Lajmet
Osmani: Turqia mbështetëse e fuqishme e Kosovës
Published
3 hours agoon
By
UBTNewsPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale me Turqinë.
Gjatë takimit, Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke potencuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës.
Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Sipas një komunikate të presidencës, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta të të dyja shteteve, duke përforcuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin afatgjatë.
Bota
Ish-deputetja belge, akuzohet se është pjesë e një organizate kriminale
Published
1 minute agoon
January 20, 2025By
UBT NEWSNjë ish-eurodeputete e Partisë Socialiste, Marie Arena, është vendosur në qendër të akuzave për anëtarësim në një organizatë kriminale. Prokurori federal belg konfirmoi këto akuza, të cilat lidhen me mosdeklarimin e pagesave për udhëtime në Katar dhe kontaktet e saj me persona të tjerë të dyshuar për korrupsion.
Arena, e cila përfaqësonte rajonin frëngjisht-folës të Belgjikës, kishte dhënë dorëheqjen nga posti i saj si kryetare e nënkomisionit parlamentar për të drejtat e njeriut pas zbulimeve që ngritën dyshime për integritetin e saj. Lajmi u publikua fillimisht nga gazeta “La Libre”, ndërsa ish-deputetja mohoi akuzat duke theksuar: “Jam akuzuar sepse njoh njerëz të tjerë që janë vetë të akuzuar për korrupsion.”
Ky rast nuk është i izoluar. Në fillim të janarit, gazeta “Le Soir” raportoi për tre të dyshuar të tjerë, përfshirë dy këshilltarë dhe një asistent të grupimit socialist, të cilët gjithashtu po përballen me akuza për korrupsion.
Hetimet janë bërë edhe më të ndërlikuara pas dorëheqjes së Michael Claise, gjykatësit që drejtonte procesin, në qershor 2023. Claise u tërhoq mes akuzave për konflikt interesi, pasi u zbulua se djali i tij kishte marrëdhënie biznesi me djalin e ish-deputetes Arena.
Skandali ka hedhur hije të rënda mbi integritetin e disa përfaqësuesve socialistë dhe mbi vetë institucionet evropiane. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse akuzat ndaj Arenës dhe bashkëpunëtorëve të saj do të çojnë në gjykim apo do të bien nën hijen e dyshimeve për manipulim politik./UBTNews/
Lajmet
Prokuroria ngrit aktakuzë lidhur me rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës
Published
20 minutes agoon
January 20, 2025By
UBTNewsPas një viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë të hënën ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar, Y.J dhe B.B për rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri Y.J. akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, si Menaxher i Kontratës “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re” në vlerë totale prej 386,096.20 euro.
“Duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka vepruar ne atë mënyrë që me dashje direkte dhe me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të përfitoj dobi pasurore kompania, ka përpiluar raport dhe ka pranuar se kinse janë kryer punimet e kulmit të ndërtesës së Komunës së Re të Prishtinës edhe pse realisht aty nuk ishin bërë punimet sipas kontratës në pozicionet 2.2, 2.3, 5.1.5.13 dhe 5.14, duke ia mundësuar të kryhen pagesat në drejtim të kompanisë, në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës në shumën prej 36,450.29 euro, me çka ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, njofton Prokuroria.
Ndërkaq i pandehuri B.B akuzohet se në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë, i cili ishte i ngarkuar në kryerjen e punimeve të mbikëqyrjes dhe kryerjes së punëve ndërtimore dhe përfundimit të punëve ndërtimore “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re”, ka vepruar në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara.
“Në kundërshtim me kushtet e parapara në kontratë, për sanimin e kulmit të ndërtesës ku gjatë ekzekutimit të kontratës ka kryer punë tjera, e jo ato sikur në pozicionet 2.2, 2.3, 5.1.5.13 dhe 5.14, të kontratës së lartcekur, ku ditën kritike për shkak të kushteve atmosferike nga ndikimi i erës një pjesë e kulmit të ndërtesës së Komunës së Re bie në tokë, në pjesën e rrugës, trotuarit dhe objektit përreth, duke lënduar rëndë të dëmtuarën E.U, në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës në shumën prej 36,450.29 euro dhe janë shkaktuar dëme materiale në pesë veturat e parkuara për rreth ndërtesës, me çka ka kryer veprën penale Punimet Ndërtimore të Kundërligjshme”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se Prokurori i Shtetit dhe të pandehurit kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë si dhe me rastin e ngritjes së aktakuzës i është propozuar Gjykatës që të pandehurit të obligohen që të kompensojnë dëmin material në shumën prej 36,450.29 euro që i është shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës si dhe të ngarkohen me shpenzimet e procedurës penale.
Kujtojmë se më 18 janar 2024, Elza Ujkani 23-vjeçare mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë. Ajo fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin. Nga komuna fillimisht ishte thënë se dyshimet e para janë që shembja e kulmit ka ndodhur si shkak i erërave të forta atë ditë, derisa hetimet po vazhdojnë.
Bota
Scholz: Evropa duhet të përballet në mandatin e dytë të Trumpit me “shpinën drejtë”
Published
38 minutes agoon
January 20, 2025By
UBT NEWSKancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se Evropa duhet të mbajë një qëndrim të sigurt ndaj presidentit të ardhshëm të SHBA, Donald Trump dhe të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri sovranitetin e saj kufitar.
“Unë do t’i këshilloja të gjithëve që të mbajnë gjithmonë ‘shpinën’ drejt”, theksoi Scholz, duke përdorur një shprehje që do të thotë të tregosh besim dhe forcë.
Scholz tha se ‘’kjo është arsyeja pse ai deklaroi publikisht se kufijtë universalisht nuk duhet të preken’’, në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj kërkesave të Trump që Shtetet e Bashkuara të rimarrin Grënlandën, Kanalin e Panamasë dhe Kanadanë.
“Unë mendoj se kjo është diçka që do të jetë me ne për të ardhmen e parashikueshme, domethënë që ne kemi ide të qarta për këtë çështje”, theksoi Scholz.
Kancelarja përsëriti gjithashtu në forum se ai nuk pret “një kolaps të menjëhershëm” të ndihmës së SHBA për Ukrainën, e cila po lufton një pushtim të vazhdueshëm rus. Shtetet e Bashkuara janë deri tani ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Trump ka shprehur më parë skepticizëm për ndihmën e SHBA-së për Ukrainën dhe gjithashtu ka premtuar se do t’i japë fund shpejt luftës në vend pas marrjes së detyrës. Scholz tha se nuk e kishte problem që Trump të mos e ftonte për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit në Uashington dhe se ambasadori i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara, Andreas Michaelis, do të përfaqësonte vendin në këtë ngjarje.
“Është krejt normale që ambasadorët të përfaqësojnë vendet atje. Kështu do të jetë për shumicën dërrmuese të tyre”, theksoi Scholz.
Lajmet
Ministria e Rozeta Hajdarit anulon tenderin për rezervat e grurit, kompania e rekomanduar tërhiqet nga gara
Published
1 hour agoon
January 20, 2025By
UBTNewsMinistria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e ka anuluar tenderin për furnizim me grurë për nevoja të rezervave shtetërore për vitin 2024.
Sipas sqarimit të MINT-it del se arsyeja pse është anuluar ky tender është se operatori i rekomanduar i MINT-it është tërhequr nga gara.
“Operatori ekonomik i rekomanduar është tërhequr dhe nuk ka mundur të përfundonte ky aktivitet i prokurimit për vitin 2024. Njëherësh pranimin e njoftimit nga DRSHM-ja se nuk ka buxhet të planifikuar për këtë procedurë sipas shumës së tenderuar në vitin 2024 dhe se ky aktivitet i prokurimit do të tenderohet me vlera të tjera për vitin 2025”, thuhet në sqarimin e MINT-it.
Vlera e paraparë e këtij tenderi ishte 4 milionë euro.
Për këtë procedurë kishin aplikuar katër kompani, sipas arsyetimit të prokurimit të ministrisë del se ofertuesit e tjerë nuk i kishin përmbushur kërkesat për furnizim me grurë.
Ish-deputetja belge, akuzohet se është pjesë e një organizate kriminale
Prokuroria ngrit aktakuzë lidhur me rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës
Rashkaj dhe Kryeziu, fytyra të reja në udhëheqjen e futbollit kosovar
Scholz: Evropa duhet të përballet në mandatin e dytë të Trumpit me “shpinën drejtë”
Inaugurimi i Trump: Mbështetësit sfidojnë të ftohtin, të ftuarit mbërrijnë në Uashington
Pashk Gjeçi, shqipëruesi i madh i kryeveprave të letërsisë botërore
Florentino Perez s’ka rivalë, do të jetë president i Realit deri në vitin 2029
Ministria e Rozeta Hajdarit anulon tenderin për rezervat e grurit, kompania e rekomanduar tërhiqet nga gara
Adil Maliqi jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Kombëtares së Kosovës U19
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!