Lajmet

Osmani për balotazhin në komuna: Kosova dëshmoi se është demokraci e konsoliduar

Osmani falënderoi qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë, të dëshmuar në proceset zgjedhore.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, të treguar nga qytetarët e Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas Osmanit, Kosova dëshmoi se është demokraci e konsoliduar, e aftë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shembull për rajonin e më gjerë.

Sipas një komunikate të Presidencës, Osmani falënderon qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë, të dëshmuar në proceset zgjedhore, si dhe u uron fitoren kandidatëve fitues duke uruar poashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve të Kosovës.

“Presidentja falënderon institucionet e vendit për angazhimin në këtë proces, para së gjithash KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, policinë e Kosovës, mediet, institucionet e drejtësisë si dhe të gjithë akterët e tjerë të angazhuar”, thuhet në komunikatë.

Vendi

Katër të vdekur dhe dhjetë të lënduar në aksidentet e fundit në Kosovë

Published

on

By

Një bilanc prej katër personash të vdekur dhe dhjetë të lënduar është shënuar në rrugët e Kosovës brenda një dite. Raporti i fundit i Policisë së Kosovës njofton për një seri aksidentesh të rënda të ndodhura të hënën, ku përveç aksidenteve të reja me fatalitet, një person ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra ditë më parë.

Në Vushtrri në një aksident të rëndë ku u përfshinë tri automjete në fshatin Dobërllukë një person ka humbur jetën, ndërsa pesë persona të tjerë pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Universitare Klinike të Kosovës (QKUK).

Një tjetër vetaksident fatal ndodhi në fshatin Dollc të Klinës. Një shofer humbi kontrollin mbi automjetin e tij dhe doli jashtë rruge, duke pësuar lëndime që rezultuan vdekjeprurëse. Nga kjo thyerje e rrugës mbetën të lënduar edhe katër pasagjerë që ndodheshin në të njëjtën makinë – një grua dhe tre burra.

Pothuajse në të njëjtën periudhë, një tjetër përplasje mes dy veturave mori jetën e një personi në fshatin Slivovë të Ferizajt. Policia ka nisur hetimet për të ndriçuar shkaqet e këtij aksidenti. Për të tria këto raste të reja, prokurorët kanë urdhëruar dërgimin e trupave të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Përveç tragjedive të ditës, bilanci i zi u rëndua edhe më shumë pasi një person ndërroi jetë në QKUK, ku po trajtohej që prej datës 7 maj. Ai kishte pësuar lëndime të rënda në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë. Pas konstatimit të vdekjes nga mjekët, trupi i tij u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Përveç ngjarjeve me pasoja fatale, policia regjistroi edhe dy aksidente të tjera me pasoja më të lehta.

Në Prekallë të Istogut, dy vetura u përplasën mes vete, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime trupore te njëra nga drejtueset e mjeteve.

Në Prizren, në rrugën “Hysen Rexhepi”, u shënua një përplasje tjetër mes dy automjeteve, e cila fatmirësisht përfundoi vetëm me dëme materiale dhe pa persona të lënduar.

 

Continue Reading

Aktualitet

Ka nisur protesta në Shkup, studentë nga Kosova në mbështetje të kolegëve

Published

on

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve dhe studentëve në Shkup për protestën e paralajmëruar nga studentët e universiteteve në gjuhën shqipe, të cilët kërkojnë mbrojtjen e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.

Protesta, e organizuar me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”, pjesëmarrësit kanë filluar të mblidhen në Urën e Gurit.

Në mbështetje të kolegëve të tyre kanë ardhur edhe studentë nga Kosova, të cilët thanë se përkrahja e tyre nuk do të mungojë dhe se protestat do të zhvillohen në mënyrë të qytetëruar.

“Studentët në Maqedoninë e Veriut nuk janë vetë, ne jemi këtu për t’i ndihmuar. Duam të tregojmë se mbështetja jonë është e vazhdueshme dhe nuk do të ndalemi këtu”, tha një student nga Kosova. Ai shtoi se në protestë po marrin pjesë të rinj nga të gjitha qytetet e Kosovës.

“Ne kemi ardhur si grup me autobus dhe këtë protestë po e bëjmë në mënyrë të qytetëruar. Jemi prej të gjitha qyteteve të Kosovës”, u shpreh ai.

Organizatorët u kanë bërë thirrje edhe sportistëve, artistëve dhe figurave publike që t’i bashkohen protestës dhe të mbështesin kërkesat e studentëve.

Kjo është protesta e dytë e organizuar nga studentët, pas asaj të mbajtur më 6 prill të këtij viti.

Continue Reading

Vendi

Gjendet i vdekur një burrë në “Ulpianë”

Published

on

By

Një burrë është gjetur i vdekur sot pas mesditës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 14:30.

Pas marrjes së informatës, ekipet e urgjencës dhe policia kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur menjëherë hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti. Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth identitetit të viktimës apo shkaqeve të vdekjes.

Continue Reading

Lajmet

Ka nisur Java e 17-të e Albanologjisë në Prishtinë

Published

on

Instituti Albanologjik ka hapur sot edicionin e 17-të të Javës së Albanologjisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore në fushën e studimeve shqiptare, e cila do të zgjasë deri më 22 maj.

Përgjatë katër ditëve, studiues nga Kosova, rajoni dhe më gjerë do të prezantojnë tema që lidhen me gjuhën, letërsinë, historinë, folklorin dhe etnologjinë shqiptare, duke trajtuar edhe zhvillime bashkëkohore si inteligjenca artificiale, digjitalizimi i shqipes dhe ndikimi i komunikimit virtual në gjuhë.

Programi përfshin sesione të veçanta për letërsinë shqipe, historiografinë, trashëgiminë kulturore dhe antropologjinë e ushqimit, me fokus në identitetin kulturor dhe zhvillimet moderne të shoqërisë shqiptare.

Organizatorët theksojnë se konferenca synon të promovojë kërkimin shkencor dhe të krijojë hapësirë për shkëmbim akademik mbi gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare.

Continue Reading

Të kërkuara