Lajmet

Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin në NATO që të punojë drejt stabilitetit

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte ka thënë se Kosovës i duhet bashkëpunimi me NATO në rrugëtimin që Kosova të ketë një ushtri të mirë mobilizuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova e ka arritur në dy për qind për qind GDP për ushtri dhe këtë synojmë që ta rrisimi.

“Para 25 vitesh shumica prej nesh kemi qenë të rinj që dolëm t’i presim ushtarët e NATO të cilët po priteshin si heronj. Prandaj populli i Kosovës do të ketë mirënjohje për çdo shtet që e mbrojti Kosovën. Synimi ynë strategjik, siç e thatë ju në Bosnjë është e vërtet që të mos ketë vakume të sigurisë. Kosova e ka arritur në dy për qind për qind GDP për ushtri dhe këtë synojmë që ta rrisimin dhe gjithashtu së shpejti do t’i kemi edhe dronët”, tha ajo.

Osmani ka folur dhe për sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Mungesa e përgjegjësisë së autorëve, ajo theksoi se  vetëm sa ka shtuar sulmet e grupeve kriminale në veri.

“Sulmet në veri dhe trupave të NATO të organizuara nga strukturat serbe janë dëshmi e këtij rreziku. Ne i bashkohemi thirrjeve tuaja për përgjegjësi sa i përket sulmit ndaj NATO-s në veri që la 93 ushtarë dhe tre prej tyre shumë rëndë. Ne do të vazhdojmë të jemi aleat i përbashkët kundër luftës hibride dhe stabilitetit i rajonit është i lidhur ngushtë me integrimin e vendeve të rajoni. Është koha që Kosova ta ketë vendin në aleancë që të punojë drejt stabilitetit”, tha ajo.

Mark Rutte, pas takimi me Osmanin do të takohet edhe me kryeministrin e  Kosovës, Albin Kurti.

Lajmet

Komisioni miraton projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Published

on

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

Kryetari i Komisionit, Fahrush Rexhepi, ka bërë të ditur se komisioni ka pranuar raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, i cili përmban 12 amendamente.

“Ne kemi marrë raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, ky raport ka 12 amendamente”, ka deklaruar Rexhepi, raporton EO.

Ndërkaq, shqyrtimi i fushëveprimit të Komisionit dhe i Planit të Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026 është shtyrë për mbledhjen e radhës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbytjet në Stamboll: 14-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike, mbi 2.500 raportime për motin e keq

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas mediave turke, i mituri me inicialet M. I. shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Janë raportuar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe dhjetëra raste të personave të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave, reshjet kanë prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete. Shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime janë përmbytur, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Postoi foto me armë në rrjete sociale, dy persona shoqërohen në polici në Suharekë

Published

on

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi njëri prej tyre kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 10:30, në fshatin Krushic. Gjatë rastit është bërë e ditur se pistoleta me gaz i përkiste të dyshuarit tjetër.

Arma, së bashku me një karikator, është konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara