Lajmet

Osmani: OSBE-së vlerëson partneritetin me Kosovën

Sipas tij është e rëndësishme qe të ulen tensionet në pjesën veriore të Kosovës dhe t’i jepet hapësirë dialogut.

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujari Osmani, ka shprehur mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas tij është e rëndësishme qe të ulen tensionet në pjesën veriore të Kosovës dhe t’i jepet hapësirë dialogut.

Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë vizitës së tij në Kosovë, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.

“Siç e theksova edhe në Serbi, është kruciale edhe për neve që ta kalojmë faqen tjetër dhe ta shohim të ardhmen së bashku, tentimet e bashkëpunimit rajonal duhet të jenë të afërta dhe bashkëpunojmë sa më shumë që maksimizojmë dialogun për bashkëpunimin rajonal në Ballkan aq më shumë e minimalizojmë çështjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve… Pavarësisht të gjitha sfidave asnjëherë nuk duhet t’i ndalojmë të folurit e gjërave që janë të rëndësishme, kjo është e rëndësishme edhe për dialogun e fasilituar nga BE. Jemi të lumtur që e kemi mirëpritur një takim në Ohër që ka trasuar rrugën më tej për normalizimin e marrëdhënieve, ne e mbështesim këtë proces që kontribuon në stabilitetin rajonal. Dhe e thash dje në Beograd, dhe do të doja ta përsërisë edhe këtu, është e rëndësishme që të ulen tensionet në terren në veri të Kosovës që t’i jepet hapësirë procesit politik të dialogut të lehtësuar nga BE”, u shpreh ai.

Teksa ka shprehur mbështetjen e misionit të OSBE-së për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani në mes Kosovës dhe Serbisë, Osmani ka thënë se sa më shumë të rritet bashkëpunimi rajonal më shumë do të minimizohet mundësia për konflikte në rajon.

“Sot vizita në Prishtinë i përkushtohet misionit të OSBE në Kosovë, dhe me këtë vizitë dua që të vlerësojë partneritetin dhe marrëdhëniet e mira me institucionet e Kosovës për 20 vite… Qëllimi është që t’i inkurajojmë institucionet e Kosovës që të bazohen në OSBE si burim kyç në dizajnimin dhe implementimin e reformave. OSBE, institucionet e Kosovës dhe komunitetet kanë bërë një progres të dukshëm së bashku në promovimin e institucioneve funksionale demokratike të të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit”, tha ai.

Osmani ka folur pasi ka zhvilluar takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kjo e fundit ka theksuar se kanë biseduar edhe rreth implementimit të marrëveshjeve që rezultojnë nga Procesi i Berlinit të nënshkruara në nëntor të vitit të kaluar.

“Biseduam gjithashtu edhe për implementimin e marrëveshjeve që rezultojnë nga Procesi i Berlinit, marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor të vitit të kaluar për shkak se Republika e Maqedonisë së Veriut i depoziton marrëveshjet dhe merret pak a shumë me mbikëqyrjen e implementimit të tyre. Të dy u pajtuam që duam të besojmë që të gjitha shtetet që kanë nënshkruar këto marrëveshje do të ecin përpara me implementimin. Ndërkohë, konstatuam se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova i kanë ratifikuar në ndërkohë dhe po merren me zbatimin e tyre”, ka thënë ministrja Gërvalla.

Bujar Osmani është pritur në takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Maqedonia e Veriut ka marrë këtë vit kryesimin e OSBE-së. Pritjet e Osmanit janë që të vendosin vëmendjen në rolin e OSBE-së, në teren dhe në lehtësimin e pasojave që konfliktet i sjellin mbi njerëzit.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara