Lajmet

Osmani takohet sot me kreun e KE-së dhe me presidenten e Parlamentit Evropian

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të qëndrojë në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, Bruksel, ku do të ketë takime të rëndësishme me lidershipin e BE-së.

Osmani do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Presidentja e Kosovës do të takohet gjithashtu edhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Sipas agjendës së publikuar, Presidentja Osmani do të takohet pasdite me Metsolën.

Fillimisht do të bëhet arritja, më pas do të bëhet fotografia e përbashkët dhe në orën 14:00 do të zhvillohet takimi mes tyre.

Lajmet

Ujësjellësi nis aksionin e shkyçjeve ndaj borxhlinjëve që kanë mbi 3000 euro borxh

Published

on

By

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka nisur aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që kanë borxhe të akumuluara mbi 3000 euro. Me moton “Pa pagesë, pa ujë!”, KRU Prishtina njofton se shkyçjet do të jenë të menjëhershme për të gjithë debitorët që nuk kanë bërë pagesat e nevojshme.

Sipas njoftimit, janë realizuar disa shkyçje në rrugën “Nikollë Ivanaj” në Prishtinë, ndërsa aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në zona të tjera të kryeqytetit dhe rajonit që mbulon kompania.

Përgjegjësia është e secilit. Të gjithë ata që nuk e përmbushin obligimin për pagesën e shërbimeve të ujit, do të përballen me ndërprerje të furnizimit. Borxhet mbi 3000 euro nuk do të tolerohen më”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Kompania u bën thirrje konsumatorëve që të kryejnë pagesat në kohë për të shmangur masa të tilla./betimipërdrejtësi

Continue Reading

Lajmet

Naim Murseli i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, dërgohet në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK

Published

on

By

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ndodhet prej shtatë ditësh në Klinikën e Psikiatrisë, ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri. Ai theksoi se Murseli do të qëndrojë aty deri në përfundimin e ekzaminimit të plotë dhe deri sa mjekët ta vlerësojnë të nevojshëm qëndrimin e tij.

Mëngjesin e së premtes, nën përcjelljen e Policisë, Murseli u dërgua në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe më pas u kthye në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Më 4 qershor, trupi gjykues miratoi kërkesën e mbrojtjes së tij për të kryer ekzaminimin psikiatrik. Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, argumentoi se Murseli ka shfaqur shenja të një gjendjeje psikiatrike të paqëndrueshme.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 qershor lëshoi urdhëresë zyrtare që Instituti të kryejë ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit.

Në seancën gjyqësore, Murseli është deklaruar i pafajshëm. Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij për motive hakmarrjeje dhe përfitim financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, me vlerë rreth 260 mijë euro.

Aktakuzës i shtohet se vrasjen e ka planifikuar bashkë me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve u ka porositur kryerjen e veprës kundrejt pagesës prej 30 mijë eurosh.

Në ditën e ngjarjes, sipas aktakuzës, Murseli ka siguruar armën me 20 fishekë nga Tom Dodaj për 280 euro. Dodaj ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me 5 vjet burg dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ndërsa fillimisht rasti u raportua si vrasje gjatë grabitjes.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një zyrtare në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Published

on

By

Në Prizren, është arrestuar një femër kosovare nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë ushtrimit të punës, me qëllim përfitimi të dobive pasurore për vete ose për persona të tjerë.

Pas intervistimit, ajo është dërguar në mbajtje me aktvendim të prokurorit kujdestar.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për këtë rast.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të sulmit seksual ndaj një viktime femër kosovare në Vushtrri.

Viktima është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet lidhur me këtë rast, ndërsa apelojnë tek qytetarët që të raportojnë çdo rast të dhunës seksuale për të garantuar drejtësinë dhe mbrojtjen e viktimave.

Continue Reading

Të kërkuara