Lajmet

Osmani në takim me Lajçak: Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim

Ajo ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në synimin e saj për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësuesin special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, ku u diskutua mbi sfidat aktuale politike dhe të sigurisë me theks të veçantë në veriun e vendit, përpjekjet për deeskalimin e situatës, sikurse edhe nevojën për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

Në kontekst të zhvillimeve të fundit në veriun e vendit, Osmani ka theksuar se grupet kriminale dhe individët që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë.

Ajo ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në synimin e saj për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

Lajmet

Falsifikuan dokumentet e pesë veturave, një i arrestuar në Vushtrri

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona, pronarë të një autosalloni në Vushtrri, të dyshuar për falsifikim të dokumentacionit të pesë automjeteve.

Sipas hetimeve të Njësisë për Hetimin e Autokrimeve, të dyshuarit dyshohet se kanë ndryshuar vitin e prodhimit të automjeteve përmes falsifikimit të dokumenteve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentoi t’i korruptojë policët me 100 euro, arrestohet shtetasi gjerman në Kaçanik

Published

on

Një shtetas gjerman është arrestuar në Kaçanik nën dyshimin për dhënie ryshfeti ndaj zyrtarëve policorë.

Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht kishte kryer lëvizje të rrezikshme me veturë në komunikacion, ndërsa gjatë ndalimit u kishte ofruar zyrtarëve policorë 100 euro me qëllim që t’i shmangej gjobës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kontrolle në 32 auto-parkingje në Ferizaj, evidentohen shkelje për shmangie tatimore

Published

on

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, ka zhvilluar një aksion kundër shmangies së tatimit, informalitetit dhe shkeljeve në marrëdhëniet e punës.

Gjatë kontrolleve të kryera në 32 auto-parkingje në qytetin e Ferizajt, janë evidentuar shkelje të ndryshme nga pronarët e bizneseve.

Për të gjitha parregullsitë e konstatuara janë përpiluar procesverbale nga inspektorët, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se në vazhdim do të ndërmerren veprimet procedurale në përputhje me kompetencat ligjore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtohen rastet e dhunës në familje, Policia raporton incidente në disa komuna

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje gjatë 27 dhe 28 korrikut në Prishtinë, Pejë, Malishevë, Vushtrri dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti, ndërsa rasti është duke u hetuar. Në një rast tjetër, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij, me ç’rast është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Pejë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, ndërsa në një rast tjetër një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i tij. Pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Malishevë, një e mitur është proceduar në procedurë të rregullt pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur.

Ndërkaq, në Vushtrri dhe Mitrovicë të Jugut janë raportuar raste të tjera të dhunës në familje, ku bashkëshortët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave të tyre. Pas intervistimit, rastet janë proceduar në procedurë të rregullt dhe mbeten nën hetime./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara