Lajmet

Osmani pret në takim dy ministre nga Belgjika

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani pret sot në takim dy ministre nga Belgjika.

Sipas agjendës së presidentes, takimi i saj me ministren belge të Drejtësisë, Annelies Verlinden si dhe atë të Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt zhvillohet në orën 09:30.

Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden si dhe Ministren e Azilit dhe Migracionit, si dhe e Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt”, thuhet në një njoftim të presidencës./D.B/EO

Lajmet

Mosfunksionalizimi i Këshillit Ekonomiko-Social, SBASHK-u do ta padisë Muratin

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës ka njoftuar se është duke e përgatitur një padi ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.

Këtë e konfirmoi nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, i cili tha se padia ka të bëjë me mosfunksionalizimin e Këshillit Ekonomik-Social.

“Jemi duke u konsultuar me Institutin e Kosovës për Drejtësi, ata e kanë një shërbim falas për shërbime juridike. Besoj që gjatë javës do ta kemi gati. Ka të bëjë me mosfunksionalizimin gjatë këtyre tri viteve të Këshillit Ekonomik-Social, që mendojmë se kjo i ka dëmtuar goxha shumë të punësuarit në Kosovë”, deklaroi Ymeri./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, nënshkruan një marrëveshje kornizë mbi metalet e rralla dhe mineralet kritike.

Ashtu si ShBA-ja, Tokio po nxiton për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me minerale kritike, ndërsa Kina, prodhuesi dominues i metaleve të rralla, ka intensifikuar kontrollet e eksportit dhe kërcënon furnizimin global, shkruan BBC.

Në një takim që ka qenë një provë e hershme për Takaichi-n, të dy udhëheqësit paralajmëruan një epokë të artë të re për aleancën midis vendeve të tyre.

Eksportet japoneze në ShBA tani do të përballen me tarifa prej 15%, të cilat ishin rënë dakord më parë, por duket se janë finalizuar të martën./S.K/EO/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Muhaxhiri: Paaftësia për të krijuar shumicë, pasqyrë e krizës së thellë politike në Kosovë

Published

on

Analisti politik Artan Muhaxhiri ka vlerësuar se dështimi për formimin e Qeverisë së re përbën një ofendim të klasës politike ndaj qytetarëve të Kosovës.

Në një intervistë ai ka thënë se paaftësia e partive për të siguruar një shumicë të thjeshtë tregon mungesë përgjegjësie ndaj popullit dhe krizave me të cilat po përballet vendi.

“Ajo që ndodhi (në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë së re) ishte ofendim i klasës politike ndaj qytetarëve të Kosovës. Paaftësia e tyre për të krijuar një shumicë të thjeshtë është jashtëzakonisht zhgënjyese dhe flet shumë për raportin që ata kanë me qytetarët dhe me nevojat, kërkesat e qytetarëve, me problemet, me krizën e jashtëzakonshme ekonomike me të cilën është duke u përballur populli i Kosovës”, tha ai.

Muhaxhiri ka paralajmëruar se pasojat e mosformimit të qeverisë do të jenë të shumta dhe të ndjeshme në shumë fusha, duke theksuar se situata aktuale po dëmton imazhin dhe funksionimin institucional të shtetit.

“Pasojat nga mos themelimi i qeverisë janë të shumta në dimensione të ndryshme, do të ketë pasoja politike, ekonomike, për imazhin e Kosovës, pasoja në stagnimin e jetës institucionale, në pamundësimin e marrjes së fondeve për zhvillim. Kryesore është në transmetimin e një porosie se politikanët kosovarë janë të paaftë që të bëjnë edhe një koalicion më të thjeshtë për ta pasur një shumicë prej 61 deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Duke komentuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, Muhaxhiri e ka quajtur absurde mbajtjen e katër palë zgjedhjeve brenda një viti, duke e cilësuar këtë si tregues të kulturës së dobët politike dhe mungesës së vetëdijes institucionale.

“Mbajtja e katër palë zgjedhjeve brenda një viti është absurde sepse nuk ka asnjë nevojë për një gjë të tillë, ky është vetëm indikator i qartë i mënyrës me të cilën operojnë politikanët kosovarë, kulturës së tyre politike, mungesës së ndërgjegjes, moralit politik sepse nëse kaq shumë kohë humbet në mbajtjen në procese zgjedhore kjo me automatizëm nënkupton që nuk ka kohë për t’u marrë me projekte zhvillimore, me ekonomi, me përmirësim të sistemit institucional të Kosovës, me avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pra, është një humbje e madhe në të gjitha nivelet e mundshme”, tha ai.

Ai ka theksuar gjithashtu se hendeku i thellë ndërmjet partive politike është bërë pengesë e madhe për formimin e institucioneve, duke treguar mungesë vullneti dhe kreativiteti për bashkëpunim politik.

“Hendeku mes partive politike është shumë i madh, jo vetëm në raport me VV-në si fituese e zgjedhjeve por edhe ndërmjet vetë opozitës, ky është absurditeti më i theksuar. Askush me askënd nuk është i gatshëm që të bëjë koalicion, që të bëjë marrëveshje, nuk ka vullnet politik, nuk ka guxim, nuk ka sens, nuk ka kreativitet, gatishmëri që të bëhen bashkëpunime mes partive politike për të arritur themelimin e qeverisë së Kosovës, sepse sistemi politik i Kosovës është i tillë që imponon bashkëpunime dhe në momentin që nuk ka bashkëpunim nuk ka as themelim të institucioneve”, tha ai.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës më 26 tetor, kryeministri në detyrë dhe mandatar për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, nuk arriti t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të nisur një mandat të ri në pushtet. Ai mori 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

FSK organizon Ditën e Vizitorëve në “Ujku Shigjetë”

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë sot Ditën e Vizitorëve në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”.

Ky organizim do të mbahet në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, Gjakovë me fillim nga ora 11:00, sipas njoftimit për media.

Ushtrime të tilla, FSK ka realizuar edhe herë të tjera, ku shihen pamjet më poshtë.

Continue Reading

Të kërkuara