Lajmet

Pacientët “jo COVID” ankohen se nuk po iu ofrohen shërbimet mjekësore

Published

on

Pacientët të cilët kanë nevojë për shërbime mjekësore të natyrës jo COVID-19, po ankohen se që nga fillimi i pandemisë janë neglizhuar dhe nuk i kanë marrë shërbimet e nevojshme, e krejt kjo për shkak se institucionet shëndetësore janë përqendruar te personat e infektuar me COVID-19.

Ata madje thonë, se edhe ato pak shërbime që i kanë marrë, iu është dashur të presin me orë të tëra. E për të gjitha këto parregullsi këtë të fundit fajtor kryesor e lënë Ministrinë e Shëndetësisë.

Pikërisht për këtë problematikë, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve ka pranuar rreth 80 ankesa, që sipas tyre, janë adresuar në institucionet përkatëse.

Rifat Ramadani, i cili kishte sjellë motrën në QKUK për t’u trajtuar nga kanceri, u shpreh i shqetësuar me neglizhencën që po i bëhet, derisa theksoi se i është kërkuar të presë në rend edhe tre muaj.

Duke ngritur akuza të mëdha ndaj stafit shëndetësor, ai thekson se asnjë shërbim nuk kryhet pa të holla.

“Të premten i kam bërë incizimet për kancer, tash prit në rend mbas tre muajsh vjen rendi, ajo është invalid. Nuk kryen pa pare punë këtu, vdes, as në Afganistan e as në Afrikë nuk e ki më keq. Nuk e ki lekun nuk mund të kryesh punë në Kosovë, këtë liri e kemi asgjë tjetër nuk kemi, krejt rinia ikin unë sot po të kisha mundësi me 11 anëtarët e familjes iki diku… Qe tri ditë vrapoj nëpër spitale, një punë nuk mundem ta kryej, prit ai është në mbledhje ky është në mbledhje, nuk mundem të kryej punë, tmerr është ishalla të ardhmes i vjen diçka”, thotë Ramadani.

Të njëjtin problem e ka edhe Ukshin Mjekiqi, i cili thotë se po pret me orë të tëra dhe se personeli mjekësor nuk po i përfillë kërkesat e tij.

Duke mos dashur të flas për gjendjen në spitale, ai thekson se Ministria e Shëndetësisë nuk po tregon interes sa duhet për pacientët jo COVID.

“Jemi duke pritur që 1 orë këtu (QKUK) askush nuk po na pyet, veç Zoti na ndihmoftë se për momentin është taksirat i madh… Nuk po na marrin parasysh, nuk po interesohen sa duhet e sidomos për pleq… Fajtor janë Ministria (e Shëndetësisë) e mjekët sepse nuk ka interes, mos të hyjë me fol çka kom pa unë në spital. Zoti e bëftë hajer”, thotë Mjekiqi.

Rajmond Qerimi, babai i të cilit vuan nga sëmundja e zemrës dhe sheqerit, thotë se mbi një orë janë duke pritur për trajtim. Ai i bën thirrje qeverisë që të ndajë një pjesë të stafit që janë orientuar për COVID, në mënyrë që edhe pacientët me sëmundje të tjera të marrin shërbimet e nevojshme.

Qerimi: Fajtor është qeveria

(Video)

“Është shumë e padrejtë, ne e kemi sjellë babin, është i sëmurë nga zemra dhe ka sëmundjen e sheqerit. Mbi një orë që jemi duke pritur, shërbimi nuk kryhet siç duhet, nuk është në nivel… Duhet vet shteti të ndajë një pjesë të stafit për COVID, edhe pjesa tjetër e popullit duhet të shërohet, tash ne nuk mund ta ndalim sëmundjen… Fajtor është qeveria”, thotë ai.

Se pacientët jo COVID nuk po i marrin shërbimet e nevojshme e thotë edhe kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra, sipas të cilit rastet jo COVID po neglizhohen.

Pikërisht për këtë çështje, Kodra për KosovaPress thekson se që nga fillimi i pandemisë kanë pranuar rreth 80 ankesa nga pacientët.

“Me fillimin e rasteve të para në Kosovë, i gjithë fokusi i qeverisë është orientuar në rastet e COVID-19, ndërsa rastet të cilat nuk kanë pasur COVID-19 kanë mbetur pa u trajtuar, për shkak se kishte një vendim qeveritar që operacionet apo rastet që nuk janë emergjente të mos trajtohen. Tek ne kanë ardhur një numër i madh i ankesave që pretendonin se kanë nevojë për shërbime shëndetësore ndërsa institucionet i kthenin mbrapa, ndërsa shëndeti i tyre vazhdimisht rëndohej”, thotë Kodra.

Derisa flet për ankesat e pacienteve, Kodra thotë se qeveria duhet të ndryshojë këtë qasje, ai thotë se kanë propozuar që të krijohet një linjë e veçantë e shërbimit për COVID-19, ndërsa sistemi shëndetësor të vazhdojë rrugën normale siç e ka pasur par a pandemisë.

“Qasja duhet të fillojë nga Qeveria e Kosovës pastaj te Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet. Ne kemi propozuar që të ketë një linjë të veçantë të shërbimit për COVID-19, ndërsa shëndetësia të vazhdojë rrugën normale siç e ka pasur. Pacientët më shumë po vuajnë nga mos marrja e shërbimit se sa nga rrezikimi i infeksioni me COVID-19”, thotë ai.

Kodra ka shtuar, se ankesat e pacienteve vazhdimisht i kanë adresuar te institucionet shëndetësore për të cilat bëhej fjalë, por që sipas tij nuk kanë marrë përgjigje./Q.Rexhaj/

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara