Lajmet

Osmani: Fokusi im është rritja e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në biznes

Këto deklarime e para e shtetit i bëri në ditën e tretë të Forumit të Biznesit në Kosovë.

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se fokusi i saj është që të rris pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në biznes. Këto deklarime e para e shtetit i bëri në ditën e tretë të Forumit të Biznesit në Kosovë, duke shtuar se rrugëtimi i grave në biznes është duke u përballur me sfida të ndryshme, andaj edhe kërkoi që të krijohet një mjedis në mënyrë që grave të mos ju duhet që të zgjedhin mes punës dhe familjes.

“Më vjen mirë që po e fillojmë këtë ditë së bashku dhe mendoj që në mesin tuaj ka një forcë shtytëse e pozitive. Natyrshëm se fokusi im është tek pjesëmarrja e grave dhe vajzave në biznes”, tha ajo.

Sipas saj, përfshirja e barabartë është çelësi kryesore për zhbllokim e parakusht për mirëqenien e përbashkët.

“Kur gratë janë aktive në shoqëri vet shoqëritë përparojnë, bota po përjeton ndryshim e në krye të saj janë vet gratë. Rruga drejtë barazisë gjinore është e gjatë dhe duhet të luftohen vazhdimisht steriotipet e paragjykimet”, tha ajo.

Presidentja Osmani tha se gratë janë shumë më shumë se kaq, burim i energjisë transformuese, e që po dëshmohet edhe përmes lidershipit përmes organizatave, startup-ve e megjithatë rrugëtimi i tyre është plotë sfida, me jo balancë mes jetës private e asaj profesionale.

“Oraret fleksibile të punës, përkujdesjen ndaj fëmijëve përmes çerdheve, krijimi i mjedisit ku gratë nuk duhet të zgjedhin mes jetës profesionale dhe asaj private sepse mund ti kenë të dyjat”, tha ajo.

Astrit Panxha, themelues i Forumit të Biznesit Kosovar tha se gratë në Kosovë punojnë shumë por nuk reflektohen në statistika te vendit, andaj është detyrë që të punohet së bashku.

“Ne duhet të ndërtojmë fabrika, mirëpo bashkë më to edhe kopshte e shkolla të reja pasi shumë gra nuk kanë ku ti lejnë fëmijët e tyre, gratë punojnë shumë por nuk reflektohen në statistika te vendit. Ekzistojnë një vend në parajsë për burrat që nuk i pengojnë gratë pasi ato nuk duhet të fuqizohen nga burrat e as të pengohen nga ta”, u shpreh Panxha.

Lajmet

​Kosova intensifikon përgatitjet, vetëm një pikë larg ‘play-off’-it historik

Published

on

Pas seancës stërvitore të së hënës, Kombëtarja e Kosovës do të vazhdojë përgatitjet edhe sot nga ora 11:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në stërvitjen e parë të mbajtur një ditë më parë, nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, morën pjesë dhjetë futbollistë: Visar Bekaj, Faton Maloku, Ilir Krasniqi, Leard Sadriu, Mërgim Vojvoda, Veldin Hoxha, Valon Berisha, Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani.

Ndërkohë, pjesa tjetër e lojtarëve të ftuar nga Foda zhvilloi rigjenerim në palestër në hotel, pas angazhimeve me klubet e tyre gjatë fundjavës.

Dardanët do të përballen të shtunën në Lubjanë me Slloveninë, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllin të martën e ardhshme me ndeshjen ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”.

Pas shtatë ndeshjeve të luajtura, Kosova renditet e dyta në grup me shtatë pikë, tri më pak se Zvicra lidere. Sllovenia ndodhet e treta me tri pikë, ndërsa Suedia është e fundit me një pikë.

Vendi i parë i grupit siguron kualifikimin direkt në Botëror, ndërsa skuadra e vendit të dytë do të ketë mundësinë të garojë në fazën e ‘play-off’-it. Për të siguruar këtë fazë, Kosovës i mjafton një pikë, megjithëse ekzistojnë ende gjasa edhe për kualifikim të drejtpërdrejtë, gjithçka do të vendoset në dy ndeshjet e fundit të grupit./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

4 policë para suspendimit, ​keqtrajtuan dy qytetarë brenda ndërtesës së policisë

Published

on

Departamenti i Hetimeve i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë në detyrë në Stacionin Policor të Podujevës, për tejkalim të autorizimeve gjatë përdorimit të forcës.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda zyrave të stacionit policor kanë keqtrajtuar dy qytetarë, njëri prej tyre i mitur, që ndodheshin në ndalim.

Hetimet ndaj katër zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt me dyshimin për se kanë kryer veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

IPK nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin e keqtrajtimit të dy qytetarëve brenda ambienteve të policisë dhe as kohën kur ka ndodhur rasti, por ka thënë se hetuesit në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë pritet të ndërmarrin veprime të tjera hetimore për të sqaruar rrethanat./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

​SHBA pezullon pjesërisht sanksionet e Aktit të Cezarit ndaj Sirisë për 180 ditë

Published

on

SHBA-ja ka pezulluar pjesërisht vendosjen e sanksioneve të Aktit të Cezarit ndaj Sirisë për 180 ditë, njoftoi  Departamenti i Thesarit.

Sipas Zyrës e Kontrollit të Aseteve të Huaja të Thesarit (OFAC), pezullimi zëvendëson një heqje dorë të 23 majit, e cila gjithashtu dha një përjashtim 180-ditor nga sanksionet e detyrueshme të Aktit të Cezarit, dhe përfaqëson angazhimin për lehtësimin e vazhdueshëm të sanksioneve për Sirinë.

Ky veprim përkoi me vizitën historike të presidentit sirian Ahmad al-Sharaa në Uashington.

Pezullimi ndalon vendosjen e sanksioneve të Aktit të Cezarit, përveç transaksioneve të caktuara që përfshijnë qeveritë e Rusisë dhe Iranit, ose transferimet e mallrave, teknologjisë, softuerëve, fondeve, financimit ose shërbimeve me origjinë ruse ose iraniane, sipas këshillimit.

Akti i Mbrojtjes Civile të Sirisë i vitit 2019, i quajtur Cezar, ka qenë një element qendror i politikës amerikane që bën presion mbi ish-regjimin sirian të Bashar Assadit, i cili u rrëzua dhjetorin e kaluar.

Sanksionet bllokojnë investimet ndërkombëtare dhe transaksionet ekonomike që përfshijnë qeverinë siriane dhe bashkëpunëtorët e saj.

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa u takua sot me kongresistin republikan Brian Mast dhe presidentin e SHBA-së Donald Trump, vizita e parë e një udhëheqësi sirian në Uashington që nga pavarësia e vendit në vitin 1946./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Prezantohen planet e Kupës së Botërorit 2026

Published

on

Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum prezantoi planet e Kupës së Botës 2026 në kompleksin kulturor Los Pinos në Meksiko Siti.

Në event morën pjesë gjithashtu përfaqësuesja e qeverisë për Kupën e Botës 2026 Gabriela Cuevas, drejtori kryesor i Turneut FIFA për Meksikën Jurgen Mainka dhe sekretarja e Brendshme Rosa Icela Rodriguez.

Zyrtarët theksuan gatishmërinë e Meksikës për të bashkorganizuar turneun së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, duke përshkruar përgatitjet për infrastrukturën, sigurinë dhe mikpritjen.

Kupa Botërore 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026, dhe do të jetë turneu i parë që organizohet nga tri shtete.

Vendi kryesor pritës i ndeshjeve është Shtetet e Bashkuara, ndërsa Kanadaja dhe Meksika do të jenë organizatorët ndihmës. /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara