Lajmet

​Kurti në mbledhjen e dy kuvendeve: Mund të ketë akte sporadike terroriste në veri

Published

on

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se në veri të Kosovës “mund të ketë akte sporadike terroriste”, por që siç theksoi ai, nuk ka më burime të brendshme për cenimin e sigurisë. Në mbledhjen e dy kuvendeve që po mbahet në Prishtinë, Kurti theksoi se dy sulmet terroriste ndaj Kosovës nga Serbia e kanë bërë çështje urgjente anëtarësimin në NATO.

Shefi i ekzekutivit para deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë tha se rezultatet e deritanishme të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të prekshme për qytetarët.

Kurti theksoi se po punojnë që të ketë lëvizje pa asnjë kontroll të qytetarëve në kufi.

“Siç e ka thënë poeti dhe prozatori ynë i mirënjohur Primo Shllaku ‘kufiri ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është si kufiri ndërmjet dy barkusheve të zemrës’. E kuvendet kanë rol të rëndësishëm për miratimin e marrëveshjeve dy palëshe dhe po ashtu edhe për monitorimin e zbatimit të tyre. Komisionet e përbashkëta parlamentare, të ngritura enkas për marrëdhëniet dhe marrëveshjet mes të dyja vendeve besojnë se do të ndihmonin në këtë drejtim. Kemi punë përpara jo vetëm ndaj qytetarëve tanë por edhe për të ndihmuar për sigurinë e jetës së dinjitetshme tek shqiptarët në shtetet fqinje. Në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, por sidomos në Luginë të Preshevës në Serbi. Shqiptarët nën Serbi janë komuniteti etnik më i diskriminuari në Evropë, prandaj ata meritojnë vëmendje më të madhe në bashkërendimin e politikave rajonale të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës. Shqiptarët nuk janë fajtor që janë autokton”, u shpreh ai.

Në mbledhjen e dy kuvendeve që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se Kosova i gëzohet faktit që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe vend kandidat i Bashkimit Evropian. Kurti përmendi dy sulmet terroriste të Serbisë ndaj Kosovës, për çka tha se këto raste e kanë bërë çështje urgjente anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Sulmet terroriste ndaj Kosovës, ai në Banjskë dhe ky i fundit në kanalin e ujësjellësit Ibër-Lepenc nga veriu në jug, që vijnë nga e njëjta adresë Serbia, e nëse nuk është Serbia është edhe Serbia dhe Rusia bashkë e kanë bërë këtë çështje urgjente – anëtarësimin e Kosovës në NATO. Forca e Sigurisë së Kosovës është në lartësinë e detyrës që kërkon standardet e aleancës dhe ne besojmë që Shqipërinë e kemi në krah të përpjekjeve tona për të tejkaluar pengesat politike ndaj anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë organizatë”, deklaroi shefi i ekzekutivit.

Para deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë, Kurti tha se është shtrirë sovraniteti në veri të Kosovës dhe se ka integritet territorial.

“Sot që po flasim në Kosovë mund të ketë akte sporadike terroriste, por nuk ka më burime të brendshme që mund të na i cenojnë sigurinë apo stabilitetin. Terrorizmi i paramilitarëve të orkestruar dhe financuar nga Serbia është shprehje e pafuqisë së tyre. Dikur nuk kanë bërë akte terroriste sepse e kishin krejt në kontroll, tash që e kanë humbur kontrollin bëjnë akte terroriste. Por ky është fundi i tyre. Aktet e tyre terroriste janë dëshpërimi i tyre, janë fundi i sundimit të tyre”, përfundoi Kurti.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara