Lajmet

Pa mundim fare! Si të zbardhoni dhëmbët në kushtet e shtëpisë?

Published

on

Zbardhimi i dhëmbëve është dëshirë e madhe për të gjithë, ka disa mënyra për ta arritur këtë në kushte shtëpie të cilat ne do të u’a tregojmë, është e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin e dhëmbëve e të përdorni metoda natyrale.

Një nga metodat e njohura është përdorimi i pastës së dhëmbëve me përbërës zbardhues si bikarbonati i sodës, mund të përdorni sodë buke bashkë me pastën e t’i lani dhëmbët një herë në javë. Kjo ndihmon në largimin e njollave dhe pllakës që formohet nga ushqimi dhe pija.

Tjetër mënyrë natyrale është përdorimi i peroksidit të hidrogjenit, por është e rëndësishme të përdorni një përqendrim të ulët (3%), bëni kujdes të mos e gëlltisni. Mund të bëni një shpëlarje të gojës me përzierje të vogël të peroksidit dhe ujit për disa sekonda, një herë në ditë.

Frutat si luleshtrydhet përmbajnë acid malik. që ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve. duke i shtypur ato e duke i aplikuar direkt në dhëmbë për disa minuta, ju largoni njollave të lehta. Konsumimi i shumtë i ujit është mënyrë për t’i mbajtur dhëmbët të pastruar dhe të zbardhur natyralisht, sepse ndihmon në pastrimin e mbetjeve të ushqimit e stimulon prodhimin e pështymës, që është mbrojtëse për dhëmbët.

Megjithatë, është e rëndësishme të kujtoni se metodat natyrale janë efektive, por për zbardhje të qëndrueshme e të sigurt konsultoheni me dentistin tuaj. Kjo ju ndihmon të shmangni dëmtimin e smaltit të dhëmbëve dhe të merrni këshilla të personalizuara për nevojat tuaja. /UBT News/

Lajmet

Osmani në takim me Costa: Mirëpresim heqjen e pjesshme të masave të BE-së, synojmë largimin e plotë të tyre

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në Bruksel u mirëprita nga Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.

Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori britanik takohet me Kurtin, diskutojnë për zgjedhjet

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, ku kanë biseduar për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe dialogun Kosovë – Serbi.

Ambasadori Hargreaves ka treguar për takimin edhe në një postim në Facebook, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe formimit të shpejt të institucioneve të reja.

Sot takova kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Diskutuam për fushatën zgjedhore dhe shpresat për një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejt të institucioneve në vitin e ri. Kjo është thelbësore për përparimin urgjent që duhet në fusha të tilla si buxheti shtetëror. Gjithashtu diskutuam nevojën që qeveria e ardhshme ta rifillojë progresin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian, si dhe të marrë masa aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve joshumicë të Kosovës. Shpresoj që të mund ta thellojmë partneritetin Mbretëri e Bashkuar – Kosovës me qeverinë e ardhshme”, ka shkruar Hargreaves.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori britanik vlerëson rolin e Gjykatës Supreme në garantimin e mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore

Published

on

By

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim, Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rolin e Gjykatës Supreme në këtë proces.

Kryetari Rexhepi e njoftoi ambasadorin me rolin e Gjykatës Supreme në proceset zgjedhore, duke bërë me dije se të gjitha ankesat administrative të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për zgjedhjet e fundit lokale, janë trajtuar dhe vendosur brenda afateve ligjore. Në këtë mënyrë është garantuar trajtimi i barabartë i të gjithë ankuesve. Po ashtu, të gjitha vendimet janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Supreme, duke reflektuar transparencë të plotë institucionale.

Kreu i Supremes shprehu bindjen se edhe në Zgjedhjet e Parakohshme Nacionale të 28 dhjetorit, do të ketë një proces të drejtë dhe demokratik, për të cilin po kontribuon edhe Gjykata Supreme, përmes vendosjes së drejtë dhe trajtimit me kohë të ankesave.

Ambasadori Hargreaves, duke vlerësuar rolin e Gjykatës Supreme në këtë proces, e falënderoi kryetarin për punën dhe ritheksoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për  Gjykatën Supreme dhe gjithë sistemin gjyqësor.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për iniciativat për trajnime dhe shkëmbim përvojash, përfshirë bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë.

Continue Reading

Lajmet

Të premten do të nisë instalimi i ujëmatësve digjitalë në “Breg të Diellit”

Published

on

By

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se në zonën “Bregu i Diellit” në Prishtinë nga dita e premte do të fillojë me instalimin e ujëmatësve digjitalë (smart meters), si dhe inspektime në terren. 

“KRU “Prishtina” njofton konsumatorët e zonës Bregu i Diellit se do të fillojë instalimi i ujëmatësve digjitalë (smart meters), si dhe inspektime në terren, në kuadër të përmirësimit të menaxhimit të konsumit të ujit dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve. Punimet do të nisin të premten, më 19.12.2025, dhe do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të procesit”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve të mundësojnë qasje për ekipet teknike.

“Përfitimet për konsumatorët nga ujëmatësit digjitalë janë: Matje më e saktë dhe në kohë reale e konsumit të ujit; Faturim më i drejtë dhe transparent; Identifikim i hershëm i rrjedhjeve dhe humbjeve; Përmirësim i cilësisë së shërbimit të furnizimit me ujë. Ky projekt pilot është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të furnizimit me ujë dhe reduktimit të humbjeve, në interes të drejtpërdrejtë të konsumatorëve tanë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Në fazën e parë do të vendosen 1800 ujëmatës.

Continue Reading

Të kërkuara