Lajmet

KRU “Prishtina” thirrje të paguhen borxhet

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët që t’i kryejnë pagesat ndaj shërbimeve. KRU “Prishtina” thekson se janë duke bërë përgatitjet e lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat.

“Nxitoni dhe paguani faturat e ujit, jemi në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat. Ju që keni ankesa apo kërkesa, ju lutemi drejtohuni në zyrën për konsumatorë të KRU “Prishtina” sh.a dhe aty kemi stafin profesional që është në shërbimin tuaj. Ua kujtojmë se, borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milionë euro dhe vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 2 milionë euro. Nxitoni dhe paguani faturat e ujit, jemi në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas KRU “Prishtina”, çdo pagesë që e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të kthehet në investime afatgjate, duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin.

“Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara. Nëse vendosni të realizoni pagesë në pikat e arkëtimit, ju lutem respektoni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e distancës sociale dhe masat tjera mbrojtëse / vendosjen e maskës. Përveç pikave të arkëtimit të KRU “Prishtina”  sh.a., pagesa mund të bëni edhe përmes Postës së Kosovës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare”, bëhet e ditur në komunikatë./UBTNews

Vendi

Hapet ekspozita fotografike “Kronologjia e Lirisë” nga Ridvan Slivova në Prishtinë

Published

on

By

Sot, më 9 tetor 2026, me fillim nga ora 18:00, në hapësirat e Barabar Centre në Prishtinë, do të hapet ekspozita fotografike e titulluar “Kronologjia e Lirisë”, me autor fotografin e njohur Ridvan Slivova.

Ngjarja organizohet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të fotografisë “Fotoist”. Ekspozita sjell një kronikë të fuqishme vizuale të periudhës së luftës në Kosovë, duke dokumentuar ngjarje tragjike – përfshirë Masakrën e Gollakut – si dhe momente të tjera kyçe të rezistencës dhe rrugëtimit të popullit të Kosovës drejt lirisë.

Të gjithë të interesuarit dhe dashamirët e artit e historisë mund të marrin pjesë në këtë ngjarje ose të informohen më shumë përmes uebfaqes zyrtare të festivalit, www.fotoist.org.

Continue Reading

Botë

Rritet në pesë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Stamboll, përfundojnë kërkim-shpëtimet

Published

on

By

Ka arritur në pesë numri i personave të vdekur nga shembja e tre kateve të një pallati shtatëkatësh në lagjen “Cevizli” të zonës Maltepe, në anën aziatike të Stambollit, pasi nga rrënojat u nxorën edhe tre trupa të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar të Prefekturës së Stambollit, katër persona ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një i pestë vdiq në spital nga plagët e marra. Operacionet e kërkim-shpëtimit u përmbyllën zyrtarisht sot në orën 06:15 pas gjetjes së trupit të fundit, ndërsa në vendngjarje po vazhdon pastrimi i rrënojave.

Si masë paraprake sigurie, autoritetet kanë evakuuar 55 banorë nga tre ndërtesa fqinje, prej të cilëve 44 persona janë strehuar përkohësisht në hotele.

Ndërkohë, shkaqet e shembjes mbeten nën hetim të rreptë. Ekspertët kanë marrë mostra të betonishtes dhe armaturës metalike për analiza, ndërsa policia ka arrestuar arkitektin e ndërtesës dhe përgjegjësin e kantierit të ndërtimit. Ministri i Brendshëm, Mustafa Çiftçi, konfirmoi përmbylljen e fazës së kërkimeve dhe u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave. /TRT/

Continue Reading

Vendi

Presidentja Shiroka Pula priti në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Gjatë këtij takimi, drejtori Ajeti i ka shprehur urimet presidentes Shiroka Pula me rastin e marrjes së detyrës së re, si dhe e ka njoftuar me hollësi mbi situatën e përgjithshme dhe aktuale të sigurisë kombëtare në vend.

Po ashtu, gjatë bisedës u vendos theksi te rëndësia e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të sigurisë, me synim mbrojtjen e rendit kushtetues dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Costa fton liderët e BE-së në samitin e 15 dhe 16 tetorit: Në fokus zgjerimi, reformat dhe krizat globale

Published

on

By

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka ftuar zyrtarisht krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në samitin dyditor që do të mbajë punimet më 15 dhe 16 tetor në Bruksel, njofton KosovaPress.

Takimi i nivelit të lartë do të nisë të enjten në orën 10:00 dhe pritet të përmbyllet të premten pas një dreke pune. Në fokus të agjendës do të jenë menaxhimi i krizave, reformat e brendshme institucionale lidhur me zgjerimin e BE-së, si dhe situata e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Në letrën e ftesës, Costa nërmori se ndonëse masat ekzistuese po japin rezultate, shtetet anëtare duhet të ruajnë vigjilencën dhe të forcojnë kapacitetet mbrojtëse e reaguese ndaj krizave dhe instrumentalizimeve gjeopolitike.

Lidhur me zgjerimin, debati strategjik bazohet në dokumentin e Komisionit Evropian “Përgatitja për një Bashkim më të gjerë”, me theks të veçantë te progresi i arritur nga Mali i Zi në procesin e anëtarësimit. Po ashtu, liderët do të analizojnë zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe ndikimin e tyre në stabilitetin global. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara