Lajmet

Osmani: Protestat studentore të vitit 1997, ishin lajmëtari i lirisë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thekson se protestat studentore të vitit 1997, ishin lajmëtari i lirisë.

Osmani ka shkruar në Facebook se në vitin 1997, studentët e Kosovës u ngritën jo vetëm për të drejtat e tyre, por për dinjitetin e një populli të tërë.

Ata kishin fuqinë e zërit, guximin e zemrës dhe besimin se e ardhmja nuk mund të ndërtohej mbi frikë, padrejtësi dhe terror. Në rrugët e Prishtinës, në auditoriumet e mbyllura, në sheshet e mbushura me thirrje e pankarta, u shkrua një kapitull i artë i rezistencës sonë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, protestat studentore të vitit 1997, ishin lajmëtari i lirisë, nga të cilat secili hap shndërrohej në akt heroizmi dhe secila thirrje për drejtësi bëhej kushtrim për liri e pavarësi.

Sot, kur kujtojmë atë ditë të lavdishme, përulemi me respekt para atij brezi që guxoi të sfidojë padrejtësinë me forcën e paqes. Studentët e 97-tës na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet, dhe e ardhmja nuk pritet, por ndërtohet”, ka shkruar Osmani.

28 vjet më pare ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta./D.B/KP

Lajmet

​Arrestohet i dyshuari për vendosjen e bombave para sulmit të 6 janarit në Kapitol

Published

on

FBI ka arrestuar një person lidhur me vendosjen e dy bombave cilindrike jashtë selive të Komitetit Kombëtar Republikan dhe Demokrat në Uashington, natën para sulmit në Kapitol më 6 janar 2021.

Ai do të përballet me akuza në një gjykatë federale sot, thotë një burim i FBI-së për CBS. Zyrtarët ende nuk kanë komentuar mbi identitetin e tij apo mbi atë që çoi në arrestimin e tij.

Arrestimi vjen pas një ndjekjeje pothuajse pesëvjeçare, e cila përfshiu një hetim të gjerë dhe një shpërblim prej 500 mijë dollarësh.

Bombat u vendosën natën para sulmit dhe u zbuluan ndërsa turmat filluan të sulmonin Kapitolin. Ato u neutralizuan në mënyrë të sigurt dhe nuk shpërthyen.

Më herët këtë vit, FBI publikoi pamje nga kamerat e sigurisë që duket se tregojnë një individ duke vendosur një bombë pranë një stoli jashtë ndërtesës së Komitetit Demokrat Kombëtar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në Kosovë parashihet të mbaj mot me vranësira dhe herë pas here riga lokale shiu. 

Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometerologjik,temperaturat minimale do arrijnë 1-4 °C, ndërsa ato maksimale 8-11 gradë celsius.

Era do fryjë lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Fondacioni “UBT Jim Xhema” hap konkursin për ndarjen e bursave për studime Bachelor dhe Master

Published

on

Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave të studimeve për nivelin Bachelor dhe Master në UBT. Ky konkurs vjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe statutin e fondacionit, duke synuar të ofrojë mundësi konkrete për zhvillim akademik dhe profesional për studentët e shkëlqyer në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

Konkursi synon të mbështesë studentët e dalluar, të cilët kanë treguar rezultate të larta akademike dhe potencial për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm shkencor dhe kërkimor. Përmes bursave të ofruara, Fondacioni synon të fuqizojë kapacitetet e gjeneratës së re dhe të krijojë mundësi reale për zhvillim profesional në drejtimet bashkëkohore që ofron UBT.

Kriteret e aplikimit

Kandidatët për studime Bachelor duhet të bashkëngjitin:

  • Dëshmi nga shkollimi i mesëm me notë mesatare së paku 4.5;
  • Dokument që vërteton vlerësimin në vendet e para në gara të fushës së edukimit;
  • Ekstraktin e lindjes;
  • CV-në personale.

Kandidatët për studime Master duhet të bashkëngjitin:

  • Diplomën e fakultetit (origjinale ose kopje të noterizuar) me notë mesatare jo më pak se 9.0;
  • CV-në;
  • Ekstraktin e lindjes;
  • Dy rekomandime nga ekspertë të njohur të fushës.

Në të dy nivelet, komisioni përzgjedhës rezervon të drejtën të kërkojë dokumente shtesë për verifikim dhe plotësim të rastit.

Aplikimi realizohet vetëm online përmes linkut të dedikuar: LINKU I APLIKIMIT ONLINE

Kandidatët duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet e kërkuara — aplikacionet jo të plota nuk do të merren në shqyrtim.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, lista e studentëve përfitues do të publikohet në uebfaqen zyrtare të Fondacionit “UBT Jim Xhema”.

Konkursi është i hapur nga 04 dhjetor 2025 deri më 15 dhjetor 2025, në ora 24:00.

Pas shpalljes së rezultateve, kandidatët që nuk janë përzgjedhur kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 7 ditësh. Ankesat dorëzohen në arkivin e Fondacionit dhe shqyrtohen nga komisioni përkatës.

Ky konkurs paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë ambiciozë që synojnë të avancojnë arsimimin e tyre në një institucion të akredituar, modern dhe të orientuar drejt inovacionit. Fondacioni “UBT Jim Xhema” vazhdon misionin e tij për mbështetjen e talenteve të reja dhe krijimin e kushteve për zhvillim akademik cilësor në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Lajmet

Protesta në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup

Published

on

By

Protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas raportimit të Nacionale, protesta do të nisë nga ora 13:00. Deri më tani, tubime të ngjashme janë organizuar në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.

Continue Reading

Të kërkuara