Lajmet

​Pacolli: Komisioni për Mjedis ka gjetur se dy prona publike janë tjetërsuar jashtëligjshëm

Published

on

Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli ka informuar për dy hulumtime të cilat i ka bërë komisioni e që lidhen me tjetërsimin e dy pronave publike, për çfarë tha se në bazë të analizave, është kuptuar se tjetërsimi ka ndodhur në mënyrë të jashtëligjshme.

Në një konferencë për media, Pacolli ka thënë se bëhet fjalë për tjetërsimin e pronës publike tek Fakulteti Teknik dhe për tjetërsimin e pronës publike të Radio Televizionit të Kosovës. Ndërsa, ka thënë se këtë lëndë do të dorëzojnë tek prokurori i shtetit.

Ajo ka thënë se rasti i parë bëhet fjalë për tjetërsimin e pronës publike me sipërfaqe prej 68 ari, pronë kjo në kompleksin e parcelave të Fakultetit Teknik.

“Neve na kanë ardhë si kërkesa në komisionin tonë që t’i trajtojmë, sepse Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mbulon edhe çështjen e kadastrit që i bie çështjen e pronave, kështu na kanë kërkuar qytetarët që ne ta analizojmë këtë gjendje dhe të shohim se cilat janë hapat ose të rekomandojmë hapa tutje. Ne si komision i kemi analizuar dy rastet. Rasti i parë bëhet fjalë për tjetërsimin e pronës publike me sipërfaqe prej 68 ari, pronë kjo në kompleksin e parcelave të Fakultetit Teknik dhe nga të gjeturat që kemi bërë si komision dyshohet se prona publike është tjetërsuar kundërligjshëm nga se edhe në bazë të hulumtimeve origjinalin e këtij aktgjykimi nuk e kemi gjetur në asnjë vend në Kosovë. Pra, kanë munguar dokumentet bazë të cilat e dëshmojnë që tjetërsimi ka mundur të ndodhë në mënyrë ligjore. Tani, Universitetit të Prishtinës pikërisht për këtë lëndë i kërkohen mbi 2 milionë euro qira për t’i paguar kësaj toke për shfrytëzimin e saj”, tha Pacolli.

Ndërsa, ka shtuar se rasti i dytë bëhet fjalë për pronën publike të Radio Televizorit të Prishtinës me sipërfaqe prej 3.92 hektarë, në zonën kadastrale të Çagllavicës.

“Rasti i dytë bëhet fjalë për pronën publike të Radio Televizorit të Prishtinës me sipërfaqe prej 3.92 hektarë, pra në zonën kadastrale të Çagllavicës. Ky tjetërsim i pronës publike është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Dyshimet sërish janë se ky aktgjykim mund të jetë i falsifikuar, prandaj ne si deputetë e kemi kërkuar origjinalin e këtij aktgjykimit në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në Arikvën Shtetërore të Kosovës dhe askund nuk e kemi gjetur…Ne sot këtë lëndë menjëherë pas konferencës e dorëzojmë tek prokurori i shtetit, sepse roli jonë si deputet përfundon këtu. Pra, ne kemi gjetur gjitha të dhënat që janë shumë interesante të rëndësishme që t’i trajtojë prokurori i shtetit”, ka shtuar Pacolli.

Në anën tjetër, deputeti, Milazim Salijaj ka thënë se në këtë hulumtim nuk kanë gjetur dokumentacionin origjinalë dhe kjo krijon dyshime në tjetërsim të paligjshëm. Ai ka shtuar se vlera e rastit të RTP-së, është mbi 12 milionë euro.

“Kemi shqyrtuar të dy shqetësimet dhe për pronën te Fakulteti Teknik kemi ngritur shqetësimet tona në lidhje me tjetërsimin e kësaj prone…Kemi analizuar me detaje dhe nuk kemi gjetur dokumentin origjinal dyshohet… Konform kësaj, përkundër këtij aktgjykimi që është i dyshimtë, prona është tjetërsuar paraprakisht në emër të Azemine Sahiti. Nga ajo që kemi vërejtur bëhet fjalë për tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike…Gjithashtu komisioni pas hetimeve të ngritura nga ana e sindikatës së Radio Televizonit të Prishtinës kemi kontaktuar dhe kjo çështje është ngritur gjithashtu në komision, e kemi trajtuar në detaje, kemi vizituar me anëtarët tjerë të komisionit paraprakisht zyrën kadastrale në Prizren, aty ku e ka edhe burimin ky keqpërdorim, kemi vizituar Gjykatën Themelore në Prizren…Vlera e pronës është diku mbi 12 milionë euro, jemi ardhur në përfundim qe nuk është gjetur askund një dokument origjinal”, tha Salijaj.

Live

Kriza në MAGA: Pas humbjes në zgjedhje, republikanët fajësojnë Trumpin

Published

on

By

Humbja e rëndë e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit ka hapur një valë pakënaqësie dhe pyetjesh të shumta brenda lëvizjes “Make America Great Again” (MAGA), ku shumë mbështetës kanë filluar ta shohin presidentin Donald Trump më shumë si barrë se sa si aset politik.

Fitorja bindëse e demokratëve, të cilët siguruan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë së votuesve me rritjen e çmimeve të karburantit, luftën në Iran dhe pretendimet për korrupsion në Washington.

Në vend të ndryshimit të kursit politik, Trump ka reaguar duke emëruar Stephen Miller, arkitektin e politikave të ashpra kundër emigracionit, në postin e shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë në vend të Susie Wiles. Ndërkohë, vetë Trump i hodhi poshtë përgjegjësitë duke deklaruar se po të kishte qenë ai vetë në fletëvotim, republikanët do të kishin fituar.

Debati ka përfshirë edhe pretendimet e mëparshme për manipulim zgjedhjesh, të cilat pothuajse janë shuar tërësisht mes figurave kryesore të së djathtës. Në vend të tyre, vëmendja është zhvendosur te premtimet e mbajtura, kostoja e lartë e jetesës, përfshirja në luftën me Iranin si dhe mospublikimi i plotë i dosjeve hetimore për Jeffrey Epstein.

Ndërsa figura si Steve Bannon bëjnë thirrje për një rikthim te politikat më radikale populiste dhe nacionale, aktivistë të tjerë dhe liderë fetarë shprehen se lëvizja duhet të shkëputet nga ndikimi i një njeriu të vetëm për të mbijetuar në të ardhmen./Reuters/

 

Continue Reading

Aktualitet

Nagavci njofton shqyrtimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe diskutimet me PDK-në për Ligjin për Specialen

Published

on

By

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00, ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, në këtë seancë pritet të shqyrtohen edhe katër marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Nagavci ka folur gjithashtu për kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend nga ana e Presidentes, duke konfirmuar se janë në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës si iniciuese e këtij projektligji për të gjetur një rrugëdalje institucionalisht të matur.

Ajo për këtë çështje theksoi se synohet shmangia e çfarëdo përplasjeje të re mes presidencës dhe parlamentit, ndërsa vuri në dukje kufizimet ligjore që ekzistojnë sa i përket amandamentimit:

“Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri. Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Komisioni për Punë të Jashtme pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Published

on

By

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, László Dux.

Takimi mes anëtarëve të komisionit parlamentar dhe diplomatit hungarez po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura për mediat.

Deri më tani nuk janë bërë me dije detaje zyrtare lidhur me temat konkrete të cilat janë përfshirë në agjendën e këtij takimi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, duke grumbulluar gjithsej 10 medalje, prej të cilave një e artë, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta.

Dita e fundit e garave solli tri medalje të bronzta në konkurrencën ekipore. Ekipi i djemve për kadetë, ekipi i vajzave për kadete si dhe ekipi i djemve për juniorë arritën të ngjiten në podiumin e fituesve duke siguruar medalje të bronzta për Kosovën.

Në garat individuale, suksesin më të madh e shënoi Emira Maqedonci, e cila u kurorëzua kampione e Ballkanit duke fituar medaljen e artë. Me medalje të argjendta u nderuan Suela Arifi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi, ndërsa medaljet e bronzta në konkurrencën individuale i rrëmbyen Alea Kelmendi, Krenar Ismajli dhe Amar Daku.

Rezultati i arritur në Stamboll rikonfirmon ngritjen e karatesë kosovare në arenën rajonale, me federatën, trajnerët dhe sportistët që morën urime të shumta për përfaqësimin dinjitoz të flamurit të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara