Lajmet

Organizatës Botërore të Punës: Papunësi e lartë në mbarë botën

Ekspertët numrin e të papunëve për 2022 e përllogarisin të jetë rreth 207 milionë.

Published

on

Do të duhet të paktën edhe një vit që tregu botëror i punës ta marrë veten prej pandemisë së koronavirusit. Megjithatë ka dallime midis rajoneve, sipas Organizatës Botërore të Punës, ILO.

Ripërtëritja e tregut të punës në nivel ndërkombëtar, pritet të fillojë të paktën në vitin 2023, pra më vonë nga sa ishte parashikuar, vlerëson ILO në raportin publikuar të hënën (17.01) mbi parashikimin e zhvillimeve në tregun e punës për vitin 2022. Kjo organizatë parashikon një deficit në orët e punës të realizuara në mbarë botën, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019 përpara krizës së koronavirusit:

Symbolbild | Fachkräftemangel in Deutschland

Ekspertët numrin e të papunëve për 2022 e përllogarisin të jetë rreth 207 milionë, krahasuar me 186 milionë në vitin 2019 përpara pandemisë. Arsyeja kryesore për këto parashikime është vazhdimi i pandemisë me variantin Omikron të virusit, tha drejtori i ILO-së, Guy Ryder. “Dy vjet pas fillimit të krizës premisat vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme dhe rruga drejt përmirësimit është e ngadaltë dhe e pasigurtë”, shtoi Ryder. “Ne ndërkohë konstatojmë dëme potenciale të vazhdueshme ndaj tregut të punës si dhe një rritje shqetësuese të varfërisë dhe pabarazisë.”

Logo ILO International Labor Organization

Dallime rajonale

Shumë njerëz janë detyruar të bëjnë ndryshime duke gjetur forma të reja të punës si reagim ndaj rënies së udhëtimeve në nivel ndërkombëtar dhe turizmit. Nuk mund të ketë një ripërtëritje të vërtetë prej pandemisë, nëse tregu i punës nuk gjallërohet në shkallë të gjerë, theksoi  Ryder.

Europa dhe Amerika e Veriut, sipas këtij raporti, japin shenja inkurajuese për një tendencë në rritje, ndërsa Azia Jugore dhe Amerika Latine e Karaibet kanë premisat më të dobëta. “Në nivel kombëtar ripërtëritja e tregut të punës në vendet me të ardhura të larta është më e fuqishme, ndërsa në ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të mesme premisat janë të këqia.”

Continue Reading

Lajmet

Sot deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë

Published

on

Në Gjykatë Speciale gjatë ditës së sotme do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësi ka vendosur që deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” të jepen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30.

Caktimi i deklaratave përmbyllëse shënon përfundimin e paraqitjes së argumenteve të palëve në këtë proces gjyqësor, para se gjykatësi të marrë vendimin për rastin.

Sipas dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, veprat penale të paraqitura në aktakuza kanë lidhje me proceset zyrtare të Dhomave të Specializuara, përfshirë këtu hetimet e Zyrës së prokurorit të specializuar.

Aktakuza thotë se së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, Thaçi zbuloi informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshuar në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në Leposaviq.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 shtator, rreth orës 07:00. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shoferi godet policin me veturë në Bërnjak, rasti nën hetim

Published

on

Një zyrtar policor është goditur nga një automjet gjatë një kontrolli në fshatin Bërnjak të Zubin-Potokut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 16:25, në pikën e kontrollit kufitar në Bërnjak, ku ishte ndaluar një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, vozitësi i dyshuar, mashkull kosovar, ka filluar lëvizjen me veturë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast ka goditur zyrtarin policor.

Viktima, zyrtar policor mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje raportohen në Graçanicë, Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Published

on

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë, ndërsa në njërin prej rasteve i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Graçanicë, më 9 shtator rreth orës 02:10, është raportuar se një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë, më 9 shtator është intervistuar një burrë kosovar, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është raportuar në Fushë Kosovë, më 9 shtator rreth orës 07:15, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara