

Lajmet
Osmani e quan ditë historike nënshkrimin për aplikim në BE
Osmani ka thënë se me nënshkrimin e aplikimit, Kosova po shkon një hap më afër drejt Bashkimit Evropian.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiPresidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në një fjalë rasti, Osmani ka thënë se me nënshkrimin e aplikimit, Kosova po shkon një hap më afër drejt Bashkimit Evropian.
Osmani tha kjo se është ditë historike për vendin, është moment historik. Presidentja shtoi se ky është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive dhe ambicies sonë të patjetërsueshme.
“Sot është një ditë historike dhe është moment historik, 14 dhjetori ka një histori moderne në Republikën e Kosovës, ku shënojmë themelimin e ushtrisë tonë dhe aplikimin për në Bashkimin Evropian. Ne jemi sot së bashku për të sjellë vendin tonë një hap më afër Bashkimit Evropian. Për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk ka pasur asnjëherë alternativ tjetër. Ky akt i dedikohet të gjithë qytetarëve të vendit tonë, por mbi të gjitha ky moment i dedikohet çdo fëmijë, gruaje e burri të Kosovës ku u përballëm padrejtësi me gjenocid. Kosova është mishërim i vlerave dhe shteti më i ri në kontinentin më të vjetër, vend i mediave të lira, garantues i lirive fetare. Rruga jonë përpara është e qartë. Ne jemi të vendosur që t’ia dalim me sukses dhe ne do ta bëjmë pjesën e punës sonë në mënyrë që BE-ja ta ketë më të lehtë pjesën e punës së vet”, deklaroi ajo.
Nënshkrimi u bë në një ceremoni zyrtare në ambientet e presidencës.
Lajmet
Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Kurtin, rithekson nevojën e arritjes së një marrëveshje politike
Published
13 minutes agoon
June 27, 2025By
UBTNews
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm të ftuar nga lideri i LVV-së, Albin Kurti.
Limaj, para fillimit të seancës konstituive e cila po mbahet për herë të 38-të, tha se aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për krizën politike në Kuvend tregon nevojën dhe domosdoshmërinë e arritjes së një konsensusi dhe marrëveshje politike për zgjedhjen e trupave të Kuvendit.
“Gjykata thotë uluni, bashkëbisedoni, tentoni të krijoni konsensus ose marrëveshje politike. Çështja ka mbetur këtu dhe këtu ka qenë edhe dje. Asnjë zgjidhje tjetër…(Pjesëmarrja në takim me Kurtin )Sigurisht se po…Duhet marrëveshje politike ashtu si në cdo demokraci të qytetëruar. Në këtë drejtim Nisma është e hapur”, tha ai.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar ndaj aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.
Kryeministri në detyrë, Kurti ka thënë se aktgjykimi thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.
Kurti ka ftuar të gjithë krerët e subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00.
“Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, ka shkruar Kurti.
Lajmet
VV insiston në votim të fshehtë: Deputetët opozitarë shkelën Kushtetutën për tridhjetë seanca me radhë
Published
15 minutes agoon
June 27, 2025By
UBTNews
Lëvizja Vetëvendosje nuk do të heq dorë nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit përmes votimit të fshehtë.
Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, pas ndërprerjes së vazhdimit të seancës konstituive për herë të 38-të, tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për krizën në Kuvend thotë se zgjedhja e trupave të legjislativit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare.
Sipas tij, votimi i fshehtë i kryekuvendarit nuk është shkelje kushtetuese, madje ai shtoi se e njëjta u dëshmua edhe në aktgjykim të Kushtetueses.
“Kjo është faqja e vendimit. Këtu te konstatimet kemi dy pika. Në asnjërën prej tyre, Gjykata Kushtetuese ka thënë se votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën siç po tentohet të prezantohet gabimisht dhe rrejshëm nga opozita. Po besoj i keni dëgjuar deklaratat jo serioze por në asnjë pikë të këtij vendimi nuk thuhet një gjë e tillë. Përkundrazi, në paragrafin 141 dhe 180, Gjykata Kushtetuese veç sa e ka rikonfirmuar se votimi i fshehtë është një prej mënyrave që mund të përdoret për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit… Gjykata Kushtetuese ka rikonfirmuar se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim. Pra nuk mund të vihet në seancë konstituive dhe mos të votohet. Mosvotimi fare është shkelje kushtetuese. Që nga data 1 maj, për 30 seanca me radhë të gjithë deputetët e opozitës kanë shkelur Kushtetutën duke mos marrë pjesë në votim”, tha ai.
Ndërkaq, kryetarja e partisë Guxo, deputetja Donika Gërvalla, tha se Gjykata Kushtetuese ka mundur të nxjerrë një vendim më konkret, pasi sipas saj i njëjti ishte shumë i përgjithshëm.
Megjithatë, sipas saj, është përcaktuar nevoja që të gjithë deputetët të marrin pjesë në votim dhe që votimi i fshehtë nuk është antikushtetues.
Madje ajo akuzoi deputetin e PDK-së, ish-ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin, për deklarimet e tij se aktgjykimi i Kushtetueses tregon devijimin kushtetues që LVV-ja ka bërë në mbi dy muaj të vazhdimit të seancës konstituive.
“Tre gjëra shumë të qarta i ka thënë vendimi i Kushtetueses edhe pse është një vendim goxha i përgjithshëm, edhe pse dorën në zemër mund të ishte më konkret dhe mund të jepte rrugëdalje. Të gjithë deputetët obligon Kushtetuta të marrin pjesë në seancë dhe i obligon të marrin pjesë në votim. Nuk mundesh me ardhur në Kuvend me ardhur kot, por kur vjen në Kuvend duhet të votosh. Askush se imponon të votosh për kandidatin tonë, por duhet të votosh. E dyta është se secili deputet në Kuvendin e Kosovës nuk vjen aty për të bllokuar por për t’i dhënë drejtim konstituimit të Kuvendit. Pyetja që Kushtetuesja s’i ka dhënë përgjigje është se çka ndodh pas tridhjetë ditësh. Unë besoj se nuk do të sfidohemi përsëri që pas tridhjetë ditësh të kemi nevojë për zgjidhje kreative, por besoj se pas takimit të nesërm me Kurtin me liderët e opozitës të arrihet një dakordim. I kam lexuar 47 faqet e vendimit dhe pas deklaratës së ish-ministrit të Drejtësisë ku thotë se Kushtetuesja flet për devijim në atë aktvendim i kam lexuar përsëri 47 faqet pasi nuk më besoja se ish-ministri i drejtësisë është i gatshëm me gënjyer publikun”, tha ajo.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e paraparë të mbahet sot (e premte) është ndërprerë për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpresës për takimin e nesërm të liderëve të partive parlamentare për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se shpreson që të arrihet një konsensus në takimin e nesërm që lideri i LVV-së, Albin Kurti, i ka ftuar përfaqësuesit e partive parlamentare për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Ai tha se seanca e radhës do të mbahet të dielën në orën 11:00.
Lajmet
PDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Kurtin, kërkon zgjidhje përmes konsensusit
Published
18 minutes agoon
June 27, 2025By
UBTNews
Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Albin Kurti me liderët politikë.
Abelard Tahiri tha se Gjykata Kushtetuese ka kërkuar konsensus dhe kompromis.
“Ne e kemi thënë në vazhdimësi që nuk ia kemi mohuar të drejtën për propozim partisë së parë. Mirëpo meqenëse nuk ka shumicë parlamentare që drejtohet nga VV-ja, është parti e parë pa shumicë, edhe Gjykata e thotë që duhet të ketë konsensus dhe kompromis”, tha ai.
Ndërsa Përparim Gruda konfirmoi se kryetari Memli Krasniqi do ta përfaqësojë partinë në takim. PDK thekson se nuk do të marrë pjesë në një votim jokushtetues.
“Kryetari jonë z.Krasniqi e përfaqëson partinë në takim. Ne nuk votojmë në një procedurë jokushtetuese, pra me votim të fshehtë”, tha ai.
Lajmet
Ngrihet aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Gjakovë
Published
20 minutes agoon
June 27, 2025By
UBTnews
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.R., për veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Hetimet zbuluan se gjatë periudhës 7-10 maj të vitit 1999, i pandehuri ka marrë pjesë në sulm të gjerë dhe të organizuar të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullsisë civile shqiptare në Gjakovë, thuhet në njoftim.
Aty bëhet e ditur se ai ka vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë.
“Aktakuza e ngarkon të pandehurin me përgjegjësi për vrasjen e tre civilëve shqiptarë, të cilët më pas janë keqtrajtuar fizikisht, si dhe për dëbimin e dhunshëm të civilëve nga shtëpitë e tyre, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronave në disa lagje të qytetit”, bëri të ditur prokuroria.
Provat kundër të pandehurit përfshijnë dëshmi të viktimave dhe dëshmitarëve okularë, identifikimin e tij përmes fotografive, raporte të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe materiale të tjera të mbledhura gjatë hetimeve.
I pandehuri ndodhet në paraburgim, ndërsa prokuroria tha se ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase, për shkak të rrezikut të arratisjes.
Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende në kërkim.
Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte.
Dhjetë ditë më parë, një person u dënua me 15 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës./REL

Izraeli kryen sulme ajrore në zonat pyjore dhe malore në Libanin jugor

Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Kurtin, rithekson nevojën e arritjes së një marrëveshje politike

VV insiston në votim të fshehtë: Deputetët opozitarë shkelën Kushtetutën për tridhjetë seanca me radhë

Irani kryen një valë arrestimesh dhe ekzekutimesh pas konfliktit me Izraelin

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Kurtin, kërkon zgjidhje përmes konsensusit

Ngrihet aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Gjakovë

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës

Limaj: Porosia e Gjykatës Kushtetuese është qartë

Haradinaj: Duhet zgjidhje para seancës, nëse vazhdojmë me të vjetrën kot na thirr Kurti në takim
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore