Lajmet

Osmani: T’i përgjigjemi nevojave të grave dhe vajzave për t’i fuqizuar, mbështetur dhe për të krijuar një mjedis të sigurt

E para e shtetit tha se ky edicion i forumit është unik në shumë aspekte.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në edicionin e dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Osmani ka deklaruar se Kosova qëndron kampione e agjendës së këtij forumi.

Në këtë edicion pjesëmarrës janë nga më shumë se 40 shtete të botës me afro 1 mijë pjesëmarrës dhe tema kyçe do të jetë dhuna seksuale gjatë luftës. E para e shtetit tha se ky edicion i forumit është unik në shumë aspekte.

“Atëherë këtu më lejoni ta bëj të qartë se Kosova qëndron si kampione, si flamurtare e kësaj agjende për shkak se përfshirja dhe përfaqësimi qëndrojnë si gur themeltar të të gjitha përpjekjeve që kemi ndërmarrë që nga dita e parë. Këtu desha të shpreh mirënjohjen time për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, për të gjitha institucionet kosovare që kanë punuar me ne për ta bërë këtë forum të suksesshëm, për organizatat e shoqërisë civile, për institucionet e sigurisë, për komunitetin akademik, mediat dhe të tjerët që janë përfshirë. Përzgjedhja e dy temave kyçe për këtë edicion, nga njëra anë dhuna seksuale në lidhje me konfliktin dhe siguria klimatike në anën tjetër, nuk janë rastësi dhe në përpjekjet tona natyrisht kemi adresuar të gjitha sprovat e kohës por na duhen edhe leksionet e të kaluarës në mënyrë që të ballafaqohemi suksesshëm me të ardhmen. Në këtë sfond të konfliktit, kufizimeve shoqërore dhe trazirave kulturore është e rëndësishme që t’i përgjigjemi nevojave të grave dhe vajzave për t’i fuqizuar, për t’i mbështetur dhe për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjitha gratë kudo qofshin njëherë e përgjithmonë”, tha presidentja Osmani.

Lajmet

Policia shqipton mbi 2000 gjoba trafiku për 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2088 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 38 aksidente trafiku me dëme materiale, 36 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit/D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës njofton se nga nesër rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”.

Sipas njoftimit, në përputhje me vendim të Gjykatës Supreme nesër hyn në fuqi zbatimi i plotë i rregullores për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet.

Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet vetëm me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi“, thuhet në njoftim./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

Rama takohet me komandantin e Forcave Detare të SHBA-së

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë dhe Afrikë, Admirali Stuart B. Munsch.

Në këtë takim është diskutuar për hapat konkretë të Shqipërisë për ringjalljen e industrisë ushtarake, avancimin e projekteve të Korridorit VIII dhe zhvillimin e Portit të Ri të Durrësit, shkruan rtsh.al.

“Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit”, shkruan Edi Rama në rrjetin e tij social, në Facebook.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili thekson se është diskutuar për modernizimin e ushtrisë shqiptare.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte përparimi i projektit të Korridorit VIII, një arterie e rëndësishme infrastrukturore që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Korridori VIII konsiderohet një projekt strategjik për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale, duke lehtësuar tregtinë, transportin dhe bashkëpunimin ushtarak mes vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tjerë.

Projekti synon të rrisë ndërveprimin ekonomik dhe ushtarak mes vendeve të rajonit, duke e bërë Shqipërinë një nyje të rëndësishme logjistike në Ballkan./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara