Lajmet

Osmani takoi Sunak: Mirënjohje për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar

Osmani ka potencuar se me Sunakun ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur sot se ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi.

Osmani ka potencuar se me Sunakun ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin e fortë të Kosovës me Britaninë e Madhe.

“Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Moldavi ka takuar edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell e po ashtu edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.

Rajoni

Nga arkivat e QKK-së te kujtimet e luftës: Një vizitë studimore e studentëve të Artit dhe Medias Digjitale në UBT

Published

on

Në kuadër të programit akademik të Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale (AMD) në UBT, studentët e klasave Dizajn Multimedia 1 dhe Efekte Vizuale dhe Film 1, nën udhëheqjen e ligjëruesve Dardan Luta dhe Laura Ymeri, zhvilluan një vizitë studimore me dy ndalesa kryesore që pasqyrojnë rëndësinë e njohjes së praktikës profesionale dhe historisë kulturore të Kosovës.

Vizita e parë u zhvillua në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK), ku studentët u takuan me drejtoreshën Blerta Zeqiri. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi misionin dhe vizionin e QKK-së, mundësitë për aplikim të studentëve për financimin e filmave studentor në vitin 2026, si dhe rëndësia e mbështetjes së talenteve të reja në fushën e kinematografisë. Përveç kësaj, përgjegjësi arkivor Ilir Gjoci prezantoi studentët me arkivin e QKK-së dhe mënyrën e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së materialeve filmike ekzistuese.

Vizita e dytë u realizua në Muzeun e Fëmijëve të Vrarë dhe Zhdukur gjatë Luftës, ku studentët patën mundësinë të njihen me ekspozitën “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”. Ata zhvilluan një bisedë të frytshme me udhëheqësen dhe kuratoren e ekspozitës, Blerta Hocia, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të drejtave humanitare.

Këto vizita studimore kanë një vlerë të veçantë për studentët e AMD-së, pasi ofrojnë një eksperiencë praktike që lidh dijen teorike me realitetin profesional dhe kulturor. Njohja me institucionet kulturore dhe historike ndihmon studentët të zhvillojnë aftësi kritike, të kuptojnë më mirë sfidat e industrisë së medias dhe kinematografisë, dhe të frymëzohen për projekte kreative dhe kërkimore.

UBT vazhdon të nxisë iniciativa të tilla, duke u siguruar studentëve infrastrukturën, mbështetjen dhe mundësitë për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale dhe për të kontribuar në zhvillimin e artit, medias dhe kulturës digjitale në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Finlanda ofron mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

By

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se ishte sot për vizitë pune në Helsinki të Finlandës.

Në një postim në platformën “X”, ai ka deklaruar se vizita u organizua nga Elina Valtonen, ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Diskutuam në detaje për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Sorensen.

Në fund, ai ka pohuar se është mirënjohës për interesin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë–Serbi.

Continue Reading

Sport

​Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet vendimtare drejtë Botërorit 2026

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Sllovenisë, më 15 nëntor dhe Zvicrës, më 18 nëntor.

Foda ka ftuar 28 futbollistë, derisa në listën rezervë janë edhe 11 futbollistë tjerë.

Dardanët grumbullohen, të hënën, më 10 nëntor, kur edhe do të mbahet stërvitja e parë në Kampin Nacional në Hajvali në orën 17:00, kurse paraprakisht në të njëjtën ditë, në orën 12:00, në hotel ‘Emerald’ përzgjedhësi Foda do të paraqitet në konferencë për media.

Ndeshjen e parë Dardanët e zhvillojnë në Lubjanë kundër Sllovenisë, kurse më pas në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ përballen me Zvicrën.

Aktualisht Kosova renditet në pozitën e dytë në Grupin B, me 7 pikë, derisa Zvicra kryeson me 10 pikë. Dardanëve u mjafton një pikë ndaj Sllovenisë për ta siguruar ‘play-off’-in, por në rastin më të mirë mund edhe të kualifikohen direkt në Botërorin 2026./KP

Continue Reading

Lajmet

​Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë

Published

on

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 25 futbollistë dhe grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci

Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara