Lajmet

Padi ndaj Komunës së Prishtinës për shkelje të ligjit në rregulloren e parkingjeve

Published

on

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka dorëzuar padi për shfuqizimin e rregullores për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës.

Në një konferencë për media, koordinatori i qendrës për çështje gjyqësore, Liridon Salihu ka deklaruar se presin nga Gjykata Supreme që të vendosë lidhur me ligjshmërinë e rregullores së Prishtina Parkingut.

Pas analizimit të rregullores, GLPS ka arsyetuar se disa dispozita bien në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe janë të mangëta në përmbajtje.

Qendra për raste gjyqësore strategjike, platformë e grupit për studime juridike dhe politike sot ka dorëzuar në Gjykatën Supreme të Kosovës padinë kundër Komunës se Prishtinës. Me këtë padi kemi kërkuar nga Gjykata Supreme që të vendosë lidhur me ligjshmërinë e rregullores së Prishtina Parkingut. Kjo rregullore e cila ka hyrë në fuqi me datën 22 janar 2024, ndërsa me 5 prill, 2024 GLPS pas analizimit të këtij akti nënligjor ka vlerësuar se ka dispozita të tilla që bien në kundërshtim me ligjet në fuqi, e po ashtu rregullorja është e mangët sa i përket përmbajtjes së saj“, tha ai.

GLPS ka kërkuar që Gjykata Supreme të shfuqizojë tërësisht rregulloren dhe më pas të shohim nëse Komuna do të reflektojë për të bërë ndryshimet e nevojshme.

Në këtë padi i kemi dy pjesë që ne ja kemi ofruar Gjykatës Supreme. E para është se me këtë padi kemi arsyetuar nëntë nene të rregullores te cilat bien në kundërshtim me diku rreth gjashtë ligje të cilat i kemi në fuqi. Përveç këtyre neneve kemi ofruar edhe disa argumente shtesë, se edhe vet miratimi i kësaj rregullore nuk i ka ndjekur procedurat e duhura, dhe përmbajtja është e mangët. Janë nenet të cilat i japin kompetencë Prishtina Parkingut qe të vendosë bllokadat ndaj veturave të cilat vendosen të parkohen në parkingje dhe nuk e kryen pagesën, po ashtu edhe çështja e konfiskimit të këtyre veturave e cila parashihet me rregulloren në fjalë”, shtoi ai.

Salihu po ashtu nënvizoi se para se të hynte në fuqi kjo rregullore Ministria e Drejtësisë kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të bëjë rishikimin e rregullores, mirëpo siç tha ai, komuna kishte mbetur e heshtur dhe nuk e kishte marrë parasysh.

Ai tha se padisë ia kanë bashkangjitur edhe raportin e fundit që ka bërë Zyra Kombëtare e Auditimit, raport ky që vë në theks se hartim i kësaj rregullore nuk është bërë sipas një analize të bazuar.

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Rajoni

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara