Lajmet

Osmani: BE-ja të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova

Published

on

U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani sot ka mbajtur një takim virtual me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë në relacionet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Osmani ritheksoi se për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë.

“Në mënyrë që marrëveshja që do të arrihej në Bruksel të gjejë implementim dhe të konsiderohet e pranueshme në vendin tonë, konsideroj që duhet të punohet në mënyrë aktive drejt unifikimit të qëndrimeve dhe kërkesave të tërë spektrit politik në vend. Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta rinegociojë kushtetutën tonë e cila tashmë në vetvete përfshinë shumë koncesione”, ka thënë ajo.

Në këtë bashkëbisedim online, u diskutua edhe për marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe BE-së për sigurim të stabilitetit makroekonomik si dhe përballjen me pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia./UBTNews

Lajmet

Dy shtetas të Serbisë ndalohen, gjenden dokumente të dyshuara të falsifikuara

Published

on

Në pikëkalimin kufitar SPK Jarinje, më 03.06.2026 rreth orës 13:35, një njësi policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ndodheshin dy meshkuj shtetas të Serbisë.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit dhe dokumentacionit, zyrtarët kanë hasur në disa dokumente të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Pas zbulimit të tyre, është bërë menjëherë sekuestrimi i dokumenteve në konsultim me prokurorin kompetent.

Në vijim të procedurave, dy personat janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve lidhur me rastin, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore për trajtimin e situatës.

Pas inicimit të rastit dhe përfundimit të procedurave fillestare, të dy personat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime të mëtejshme nga organet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe narkotikë në aksione policore në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe substanca narkotike në disa aksione të zhvilluara në Graqanicë, Ferizaj dhe Vushtrri.

Në Graqanicë, gjatë një tentimi për kontroll policor, një i dyshuar është larguar duke ikur nëpër oborre shtëpish dhe duke hedhur sende gjatë arratisjes. Në vendngjarje, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një fishek, si dhe një sasi të vogël të substancës së dyshuar narkotike. I dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Ferizaj, njësitë policore kanë identifikuar një person të dyshuar për shitblerje të narkotikëve, i cili është larguar me veturë sapo ka vërejtur policinë. Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 188.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me vlerë rreth 2 mijë euro. I dyshuari është në kërkim policor dhe hetimet po vazhdojnë.

Në Vushtrri, është arrestuar një person tek i cili është gjetur një armë e gjatë M48 me tre fishekë. Arma është sekuestruar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Dy të arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese kapen dhe kthehen në qendër

Published

on

Në Lipjan, më 03.06.2026 rreth orës 21:28, është raportuar arratisja e dy personave nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, pasi zyrtarët korrektues kanë njoftuar për largimin e tyre nga institucioni.

Pas pranimit të informatës, janë ndërmarrë menjëherë veprime taktiko-operative nga autoritetet përkatëse me qëllim lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Si rezultat i veprimeve në terren, të dy personat janë identifikuar, janë kapur dhe më pas janë kthyer sërish në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan.

Rasti është menaxhuar nga institucionet përgjegjëse, ndërsa rrethanat e arratisjes mbeten nën trajtim.

Continue Reading

Lajmet

Një polic u vra dhe një tjetër u plagos në Maliq të Shqipërisë

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, në Shqipëri, ku një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni të forcave të rendit.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i sulmit është kapur i plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe grupet hetimore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet pritet të japin detaje shtesë lidhur me dinamikën e incidentit dhe identitetin e personave të përfshirë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Maliq.

Rama njoftoi se polici i vrarë në krye të detyrës, Enea Mekolli, do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e tij dhe uroi shërim të shpejtë për efektivin tjetër të plagosur gjatë aksionit.

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës, ka humbur jetën një efektiv policie dhe është plagosur një i dytë. Ndërkohë, pasi hapi zjarr ndaj tyre, u plagos dhe u kap edhe krimineli”, ka shkruar Rama.

Kryeministri theksoi se autori duhet të përballet me ndëshkimin maksimal të parashikuar nga ligji dhe vlerësoi angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër kriminalitetit.

“Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër. Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, u shpreh Rama.

Foto: Balkanweb.com

Continue Reading

Të kërkuara