Lajmet

Osmani kërkon forcim të bashkëpunimit dhe koordinimit mes Kosovës dhe Shqipërisë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë ka bërë thirrje për forcimin të koordinimit dhe bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

Osmani nga foltorja e Kuvendit të Kosovës po ashtu kërkoi nga Kosova dhe Shqipëria që ta ngritin zërin për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc.

E para e vendit, Vjosa Osmani u shpreh se Shqipëria dhe Kosova duhet të ndërtojnë bashkëpunim më të madh e koordinim më të shpeshtë.

Prosperiteti i Kosovës dhe Shqipërisë është detyrë që na përket të gjithë liderëve, institucioneve dhe gjithsecilit qytetar. Secili prej nesh duhet ta luaj rolin e tij në avancimin e vizionit të shteteve dhe të qytetarëve tanë brenda familjes së kombeve evropiane. Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është e rrënjosur në histori në sakrifica të panumërta dhe në një vizion të përbashkët për të ardhmen. Kjo lidhje nuk është thjesht simbolike, është një themel i pathyeshëm mbi të cilin duhet të ndërtojmë bashkëpunim më të madh e koordinim më të shpeshtë. Shqipëria dhe Kosova nuk janë vetëm dy shtete të pavarura, por janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh, të bashkuar nga një histori e lavdishme dhe një e ardhme e ndritur që po ndërtohet dita-ditës”, tha ajo.

Presidentja Osmani duke shprehur angazhimin e Kosovës për integrimin në Bashkimin Evropian, uroi Shqipërinë për suksesin e saj në negociatat me BE-në.

Osmani tha se padrejtësitë ndaj Kosovës sa po vijnë dhe po rriten dhe për t’i tejkaluar këto pengesa, vendit i duhet mbështetja e Shqipërisë.

Fatkeqësisht pengesat me të cilat përballet Kosova në këtë rrugëtim janë tejet të mëdha, padrejtësitë ndaj popullit të Kosovës sa vijnë e rriten. Për t’i tejkaluar këto pengesa suksesshëm na duhet mbështetja e vazhdueshme e Shqipërisë. Bashkimi Evropian do të jetë më i sigurt më i qëndrueshëm dhe më i plotë me shtetet tona si pjesë e tij. Anëtarësimi i Kosovës në NATO ndërkaq do t’i jap përfundimisht fund apetiteve hegjemoniste e destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës. Për të arritur këtë të ardhme të përbashkët është jetike që ne ta forcojmë vazhdimisht koordinimin, komunikimin e bashkërendimin ndërmjet dy shteteve tona. Në veçanti është me rëndësi unifikimi i politikës tonë të jashtme si dhe bashkëpunimi ynë në mbrojtje të pavarësisë së arritur me aq shumë sakrifica të Kosovës dhe sovranitetit të shtetit tonë. Po ashtu bashkëpunimi në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve pavarësisht ku jetojnë ata”, theksoi Osmani.

Nga Kuvendi i Kosovës, presidentja Vjosa Osmani bëri thirrje që të ngritët zëri për padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc i kanë sytë kah ne, atyre vazhdimisht u shkelen të drejtat në mënyrë flagrante përderisa bota demokratike po i mbyll sytë para këtyre shkeljeve. Ne duhet ta ngirisim zërin si kurrë më parë në mënyrë që të ndërpriten këto shkelje ndaj popullit shqiptar të cilët jetojnë në këto treva”, u shpreh Osmani.

Derisa për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut për ligjin për gjuhët ajo tha se nuk duhet qëndruar të heshtur e as sy mbyllur para këtyre tendencave të qarta.

Para ligjvënësve kosovar dhe shqiptar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë, një Kosovë më e suksesshme e ngrit edhe më lartë Shqipërinë.

Kjo seancë e përbashkët parlamentare duhet të shërbej si një thirrje për veprim si një kujtesë së qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie edhe më të mëdha edhe përpjekje më të palodhshme. Ne po jetojmë në një kohë të trazuar e cila kërkon bashkëpunim dhe qëllim. Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo nuk është thjesht një zgjedhje, por një domosdoshmëri një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë, një Kosovë më e suksesshme e ngrit edhe më lartë Shqipërinë“, u shpreh ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh po ashtu se “Shqipëria gjithherë ka qenë më shumë se një shtet motër dhe vazhdon të jetë shtyllë e fortë për Kosovën”.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara