Lajmet

Osmani i quan raciste deklaratat e Stanos: S’i pyet shtetet fqinje kur kalon urat në shtetin e tij

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur raciste deklaratat e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, duke thënë se “Stano s’e pyet asnjë nga shtetet fqinje kur e kalon urën e vet”.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se hapja e urës për qarkullim nuk duhet të jetë pjesë e bisedimeve në takimet e procesit të dialogut.

“Sa i përket Bashkimit Evropian deklaratat e zëdhënësit të këtij institucioni janë mbi të gjitha raciste kështu që as nuk besoj që meritojnë më shumë vëmendje nga ana ime. Unë jam deklaruar në raport të atyre deklaratave të tyre raciste nuk ka as një arsye dhe kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e çështjes së hapjes së Urës së Ibrit në Bruksel”.

“Nuk kemi çka e pyesim Serbinë, njësoj sikurse ky zëdhënësi më duket është nga Sllovakia nuk e pyet asnjë nga shtetet fqinje kur e kalon urën e vet. Pra, nuk ka çka pyetet Serbia për një urë brenda territorit të Kosovës, dialog për këtë temë nuk do të duhej të pranonte askush, do të duhej të ishte kundër kushtetuese dhe kundër sovranitetit”, ka pohuar Osmani./UBTNews/

Lajmet

Dukagjini mposht Gjilanin në Superligën e Kosovës

Published

on

Dukagjini duket se i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës, e kjo u dëshmua edhe sot kur mposhti ekipin e Gjilanit me rezultat 0-2.

Golat i realizoi Mërlaku në minutën e 5-të dhe ganezi Basit Abdul Khalid i cili arriti të shënoj në minutën e 84-të.

Me këtë fitore Dukagjini, mbetet në pozitën e 4-të ku ka gjithsej 17 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e 8-të me 11 pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ballkani shënon fitore ndaj Malishevës

Published

on

Skuadra e Ballkanit ka regjistruar një fitore të madhe në javën e 11-të të Albi Mall Superligës, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim ndaj Malishevës.

Verdhezinjtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar nga fillimi deri në fund, ku goli i parë erdhi herët, në minutën e 7-të, kur Almir Kryeziu shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Ballkani shpërtheu me katër gola të tjerë.

Bleart Tolaj realizoi dy herë, në minutat 47 dhe 61, me asistime nga Kryeziu dhe Giovanni. Më pas, vetë Giovanni u fut në listën e golashënuesve në minutën e 70-të, pas një pasimi të saktë nga Valentin Serebe.

Ky i fundit vulosi fitoren e thellë në minutën e 76-të me një gol të bukur, pas asistit të Geralb Smajlit.

Pas këtij suksesi bindës, Ballkani arrin fitoren e gjashtë sezonale dhe ngjitet në kuotën e 22 pikëve, duke ruajtur pozitën e dytë në renditje.

Në xhiron e ardhshme, skuadra nga Suhareka pret në shtëpi Ferizajn./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Cristiano Ronaldo arrin shifrën 950 gola

Published

on

Ylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, po vazhdon të shkruajë histori në futboll, duke arritur shifrën prej 950 golash në karrierë.

Në vitin 2025, 40-vjeçari ka realizuar 34 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 38 ndeshje, duke treguar se mbetet vendimtar si për klubin ashtu edhe për Kombëtaren e Portugalisë, ku synon të jetë lider edhe në Botërorin 2026.

Ronaldo, legjendë e Real Madrid dhe Manchester United, po vijon të jetë “i pangopur” me rekorde./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

11 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit turistik në Kenia

Published

on

Zyrtarët në Kenia kanë njoftuar se kanë vdekur 10 turistë evropianë dhe një pilot vendas pas rrëzimit të aeroplanit turistik në Kenia.

Aeroplani po fluturonte nga vendpushimi i njohur plazhi i Dianit drejt një piste uljeje në parkun e famshëm botëror të lojërave të fatit Maasai Mara kur u rrëzua në orën 05:30 sipas kohës lokale (02:30 GMT), tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Kenias (KCAA).

Mombasa Air Safari tha se aeroplani mbante tetë hungarezë, dy gjermanë dhe një pilot kenian, të cilët të gjithë kishin vdekur në rrëzim, shkruan BBC.

“Fokusi ynë kryesor tani është ofrimi i të gjithë mbështetjes së mundshme për familjet e prekura”, shtoi ajo në një deklaratë./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara