Kronikë e zezë

Pacolli padit Haraqinë për shpifje dhe fyerje, kërkon 120 mijë euro kompensim dëmi

Pacolli po kërkon 120 mijë euro kompensim dëmi për shpifje dhe fyerje.

Published

on

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka paditur ish-ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, nga i cili po kërkon 120 mijë euro kompensim dëmi për shpifje dhe fyerje.

Përmes padisë së ushtruar në shkurt të 2016-ës, Pacolli pretendon se ish-ministri Haraqija ka përdorur shpifje dhe fyerje, ashtu që përmes rrjetit social Facebook ka përhapur fakte të pavërteta denigruese dhe ofendime publike në dëm të personalitetit të tani paditësit dhe familjes së tij.

Mbi këtë bazë, ai ka kërkuar nga gjykata që të detyrohet i padituri që në emër të dëmit material dhe jo material t’ia kompensojë shumën prej 120 mijë euro dhe atë me kamatë ligjore prej 8% nga dita e paraqitjes së padisë e deri në pagesën definitive si dhe shenzimet e procedurës.

Sipas padisë së ushtruar më 5 shkurt 2016, paditësi Behgjet Pacolli ka paditur Astrit Haraqijan, me pretendimin se i njëjti përmes rrjetit social Facebook  më 4 shkurt 2016 ka përdorur fakte të pavërteta, denigruese dhe ka bërë ofendim publik duke përdorur shpifje dhe fyerje në dëm të tani paditësit dhe familjes së tij duke përdorur fjalë amorale, tendencioze, me qëllime të caktuara, ku më pas të njëjtat janë publikuar nga portali “Indeksonline”.

Tutje, në padi thuhet se i padituri në këto medie ka përdorur fjalën “O plaki M…”, ose në fjalinë tjetër se kinse në emër të parashtrimit të pyetjes “…qysh ja spjegon shqiptarëve e familjarëve që vetura e regjistruar në emër të Behgjet Pacollit, me të cilën është kry krimi ndaj Jusuf Gërvallës, mbahet si dëshmi në Policinë e Gjermanisë?…”, ku thuhet se i padituri këtë e ka bërë me qëllim të denigrimit të personalitetit të tani paditësit duke i shkaktuar atij nervozë, shqetësim, dhimbje dhe vuajtje psiqike, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithnjë sipas padisë, më këto shpifje dhe fyerje i padituri ka ndikuar në uljen e imazhit të paditësit si ish-President i Republikës së Kosovës dhe si personalitet i njohur publik si në vend ashtu edhe në qarqet botërore, si afarist me renome botërore, gjë që mund të ndikojë edhe në uljen e biznesit të tij vendor dhe atë ndërkombëtar.

Po ashtu, sipas padisë tani paditësi Pacolli ka rezervuar të drejtën e precizimit të kërkesëpadisë pas marrjes së provës përmes ekspertizës së sociologjisë, psikiatrisë dhe asaj financiare.

Andaj, me këtë padi, po kërkon nga i padituri Haraqija kompensim dëmi në shumën prej 120 mijë euro./BetimipërDrejtësi

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë AK-47 dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi armatimi dhe pajisje ushtarake në fshatin Radoshevika të Zubin Potokut.

Gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar, njësitet policore kanë gjetur një armë zjarri AK-47, dy karikatorë me fishekë dhe pajisje të tjera luftarake.

Pas identifikimit të pronarit, policia ka bastisur edhe shtëpinë e tij të dytë në Zubin Potok, ku ka gjetur edhe një tjetër armë AK-47 dhe katër karikatorë me 120 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Rastet janë regjistruar në Graçanicë, Gjilan dhe Istog.

Në rastin e parë në Graçanicë, një burrë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar një grua dhe më pas ka kanosur edhe persona të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjilan është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Gjatë ndërhyrjes, policia i ka konfiskuar të dyshuarit edhe një armë zjarri me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Istog është regjistruar një incident i ngjashëm, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase e Shqipërisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet armë gjatë bastisjeve për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se gjatë hetimit të një rasti të fajdesë, është bastisur shtëpia e një të dyshuari në Prizren.

Aksioni është ndërmarrë të mërkurën nga hetuesit e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pistoletë si provë materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dhunim në Rahovec, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast dhunimi të ndodhur në Rahovec.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00, ku viktima grua është dhunuar nga një burrë i dyshuar.

I dyshuari aktualisht gjendet në arrati, rasti është në procedurë hetimore deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.  I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara