Lajmet

Osmani deklarohet për bartjen e shamive në shkolla

Kjo pasi debati për bartjen e shamisë në shkolla është ri-aktualizuar ditët e fundit.

Published

on

Pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi se bartja e çdo elementi fetar duhet të lejohet për të gjithë qytetarët mbi 16-vjeç, edhe presidentja Vjosa Osmani ka dhënë qëndrimin e saj në këtë çështje.

Ajo pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës duhet të jetë orientim parësor i institucioneve për çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

“Sa i përket propozimit që mosha të zbresë në 16-vjeç, nëse kjo çështje lidhet me të drejtën e votës, atëherë do të kërkoj ndryshim të Kushtetutës, sepse siç e dini ky prag është përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por çdo ndryshim legjislativ e kushtetues do të jetë përfundimisht vullnet i deputetëve të Republikës së Kosovës dhe unë asnjëherë, sikurse deri më tani, nuk e kam imponuar vullnetin tim mbi deputetët, por siç e thash është shumë me rëndësi që ky bazament kushtetues i Republikës sonë të respektohet”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, nëse dikush mendon që po i cenohet ndonjë e drejtë, mund të ndjekë rrugët ligjore deri në Kushtetuese.

“Për dallim nga shumë kushtetuta anekënd botës që nuk ia lejojnë individit të drejtën që ta dërgojë një çështje të lirive dhe të drejtave të veta deri në Gjykatën Kushtetuese, te ne ekziston kjo mundësi. Prandaj nëse dikush mendon se po cenohet ndonjë e drejtë ekzistojnë rrugët ligjore, administrative e kushtetuese që ta adresojnë këtë çështje në të gjitha këto instanca deri te Gjykata Kushtetuese. Si presidente e vendit do të vazhdoj të kërkoj të respektohen parimet mbi të cilat është ndërtuar jo vetëm Kushtetuta jonë, por edhe shoqëria jonë progresiste, e cila shikon parimet dhe vlerat euroatlantike si fondament të saj”, ka thënë ajo.

E pyetur për çështjen e bartjes së shamive në shkolla, Osmani ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e ka përcaktuar një parim themelor mbi të cilin është ndërtuar sistemi juridiko-kushtetues, atë të laicitetit. Sipas saj, është shumë e rëndësishme që ky parim të respektohet nga institucionet publike të Kosovës.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës duhet të jetë dhe vazhdon të jetë orientim parësor i institucioneve të Republikës së Kosovës për çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kjo kushtetutë ka përcaktuar një parim themelor që është parim fondamental mbi të cilin edhe është ndërtuar sistemi ynë juridiko-kushtetues, ai është parimi i laicitetit. Prandaj është tejet me rëndësi që në institucionet e Kosovës të respektohet ky parim. Çështja e dytë që e ka përcaktuar qartë kjo kushtetutë është detyrimi i të gjitha institucioneve publike të Republikës së Kosovës që respektojnë vendimet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si standarde nëpërmjet të cilave zgjidhjet çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat e njeriut”, ka thënë Osmani.

Debati për bartjen e shamisë në shkolla është ri-aktualizuar ditët e fundit ndërsa janë mbledhur mijëra nënshkrime në peticionin për ndryshmin e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit, i cili e ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla të mesme e të larta.

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se bartja e çfarëdo elementi fetar duhet të lejohet për të gjithë qytetarët mbi moshën 16-vjeçare.

Lajmet

I përkeqësohet gjendja, vdes një grua në QKUK

Published

on

Ka vdekur një grua në QKUK, pasi të njëjtës i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia po e heton këtë vdekje, derisa tha se trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

“Është raportuar se viktimës femër kosovare  pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është ftuar ambulanca, e cila ka marrë viktimën dhe e ka dërguar në QKUK, ku aty ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Liga e Kampionëve sjellë sonte përballje të gjigantëve evropian

Published

on

Gara më prestigjoze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve, rikthehet sot me duele tejet interesante në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.

Në fokus do të jenë dy ndeshjet të mëdha ku do të përballen Liverpooli me Real Madridin dhe dhe Paris – Saint – Germain dhe Bayern Mynih.

Këto janë të gjitha ndeshjet që zhvillohen sonte:

 

Continue Reading

Lajmet

Sindikata e RTK-së proteston për pagat

Published

on

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në ora 11:00 do të protestohet për shkak të mungesës së pagave.

Në njoftim thuhet se kjo është herë e dytë brenda tre muajve që punëtorët e transmetuesit publik mbesin pa paga, duke u përballur me pasiguri ekonomike dhe duke u rrezikuar funksionimi normal i institucionit.

“RTK aktualisht gjendet para shumë projekteve me rëndësi të madhe, që lidhen drejtpërdrejt me misionin publik të saj, por edhe me interesin e përgjithshëm të vendit. Kriza financiare rrezikon realizimin e këtyre projekteve dhe dëmtimin e rolit të RTK-së si medium publik i pavarur dhe gjithëpërfshirës”.

“SPERTK u bën thirrje të gjithë kolegëve, pa asnjë përjashtim, të bashkohen në këtë protestë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre themelore për page”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kalimi i kufirit Kosovë-Shqipëri pa kontrolle – procedura do të jetë në fuqi deri në shkurt 2026

Published

on

Nga 1 nëntori, në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë është rikthyer procedura e kalimit të lehtësuar të kufirit pa kontrolle për qytetarët që udhëtojnë me automjete të pajisura me targat e dyja vendeve. Marrëveshja e përbashkët ndërqeveritare mes dy shteteve për këtë procedure të lehtësuar në kufi do të jetë në fuqi për një periudhe tre mujore deri më 28 shkurt 2026.

Marrëveshja përcakton një periudhë 9 mujore përgjatë vitit për procedurën e thjeshtëzuar e ndarë në dy periudha.

E para që përkon me sezonin turistik nga data 1 maj deri më 30 shtator, ndërsa periudha tjetër me sezonin e dimrit nga 1 nëntori deri më 28 shkurt.

Periudhat në fjalë janë cilësuar me ngarkesën më të madhe të hyrje-daljeve në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën sidomos sezoni i verës por edhe në festat e fundvititi, shkruan rtsh.al.

Marrëveshja në fjale filloi së implementuari gjate verës së shkuar. Sipas marrëveshjes, veç kalimit të lehtësuar të kufirit, patrullat e përbashkëta të policisë rrugore patrullojnë të gjitha rrugët drejt qyteteve bregdetare.

Në fillim të implementimit, marrëveshja ndërqeveritare ishte e vlefshme vetëm për pikën kufitare Morin-Vërmicë, ndërsa pas kërkesave të qytetarëve dhe rritjes së numrit të kalimeve u përfshinë edhe pikat e tjera të kalimit të kufirit Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec, Borje dhe Orgjost.

Ndërsa përgjatë brezit kufitar u hapën edhe 22 vendkalime të lehtësuara të kufirit për banorët e fshatrave në një brez 30 kilometra në dy anët e kufirit. Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve përveç lehtësirave kufitare është fokusuar edhe në përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës në këto zona.

Kujtojmë se qeveria e Kosovës ndërtoi rrugët Kerstec, Pakisht, Zapod dhe Gorozhup Pogaj, dhe projekte të tjera.

Këtë vit sipas të dhënave nga policia kufitare më shumë se 5.5 milion shtetas janë regjistruar në hyrje dhe dalje të Shqipërisë në pikat e përbashkëta kufitare, ku peshën më të madhe padyshim e mban pika e kalimit kufitar në Morinë. /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara