur se pensionet tashmë do të paguhen në mes të muajve dhe jo në fund.

Në një konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë, Murati tha se kjo do të rrisë likuiditetin e familjeve.

“E kemi pa të nevojshme të ndryshojmë afatin kohor kur paguhen pensionet. Ka qenë java e fundit e muajit, zakonisht data 24-25, tani e tutje synimi ynë është që pensionet të paguhen në mes të muajit. Duke filluar nga ky muaj do të tentojmë të premten, eventualisht të hënën të bëhet realizimi i pensioneve. Data 17 më së largu, pra që nga ky muaj do të kemi pagesën e pensionit në mes të muajit, kurse pagat në fund. Kësisoj sigurimi që secila familje që ka një pensionist ka një likuiditet shtesë”, tha ai.

Murati tha se rritja e pensioneve me vendim të përhershëm do të bëjë që në Kosovë mos të ketë pension nën vlerën e 100 eurove.

“Me këtë vendim do të bëhen të përhershme. Me fjalë të tjera në Kosovë nuk do të ketë pension nën vlerën 100 euro… Si përqindje rritja është 11 përqind për ato pensione që kanë qenë 90 euro, ndërsa për ato që kanë qenë 75 euro rritja është 33 përqind”, përfundoi ai.

Lajmet

Osmani takohet me presidentin e Senegalit

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndsrimit të saj në New York, është takuar me presidentin e Senegalit Bassirou Diomaye Faye.

Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Neë York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkruan Osmani./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit shtator.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është dërguar në mbajtje./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Nis Superliga e Kosovës në futsall këtë fundjavë

Published

on

Superliga e Kosovës në futsall nis këtë fundjavë me edicionin e ri 2025/26, ku java e parë do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, me disa duele interesante në program.

Të dielën, FC Liqeni përballet me FC Trepçën në Drenas, ndërsa në kryeqytet do të luhet derbi mes FC Mabetex Prishtina dhe FC Drenicës.

Të hënën, në kuadër të javës së parë, FC Drenasi do të sfidojë FC Shtimja 26, kurse FC Malisheva pret FC Prishtina 01.

Skuadra e FC Obiliqit do të pushojë këtë javë./S.K/KP/FFK-Futsal/

Continue Reading

Lajmet

​Rohde jep lamtumirën: Do të vazhdojmë të jemi partner i madh i Kosovës

Published

on

By

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili po e përfundon misionin e tij në Kosovë, ka ndarë një video lamtumirëse në të cilën ka folur për përvojën e tij gjatë qëndrimit pesë vjeçar këtu. Ai ka theksuar se Gjermania do të mbetet partner i madh i Kosovës.

Koha ime në Kosovë së shpejti do të përfundojë. Pas pesë vitesh këtu, duhet të them lamtumirë, dhe do të më mungojë Kosova. Jo vetëm moti, por edhe mirësjellja e njerëzve, shëtitjet, kur shikoj majtas drejt Parkut të Gërmisë ku shpesh përdor biçikletën malore, këto gjëra do të më mungojnë para se të kthehem në Berlin. Ka qenë një kohë e mrekullueshme këtu”, ka thënë Rohde.

Ai ka përmendur edhe pasardhësin e tij, Rainder Rudolph, të cilit ka thënë se po ia “pason topin”.

Kemi parë shumë zhvillime – liberalizimi i vizave në vitin 2024 ishte një arritje e madhe. Ka edhe gjëra që nuk janë realizuar, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Lidhjet mes vendeve tona janë unike – 600.000 kosovarë ose gjermanë me prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani. Ky numër po rritet, dhe jam i sigurt që lidhjet tona do të vazhdojnë të rriten. Ne do të jemi një partner i madh i Kosovës. Ne kemi qenë një partner i madh që nga pavarësia. Dhe në këtë kuadër, do të doja t’ju kërkoja të shtrini mirësjelljen dhe miqësinë tuaj edhe ndaj pasardhësit tim, Rainer Rudolph, i cili do të mbërrijë këtu së shpejti. Dhe, duke qëndruar në gjuhën e futbollit, së shpejti do t’ia pasoj topin pasardhësit tim, Rainer Rudolph”, theksoi Rohde./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara