Lajmet

Osmani ndan 400 pako onkologjike për të prekurit me kancer

Osmani tha se përkrahja e institucioneve s’do të mungojë.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka vizituar Klinikën e Onkologjisë me ç’rast ka ndarë 400 pako onkologjike për të prekurit me kancer.

Nga aty Osmani falënderoi stafin e kësaj klinike për punën e tyre. Për derisa garantoi se përkrahja institucionale nuk do të mungojë. E para e shtetit shtoi se me investimet e bëra në këtë Klinikë janë përmirësuar dukshëm shërbimet.

“Ne jemi sot këtu për t’i dorëzuar 400 pako onkologjike në fund të muajit, i cili njihet si muaji rozë për të nderuar ato që fatkeqësisht për t’i nderuar ato që e kanë humbur jetën, por edhe për t’u dhënë mbështetje dhe atyre që po përballen me këtë sëmundje”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë stafin në krye me Dr.Ilirin që po bëjnë një punë të mirë dhe fatmirësisht po bëhen investime dhe po rritet numri i barnave që mbulohet nga institucionet tona, natyrisht ka ende nevojë që të investohen edhe më tutje. Tani me investimet që janë bërë, janë eliminuar shumë pengesa si me aparatura por edhe me shtretër. Diskutuam edhe për kërkesat e tjera të cilat urgjentisht do të trajtohen nga institucionet dhe si presidente do t’i mbështesë maksimalisht”, u shpreh Osmani.

E drejtori i Klinikës Onkologjike, Ilir Kurtishi, e falënderoi Osmanin për përkrahjen e vazhdueshme, duke shtuar se si Klinikë po bëjnë punë të jashtëzakonshëm në ndihmë të të gjithë pacientëve të prekur me kancer.

“Falënderoj presidenten Osmani për këtë ndihmë edhe pse duket simbolike, ka impakt edhe në aspektin psikologjik por edhe atë fizik të pacientëve. Klinika e Onkologjisë ka shënuar progres dhe po bën një punë të jashtëzakonshme në trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje. Vetë fakti se sot është dita e fundit kur përmbyllet muaji rozë, në Kosovë është bërë shumë që të ngritet vetëdija dhe kjo ka kulmuar që ne sot të gjejmë në Kosovë femra të sëmura me kancer të gjirit në faza të hershme”, deklaroi ai.

Ndërkaq Nafije Latifi, drejtoreshë e shoqatës “Jeta Vita”, tha se këto pako janë shumë të rëndësishëm, ngase të prekurit nga kjo sëmundje kanë probleme psikike me pamjen e tyre, raporton EO.

“Sot po shpërndajmë 400 pako onkologjike të cilat janë donacion i presidentes dhe kjo është një përkrahje e jashtëzakonshme për gratë të cilat po trajtohen nga kanceri i gjirit, që përveç trajtimit me sëmundje të gjirit të mos kenë probleme psikike me pamje”, u shpreh ajo.

Aktualitet

UBT feston me ceremoni solemne gradimin e Gjeneratës së 22-të të studentëve

Published

on

Në një atmosferë solemne dhe plot emocion, UBT ka shënuar ceremoninë e gradimit të Gjeneratës së 22-të të studentëve, duke i dhuruar Kosovës dhe rajonit një brez të ri profesionistësh, inovatorësh dhe liderësh të ardhshëm. Ceremonia u zhvillua në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, në dy sesione, për të mirëpritur me nderim e krenari qindra të diplomuar të programeve Bachelor dhe Master në fusha të ndryshme.

Studentët, të entuziazmuar për këtë arritje të madhe akademike, përmbyllën një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre, për të nisur tashmë një rrugëtim të ri profesional e shoqëror.

Në këtë ngjarje, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, shprehu krenarinë dhe gëzimin e tij për suksesin e studentëve, duke i përgëzuar për punën e palodhur dhe përkushtimin e treguar gjatë viteve të studimeve.

“Ky është një moment krenarie, reflektimi dhe gëzimi. Ju tashmë keni treguar se me disiplinë, vullnet dhe dije mund të arrini gjithçka. Si gjenerata e 22-të e UBT-së, ju do të mbani mbi supe përgjegjësinë për të qenë ambasadorë të dijes, inovacionit dhe vlerave që përfaqëson ky institucion”, tha Rektori Hajrizi.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik. Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, uroi studentët për suksesin e tyre, ndërsa e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e Ambasadës së Italisë në Kosovë, Refaela Rittuci.

Ceremonia u pasurua me fjalimet e ish-studentëve të UBT-së që ndanë përvojat e tyre të suksesshme.

Fortesa Kllokoqi, alumni e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, ndau rrugëtimin e saj nga studimet në Infermieri dhe Shkencat Paramjekësore në UBT, deri te puna e saj aktuale në Spitalin United.

“Rruga ime nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por ka qenë gjithmonë e vlefshme. UBT më mësoi se me punë, pasion dhe mbështetje, çdo ëndërr mund të bëhet realitet. Sot jam krenare që si ish-studente e këtij institucioni po kontribuoj drejtpërdrejt në kujdesin shëndetësor”.

Nga ana tjetër, arkitekti i njohur dhe themeluesi i Maden Group, Ideal Vejsa, foli për rrugëtimin e tij profesional pas përfundimit të studimeve Master në UBT. Ai theksoi se sfidat janë pjesë e natyrshme e profesionit, por janë ato që e bëjnë punën më kreative. “Çdo projekt është një mundësi për të testuar ide të reja dhe për të lënë gjurmë. Kjo është diçka që e mësova në UBT dhe që më ka shoqëruar në çdo hap të karrierës sime”, tha Vejsa.

Fjalë mirënjohjeje dhanë edhe disa nga studentët e diplomuar.

Marigona Doberlluka, nga Fakulteti i Psikologjisë, tha se UBT nuk është vetëm vend studimi, por edhe një hapësirë e shëndetshme dhe frymëzuese për zhvillim personal e profesional.

“Këtu mësuam se sfidat nuk janë pengesa, por mundësi për të zbuluar potencialin tonë të vërtetë. UBT është vendi ku ëndrrat marrin formë”, theksoi ajo.

Ndërsa Beatrisë Shabanaj, nga Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, e cila së shpejti do të vazhdojë studimet Master në Frankfurt me bursën prestigjioze Deutschlandstipendium, u shpreh:

“Ky institucion më ka dhënë dije, vlera dhe guxim për të synuar më lart. Sot e ndaj këtë sukses me profesorët, prindërit dhe kolegët e mi, duke besuar se secili prej nesh do të vazhdojë të bëjë ndryshim në shoqëri”.

Një moment i veçantë i ceremonisë ishte betimi solemn i studentëve, i udhëhequr nga Rinor Rexhaj dhe Fjona Sylejmani, si dhe betimi i Hipokratit i udhëhequr nga Mjellma Çollaku, duke simbolizuar përkushtimin e të diplomuarve për t’i shërbyer dijes, shëndetit dhe vendit me ndershmëri e përgjegjësi.

Atmosfera u gjallërua edhe nga interpretimet muzikore të studentëve të Fakultetit të Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit: Eda Lecaj me “I will survive”, Leona Ferati me “Firework” dhe Genta Selmani me “We are the Champions”.

Ceremonia kulmoi me hedhjen e kapelave në ajër, një moment i shumëpritur dhe simbol i përfundimit të një periudhe të mbushur me punë, përkushtim dhe sakrifica. Me këtë gjest, Gjenerata e 22-të e UBT-së nisi zyrtarisht kapitullin e ri të jetës së saj.

UBT, me dy dekada përvojë dhe arritje, po dëshmon edhe një herë se mbetet lider kryesor i arsimit, inovacionit dhe zhvillimit në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Lajmet

Vendimi i ShBA-së, PDK: Dëmi më i madh politik, diplomatik dhe strategjik i Kurtit

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën, duke thënë se ky proces i cili ishte menduar të forconte marrëdhëniet tona ekonomike, politike, diplomatike dhe të mbrojtjes.

Sipas PDK-së, ky zhvillim i rëndë është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të pamatura dhe të papërgjegjshme të Qeverisë në largim dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti.

“Sjellja e tij ka cenuar besimin dhe partneritetin me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm strategjik, ShBA-në, vendin që ka qenë dhe mbetet mbështetësi më i madh i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. Ky është dëmi më i madh politik, diplomatik dhe strategjik që i është shkaktuar Republikës së Kosovës në 25 vitet e lirisë së saj, duke cenuar drejtpërdrejt raportet me aleatin tonë kryesor dhe duke e vënë në pikëpyetje besueshmërinë ndërkombëtare të shtetit tonë. Për më shumë se dy dekada, marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në kanë qenë të pakontestueshme, të bazuara mbi vlera të përbashkëta të lirisë, paqes dhe demokracisë. Sot, për shkak të një qeverisjeje që ka zgjedhur konfliktin mbi bashkëpunimin dhe populizmin mbi përgjegjësinë, këto raporte po vendosen në rrezik”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës rithekson se marrëdhënia me ShBA-të është interes jetik dhe kombëtar i Kosovës, i pakrahasueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Ne mbetemi të përkushtuar për ta ruajtur, forcuar dhe zgjeruar këtë partneritet në çdo rrethanë.

“Qytetarët e Kosovës e dinë se aty ku ka qenë PDK në qeverisje, marrëdhëniet me ShBA kanë qenë gjithmonë të konsoliduara dhe në rritje. Prandaj, ky dëm që i është shkaktuar Kosovës nga Qeveria në largim duhet të shërbejë si thirrje alarmi për të gjithë: partneriteti me Shtetet e Bashkuara nuk është një çështje e zakonshme politike, por themeli i sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes sonë. Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet që ky partneritet të mbetet i pathyeshëm dhe gjithmonë në funksion të interesave të popullit të Kosovës. Kosova është e popullit të saj, i cili ka ndërtuar lirinë e vet me mbështetjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përtej gabimeve të një qeverie të përkohshme, besimi i qytetarëve të Kosovës në miqësinë dhe partneritetin me ShBA-të ka qenë dhe do të mbetet i pathyeshëm, sepse kjo lidhje është më e fortë se çdo interes i përkohshëm politik dhe është rrënjosur thellë në historinë dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, thuhet në deklaratë..

Pas sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe tani vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik, është bërë krejtësisht e qartë se vendi po rrëshqet në një drejtim të rrezikshëm për shkak të një qeverie të papërgjegjshme. Kjo është koha e fundit që të gjitha forcat politike properëndimore, me vetëdije shtetformuese, të bashkohen dhe t’i japin Kosovës një qeveri të përgjegjshme, e cila e rikthen vendin në rrugëtimin e sigurt të integrimit euroatlantik – aspiratë e përhershme e popullit të Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku pritet në Ambasadën Amerikane pas pezullimit të Dialogut Strategjik

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është parë sot duke hyrë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, vetëm pak minuta pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.

Abdixhiku ka mbërritur në objekt rreth orës 15:00, ku pritet të zhvillohet një takim me përfaqësues të ambasadës amerikane.

Para këtij takimi, kreu i LDK-së reagoi përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se “është koha të bëhemi bashkë, t’i japim fund kësaj çmendurie politike”./UBTnews

Continue Reading

Lajmet

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën për një kohë të pacaktuar

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar të premten se Uashingtoni ka vendosur të pezullojë për një periudhë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.

Në deklaratën e publikuar nga Ambasada thuhet se ky vendim është marrë për shkak të shqetësimeve rreth veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë kontribuar në rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërisë, duke vështirësuar bashkëpunimin produktiv mbi prioritetet e përbashkëta.

Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, thuhet në deklaratë.

Dialogu strategjik kishte për synim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve, në interes të qytetarëve.

Continue Reading

Të kërkuara