Lajmet

Padia kundër Serbisë për gjenocid, Palmer: Retorikë e nxehtë, Kurti dhe Vuçiq të kthehen në dialog

Published

on

Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tryezën e negociatave dhe t’i zgjidhin çështjet e mbetura përmes bisedimeve, i tha Zërit të Amerikës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Euroazinë, Matthew Palmer.

Lidhur me paralajmërimin e qeverisë së Kosovës se do të paraqesin padi kundër Serbisë për gjenocid, Palmer tha se “ka gjithmonë shumë retorikë të nxehtë” në Ballkanin Perëndimor dhe se “ky është një sfond i gjatë për dialog”, transmeton Gazeta Express.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të dialogojnë për të gjitha këto çështje.

“Është kuptuar mirë se cilat çështje duhet të zgjidhen përmes një procesi dialogu. Ky proces drejtohet mirë dhe me kompetencë nga Miroslav Lajçak, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Është e rëndësishme që të dy palët të kthehen në dialog, t’i diskutojnë çështjet në tryezë, t’i zgjidhin ato dhe të shkojnë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila, në mënyrë optimale, do të bazohej në njohjen reciproke”, theksoi Palmer.

I pyetur se çfarë posaçërisht planifikon të bëjë administrata e SHBA-së për të filluar dialogu, Palmer tha se ai do të punojë në partneritet të ngushtë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai vuri në dukje faktin se ata janë në kontakt të rregullt me ​​liderët politikë në Prishtinë dhe Beograd, për t’i ftuar të dy palët për të biseduar, për të punuar për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve të arritura përmes dialogut dhe për të theksuar vlerën e normalizimit të marrëdhënieve për Kosovën dhe Serbinë në të gjitha nivelet.

“Është një rrugë drejt një të ardhme evropiane që aspirojnë të dy vendet”, tha Palmer.

I pyetur nëse beson se presidenti serb është i sinqertë në synimin e tij që Serbia të integrohet në BE, Palmer tha se ai mendon se Vuçiq është absolutisht serioz në atë qëllim dhe se ai do të dëshironte që Serbia të përparonte në rrugën evropiane.

“Është vizioni i tij për të ardhmen e Serbisë, është vizioni i publikut serb, në një masë më të madhe, dhe kështu e shohin Shtetet e Bashkuara të ardhmen e Serbisë. Ne jemi duke punuar ngushtë me Serbinë si një partner dhe mik për ta ndihmuar në zbatimin e ndryshimeve të nevojshme”, tha Palmer.

Continue Reading

Aktualitet

Nga inteligjenca artificiale te bujqësia: Hajrizi tregon pse UBT-ja është zgjedhja kryesore e studentëve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se arsyeja kryesore pse studentët zgjedhin të studiojnë në këtë institucion është qasja moderne dhe programet inovative që ofrohen.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Hajrizi ka theksuar se UBT dallon nga universitetet e tjera për shkak të orientimit drejt së ardhmes dhe temave bashkëkohore, si Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, një element tjetër që i tërheq studentët është mënyra ndërmarrësore e funksionimit të UBT-së, e cila, duke qenë e vetëfinancuar, ka si obligim që çdo student të arrijë sukses.

“Mendoj që qasja e re, ne kemi programe të reja dhe moderne. Dhe janë programe të së ardhmes, nuk e kemi asnjë old fashion në program. Kjo është tema kryesore që asnjëherë nuk ke pas një tematik që ne e trajtojmë për të kaluarën, por flasim Inteligjencës Artificiale. Apo flasim sot për IA, po, cili është universiteti më i mirë në regjion për IA? Dihet. Ose po flet për zhvillim të qëndrueshëm, dihet kush tregon rolin. Po flet për mjekësi, dihet kush. Po flet për energji, bujqësi.

Domethënë thjesht jemi duke garuar për t’i ofruar ato kompetenca të cilat atij i duhen. Jemi shumë aktivë me qenë shumë të kujdesshëm në suksesin e tij. Se ne vetëfinancohemi, ne jemi një qasje ndërmarrësore, e kemi obligim atë me ngrit deri te suksesi. Ai e ndjen atë mbështetje. E ndjenë atë cilësi e infrastrukturë. E ndjenë atë ndërkombëtarizmin dhe vjen”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara