Aktualitet
OXFAM: Krizat në Liban vështirësojnë jetën e komunitetit LGBTQ
Published
5 years agoon
By
Betim GashiSituata pas shpërthimit në portin e Bejrutit në Liban, kriza ekonomike dhe pandemia e COVID-19 janë faktorë që kanë cenuar më shumë se kurrë komunitetin LGBTQ (Lezbiket, Homoseksualët, Biseksualët, Transgjinorët dhe Ndërseksualët).
Kështu thuhet në një raport të ri të organizatës OXFAM, një lëvizje globale që lufton padrejtësitë dhe varfërinë.
Më 4 gusht të vitit 2020 në portin e Bejrutit ndodhi një shpërthim që shkatërroi një pjesë të qytetit, dhe si pasojë, sipas OXFAM-it, ndikimet në komunitetin LGBT ishin të mëdha.
Një nga shpërthimet jo-bërthamore më të mëdha në botë vrau më shumë se 200 njerëz dhe la mijëra të pastrehë, duke përfshirë shkatërrimet në lagjet: Mar Mikhail dhe Gemmayzeh, të njohura për larushi kulturore.
“Këto lagje ofruan një strehë për individët LGBTQ”, tha OXFAM në raport.
Organizata shtoi se komuniteti LGBTQ në Liban tani ishte “duke u përballur me një krizë strehimi” dhe se më shumë se gjysma e individëve të intervistuar i kishin shtëpitë e tyre të dëmtuara nga shpërthimi.
Raporti tha se “39 për qind nuk kanë një hapësirë të sigurt për jetesë, dhe 11 për qind ishin detyruar të ktheheshin të familjet e tyre. Shumë prej tyre thanë se në ambientet familjare përballeshin me mjedise të pasigurta ose të papranueshme”.
Nizar Aouad, këshilltar gjinor i OXFAM në Liban tha se shpërthimi “shkatërroi çdo hapësirë të sigurt”.
Disa prej bareve, klubeve të natës dhe hapësirave të komunitetit gjithashtu janë mbyllur shkaku i masave të izolimit për shkak të pandemisë së COVID-19.
Mundësitë që ato të rihapen janë të vogla për shkak të krizës ekonomike shkatërruese.
Libani është një nga vendet më liberale të Lindjes së Mesme, por komuniteti LGBTQ vazhdon të përballet me diskriminim sistematik shoqëror, ekonomik dhe ligjor.
Aktualitet
Pritje madhështore për Trump-in në Kinë, por problemet mbeten
Published
7 hours agoon
May 14, 2026By
UBTNews
Xi Jinping organizoi një pritje madhështore për Donald Trump-in në ditën e parë të një vizite që mund të rivendosë marrëdhëniet midis superfuqive rivale.
Garda e nderit ushtarak u rreshtua jashtë Sallës së Madhe të Popullit për të mirëpritur Trump-in, e shoqëruar me shtëna përshëndetëse dhe një bandë muzikore që luante himnin kombëtar të SHBA-së. Presidenti ndaloi dy herë për të përshëndetur fëmijët e shkollave që brohorisnin me flamuj kinezë dhe amerikanë.
Teksa shtrëngonte duart me Xi-në, ai u përkul për t’i rrahur krahun në atë që dukej si një gjest ngrohtësie, ndërsa nuk kurseu lëvdatat për mikpritësin e tij.
“Ju jeni një udhëheqës i madh. Këtë ua them të gjithëve,” deklaroi ai në ato që dukeshin si komente spontane. Më vonë, gjatë vizitës në Tempullin e Qiellit të shekullit XV, ai u shpreh para gazetarëve se Kina ishte e bukur. Në banketin e kësaj mbrëmjeje, ai i quajti bisedimet si një mundësi “të çmuar”.
Ishte një ditë e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh se Trump e ndërtoi markën e tij politike duke folur ashpër ndaj Kinës.
“Ne nuk mund të vazhdojmë të lejojmë Kinën të përdhunojë vendin tonë, dhe kjo është ajo që po bëjnë,” u thoshte ai mbështetësve në një tubim fushate në vitin 2016.
Në vitin 2020, ai pretendoi se Kina e ka “vjollur Shtetet e Bashkuara si askush tjetër më parë” dhe e përshkroi pandeminë e Covid-19 si “virusi kinez”. Para se të kthehej në pushtet, ai u zotua se do ta “bënte Kinën të paguante”.
Në kulmin e luftës tregtare vitin e kaluar, të dyja palët kishin vendosur tarifa që kalonin 100% mbi produktet e njëra-tjetrës. Pasoi një armëpushim i brishtë, por një nga pyetjet kryesore që rëndon mbi këtë vizitë është se sa do të zgjasë ai dhe çfarë marrëveshjeje do të zërë vendin e tij?/BBC/
Lajmet
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë, Richard Rodgers
Published
9 hours agoon
May 14, 2026By
UBTNews
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin jorezident të Australisë për Kosovën, Richard Rodgers, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Gjatë këtij takimi, Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për punën e ambasadorit, duke e falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë.
Të dy bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë e vendeve respektive për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të forcuar më tej lidhjet diplomatike dhe miqësore në të ardhmen.
Lajmet
Dyshohet se Sami Lushtaku sulmoi fizikisht zëvendësministrin Hysni Mehani në Skenderaj
Published
9 hours agoon
May 14, 2026By
UBTNews
Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, dhe aktivisti Bahri Zabeli kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Mitrovicës pas lëndimeve në kokë që morën gjatë një përleshjeje në një kafene në Skenderaj. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Mehani u sulmua nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku, dhe truprojat e tij derisa po pinte kafe.
Në reagimin e tyre, Vetëvendosje tha se “Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Ky sulm tregon se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje.”
Ndërsa, Sami Lushtaku i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk i sulmoi ai, por se qytetarët reaguan të irrituar nga provokimet.
“Etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan!”, shkroi Lushtaku në Facebook.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi nga organet e rendit që të veprohet menjëherë.
“Mandati publik nuk është mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik. Ftoj organet e rendit të veprojnë menjëherë dhe pa asnjë hezitim”, shkruan Haxhiu.
Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit.
Lajmet
Përfundon evakuimi në Trepçë: Dalin edhe 18 minatorët e fundit që mbetën të ngujuar në Stan Tërg
Published
10 hours agoon
May 14, 2026By
UBTNews
Ka përfunduar me sukses operacioni i evakuimit në minierën e Trepçës në Stan Tërg, ku të gjithë minatorët që kishin mbetur të bllokuar tashmë kanë dalë mbi sipërfaqe. Lajmi është konfirmuar pas nxjerrjes së 18 punëtorëve të fundit, të cilët po qëndronin në zgafellë si pasojë e një defekti të rëndë elektrik.
Më herët, menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” kishte sqaruar përmes një njoftimi zyrtar se nga rreth 50 punëtorë sa ishin bllokuar fillimisht, 29 prej tyre kishin arritur të dalin menjëherë, ndërsa 18 të tjerë pritën ndërhyrjen alternative për shkak të bllokimit të liftit, raporton Ekonomia online.
Sipas ndërmarrjes, ky incident erdhi si pasojë e një avarie në linjën 35 kilovolt në Stan Tërg, ku shkëputja e një përcjellësi në hyrje të trafostacionit dëmtoi izolatorët dhe shkaktoi djegie në trafon kryesore që furnizon flotacionin me energji elektrike. Ekipet teknike kanë qenë në teren për të sanuar dëmtimet e stabilimenteve, ndërsa gjendja e minatorëve të evakuuar raportohet të jetë stabile. /Ekonomia online/
Pritje madhështore për Trump-in në Kinë, por problemet mbeten
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë, Richard Rodgers
Dyshohet se Sami Lushtaku sulmoi fizikisht zëvendësministrin Hysni Mehani në Skenderaj
Përfundon evakuimi në Trepçë: Dalin edhe 18 minatorët e fundit që mbetën të ngujuar në Stan Tërg
REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh
Spektakël në finalen e Botërorit: Madonna, Shakira dhe BTS performojnë në New Jersey
Kongresistët kërkojnë që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t’i vihet emri i Engelit
Kontrabanda me migrantë: Policia e Kosovës parandalon dy raste, në Hani të Elezit përdoret droni
Trepça mbron “Minatorin” ndaj Bashkimit dhe bën hapin e madh drejt titullit kampion
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Lajmet3 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Live3 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
