Lajmet

Paga e Hysenit sa e një zëvendësministri

Published

on

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për Zyrën e Koordinatorit Shtetëror për dialog me Serbinë.

Zëvendëskryeministr Driton Selmanaj në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se paga e koordinatorit është e barasvlefshme sa e një zëvendësministri. Ai ka thënë se ky propozim është rregullim i pagës për koordinatorin dhe zyrën e tij.

“Qëllimi i këtij propozimi është rregullimi i çështjes së pagës për koordinatorin nacional dhe zyrën e tij”, deklaroi ai.

lajme

Ligjërues nga misioni i KFOR-it dhe ekspertë amerikanë ndajnë përvojën e tyre me pjesëmarrësit e Lingua Summer Academy në UBT

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të Lingua Summer Academy, UBT organizoi një seri ligjëratash të veçanta me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Misionit të KFOR-it dhe ekspertëve amerikanë nga fusha të ndryshme profesionale, duke u ofruar studentëve një mundësi unike për të mësuar nga përvoja ndërkombëtare.

Programi përfshiu tema të rëndësishme dhe aktuale, si: shërbimet emergjente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Policia dhe Shërbimi Emergjent Mjekësor – EMS), inxhinieria civile, siguria kibernetike, historia e sistemit bankar amerikan, aspektet ligjore në sektorin civil dhe ushtarak në SHBA, si dhe roli i çështjeve fetare në ushtrinë amerikane. Aktiviteti u përmbyll me një sesion interaktiv pyetje-përgjigje, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me ligjëruesit.

Ligjëratat u mbajtën nga ekspertët: LTC Daniel Brown, SSG Christopher Nagel, LT Luke Squire, LT Noah Cohen, MAJ Song Hong, SSG Thomas Barr, CPT Mary Samarkos dhe SGT Marie Pattison, nën mbikëqyrjen e Prof. Assoc. Alma Lama dhe organizimin e Prof. Ass. Donjetë Latifaj dhe Prof. Rina Sefiu.

Pjesëmarrësit e Lingua Summer Academy shfaqën interesim të madh për temat e trajtuara, duke zhvilluar diskutime mbi sfidat bashkëkohore në siguri, drejtësi, teknologji dhe shërbime publike. Këto ligjërata kontribuan në zgjerimin e njohurive të tyre dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.

Përmes organizimit të aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë dhe të ofrojë mundësi të vlefshme për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, duke e bërë Lingua Summer Academy një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërkombëtare.

Continue Reading

lajme

Njohuri, debat dhe inovacion – përmbyllet Akademia Verore për Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime

Published

on

By

Me një sërë aktivitetesh dhe ligjëratash përmbajtësore, përfundoi me sukses Akademia Verore për Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime. Pjesëmarrësit ndoqën ligjërata dhe diskutime të fokusuara në zhvillimet aktuale ekonomike dhe financiare, duke fituar njohuri të vlefshme për analizimin e trendeve ekonomike dhe vlerësimin e perspektivave të ardhshme në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Prof. Artan Haziri, ekspert me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, raportimit financiar dhe legjislacionit tatimor, mbajti një ligjëratë të specializuar për studentët e Akademisë Verore, duke ofruar një kombinim të njohurive teorike dhe përvojës praktike mbi sistemin tatimor të Kosovës.

Gjatë ligjëratës, ai trajtoi strukturën dhe funksionimin e politikave fiskale, sfidat që lidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor, si dhe rëndësinë e administrimit efikas fiskal në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe formalizimin e aktiviteteve biznesore.

Ligjërata u pasurua me shembuj praktikë dhe analiza konkrete të mekanizmave të mbledhjes së tatimeve në Kosovë, të mbështetura në kornizën aktuale ligjore dhe fiskale të vendit. Vëmendje e veçantë iu kushtua tatimit në të ardhurat personale nga pagat primare dhe sekondare, shkallëve progresive tatimore të zbatueshme në Kosovë, si dhe rolit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sistemin fiskal. Në këtë kontekst u trajtuan normat standarde dhe të reduktuara të TVSH-së, përkatësisht 18% dhe 8%, si dhe ndikimi i tyre në aktivitetin ekonomik, konsumin dhe funksionimin e bizneseve.

Po ashtu, Prof. Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në kuadër të Akademisë Verore për Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime, mbajti ligjëratën me temë: “Nga të dhënat te vendimmarrja: Roli i Statistikës dhe Inteligjencës Artificiale në Biznes dhe Politikëbërje”.

Gjatë kësaj ligjërate, pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e të dhënave statistikore dhe metodave bashkëkohore analitike në proceset e vendimmarrjes strategjike. Në veçanti, u trajtua roli gjithnjë e më i madh i Inteligjencës Artificiale në transformimin e të dhënave në njohuri të vlefshme për bizneset dhe institucionet publike.

Ligjërata theksoi rëndësinë e përdorimit të statistikave zyrtare dhe teknologjive inteligjente për hartimin e politikave të bazuara në evidencë, përmirësimin e efikasitetit organizativ dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.

UBT dhe Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë mbeten të përkushtuar në organizimin e aktiviteteve të tilla akademike, të cilat promovojnë ekselencën, inovacionin dhe përgatitjen e gjeneratave të reja për t’u përballur me sfidat e ekonomisë globale dhe tregut bashkëkohor të punës.

Continue Reading

Botë

12 shtete të NATO-s planifikojnë të investojnë mbi 50 miliardë dollarë në raketa me rreze të gjatë

Published

on

Dymbëdhjetë shtete anëtare të NATO-s pritet të investojnë më shumë se 50 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme në zhvillimin e raketave me rreze të gjatë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar mbrojtjen e Evropës.

Projekti, i njohur si “Goditja e Thellë Precize” (Precision Deep Strike), pritet të diskutohet gjatë së mërkurës në samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara.

I konsideruar si një nga projektet më të rëndësishme të aleancës për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, sistemi parashikon përdorimin e armëve me aftësi për të goditur objektiva deri në 300 kilometra larg.

Kryeministri në largim i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka deklaruar se kjo iniciativë “do t’i ndihmojë evropianët të garantojnë sigurinë e NATO-s edhe për shumë vite”.

Megjithatë, projekti nuk pritet të përfundojë para vitit 2030.

Në qershor, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë praninë e forcave të tyre ushtarake në Evropë.

Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur vazhdimisht kërkesën që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtje dhe siguri në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dëmtohet objekti në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të asgjësimit ose dëmtimit të pasurisë së huaj në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, në Orllan të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur në periudhën nga 30 maji deri më 30 qershor të këtij viti.

Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës të kullës kanë konstatuar disa dëmtime në tavan dhe në korridor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara