Lajmet

​Osmani e Kurti zotohen për luftimin e diskriminimit racor në Kosovë

Osmani tha se ky samit është platforma e duhur kundër diskriminimit racor dhe lirive të barabarta të secilit qytetar.

Published

on

Krerët institucionalë janë zotuar për të luftuar diskriminimin racor në Kosovë në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor të mërkurën.

Presidentja Vjosa Osmani tha se ky samit është platforma e duhur kundër diskriminimit racor dhe lirive të barabarta të secilit qytetar.

“Është platformë e duhur për të ngritur zërin tonë kundër diskriminimit të çfarëdo lloji, por të njëjtën kohë edhe për të ri-forcuar përkushtimin tonë institucional kundër diskriminimit racor në veçanti. Njohja e dinjitetit të lindur njerëzor të të drejtave dhe lirive të barabarta dhe të patjetërsueshme sublimohet më së miri në deklaratën universale për të drejtat e njeriut qysh nga viti 1948. Andaj në këtë linjë duhet të ecim vazhdimisht pasi ky është drejtimi që garanton barazi, gjithëpërfshirje dhe respekt të ndërsjellë. Gjithëpërfshirja, respekti dhe dialogu janë parakusht për një shoqëri të barabartë dhe të drejtë”, tha ajo.

Përkushtim për luftim të kësaj dukurie negative ofroi edhe kryeministri Albin Kurti.

“Jemi sot këtu me përkushtimin për të mos lejuar që diskriminimi të rrezikojë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Pabarazia dhe diskriminimi shfaqen në forma të ndryshme…Për të luftuar këto dhe forma të tjera të pabarazisë, ne jemi këtu sot dhe do të flasim nesër dhe çdo ditë. Për të mbështetur shkollimin kemi investuar 200 mijë euro si qeveri në qendrat mësimore për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe po ofrojmë 500 bursa për nxënësit e këtyre komuniteteve në shkollat e mesme”, tha ai.

Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs, përgëzoi ekzekutivin për zotimin që të adresojë çështjen e diskriminimit racor, veçmas në komunitetet ashkali, rom dhe egjiptian.

“Kemi përqindje të lartë të papunësisë kemi kushte shumë të këqija të banimit për ta po ashtu edhe shërbime të dobëta, sidomos për gratë që i përkasin këtij komuniteti janë subjekt i diskriminimit të shumëfishtë, po ashtu dhuna në familje është shumë e përhapur te këto komunitete sesa të tjerat. Dua të përgëzoj qeverinë për zotimin e saj që të adresojë diskriminimin racor”, theksoi ai.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Isak Skenderi, tha se tani është koha ta pranojmë se diskriminimi racor nuk është problem i pakicave por një problem shoqëror.

“Kjo formë e fshehtë e racizmit vazhdon të eksitojnë në shoqëritë tona për shkak të mungesës së kuptimit të historisë dhe kulturës së këtyre komuniteteve. Është koha të pranojmë se kjo nuk është problem i këtyre pakicave, por një problem shoqëror që kërkon vëmendjen dhe veprimin tonë”, theksoi ai.

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Të kërkuara