Lajmet

Osmani: Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie

Published

on

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

Sipas saj suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë.

Këtë përshkrim Osmani e ka bërë duke ia bashkangjitur një foto të takimit që kishe me komandantin e KFOR-it Ozkan Ulutas.

Ndryshe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se është kundër diskutimit për Urën e Ibrit në Bruksel.

Ajo tha se i qëndron prapa deklaratave të mëhershme se duhet të bëhet hapja e Urës së Ibrit, porse duhet të bëhet në koordinim me SHBA-në dhe NATO-n.

Osmani potencoi se kjo urë nuk është dashur të mbyllej kurrë, por duhet siguruar që kur të hapet të mbetet ashtu.

Lajmet

Presidentja Osmani nis vizitën në Zvicër, pritet nga presidentja zvicerane

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot nga Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor – rezidenca zyrtare e Këshillit Federal të Zvicrës.

Kjo pritje u zhvillua në kuadër të vizitës shtetërore që Presidentja Osmani po realizon këto ditë në Zvicër.

Në takim me Presidenten Osmani janë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Qemajl Aliu, kryetari i Komunës së Shtimes.

Pas takimit bilateral, Presidentja Osmani do të pritet me nderime ushtarake në Sheshin Federal në Bernë. Më pas, të dyja presidentet do të japin deklarata për media nga Ndërtesa e Parlamentit/Këshilli Federal.

Vizita do të vazhdojë me një konferencë të përbashkët për media të dy lidereve, ku pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe roli i diasporës kosovare në Zvicër.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu një takim me mërgatën shqiptare në qytetin e Gjenevës.

Continue Reading

Lajmet

Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

Published

on

By

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në kuadër të një turneu që do ta nisë më 21 maj në Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur Shërbimi Diplomatik i BE-së.

Kallas do të udhëtojë edhe në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut gjatë vizitës së saj të dytë në rajon, ka njoftuar Brukseli, të mërkurën.

Në Kosovë, përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim të BE-së.

Shefja e diplomacisë evropiane ka planifikuar të mbajë edhe një konferencë për media, më 22 maj.

Kallas do ta vizitojë Kosovën në kohën kur autoritetet kosovare po përsërisin thirrjet për heqjen e masave ndaj vendit nga ana e BE-së, madje kanë kërkuar që kjo të ndodhë para vazhdimit të dialogut për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë.

BE-ja, në anën tjetër, ka kërkuar shtensionim situate në Kosovë, teksa Kosova po vazhdon me mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, gjë që ka nxitur reagimin e Brukselit.

Në Prishtinë, Kallas pritet të vizitojë edhe Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), si dhe komandantin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, Enrico Barduani.

Vizita e Kallasit në Prishtinë këtë javë ishte paralajmëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se për shkak të vizitës së saj të planifikuar zyrtare në Zvicër nuk do të mund ta priste kryediplomaten evropiane në Kosovë.

Para vizitës në Kosovë, Kallas do të qëndrojë në Serbi.

BE-ja ka njoftuar se Kallas do ta takojë në Beograd presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministrin Gjuro Macut, si dhe ministrin e Jashtëm, Marko Gjuriq, atë për Integrime Evropiane, Nemanja Staroviq, dhe kryetaren e Kuvendit, Ana Bërnabiq, dhe grupet parlamentare opozitare.

Ndërkaq, kryediplomatja evropiane në Shkup do ta takojë kryeministrin Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur Brukseli.

Në kryeqendrën maqedonase, Kallas “do ta hapë Dialogun e parë për Siguri dhe Mbrojtje ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti, Timço Mucunski”, ka njoftuar Shërbimi Diplomatik i BE-së./REL/

Continue Reading

Lajmet

KQZ-ja vendos për ndalesën e fondeve ndaj partive politike

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me dy pika kyç në rendin e ditës që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në proceset zgjedhore dhe financimin e partive politike.

Ndër pikat më të rëndësishme është edhe vendimi për ndalimin e mjeteve financiare nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike, për të gjitha ato parti që janë dënuar me gjoba nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë fushatës së fundit zgjedhore.

Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike ka bërë të ditura shumën e gjobave që do t’u ndalohen këtyre partive nga fondi:

Lëvizja Vetëvendosje: 212,500 euro

Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 144,500 euro

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 136,600 euro

Koalicioni AAK-Nisma: 72,300 euro

Sloboda, Pravda i Opstanak: 3,500 euro

Të gjitha këto mjete do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-së, si pjesë e mekanizmit të sanksioneve për shkeljet gjatë fushatës.

Ky vendim pritet të shënojë një precedent të rëndësishëm në raportin ndërmjet transparencës financiare dhe ndëshkueshmërisë në proceset zgjedhore në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Kica-Xhelili: Marrëveshja politike e domosdoshme për formimin e institucioneve – LVV mban përgjegjësinë

Published

on

By

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, tha se një marrëveshje politike është e domosdoshme për formimin e institucioneve të reja dhe theksoi se përgjegjësia bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo kritikoi qasjen e Albin Kurtit dhe deklaratat e tij lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke shtuar se nuk ka nevojë t’i komentojë më tej.

Le ta votojnë Albulenën dhe të më testojnë mua. Nëse ti dëshiron ta zgjedhësh kryetarin e Kuvendit që ta nisësh orën demokratike, shko urdhëro te ato parti politike që të kanë ofruar madje edhe emra. Testoji tash ti ata. Pse po kërkon të të testojnë ty? Testoji ti ata, ta shohësh nëse e kanë të mirëqenë propozimin për dy kandidate gra madje. Wshtw njëfarë domosdoshmërie e secilit që ta gjejë fajtorin diku tjetër. Nuk mund të bëhet asnjëherë kryetari i Kuvendit pa marrëveshje politike, sepse kërkohen 61 deputetë që asnjëherë nuk i kanë takuar një partie politike si tërësi. Nëse jo me partitë tjera, është dashur të bëhet marrëveshje me partitë minoritare, sepse janë edhe nënkryetarët e tyre. Ne nuk jemi të obliguar ta votojmë një person, në mendësinë antikushtetuese të të cilit ne nuk e gjejmë veten”, tha ajo.

Sa i përket prononcimeve të deputetit Kurti, nuk vlerësoj që as kam nevojë më të komentojë, për faktin që ne kemi parashtruar kallëzim penal ndaj tij, sepse mënyra se si ai vazhdon të shkojë në qeveri, t’i shfrytëzojë mjetet e qeverisë, të marrë vendime të kundërligjshme, e bën ploitësisht të padenjë që ta komentojë”, tha ajo.

Continue Reading

Të kërkuara