Botë

Orban: Përparësi në zgjerimin e BE-së duhet t’i jepet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, jo Ukrainës

Published

on

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi duhet të kenë përparësi në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe jo Ukraina.

Në një program në “Radio Kossuth”, Orban foli mbi çështjet kryesore ekonomike dhe gjeopolitike, përfshirë inflacionin, politikat e BE-së dhe qëndrimin e Hungarisë ndaj luftës në Ukrainë.

Duke kujtuar se liderët evropianë vendosën se Ukraina duhet të luftojë dhe në këmbim do të marrë një proces të përshpejtuar të pranimit në BE, Orban paralajmëroi se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës do të kishte pasoja serioze për ekonominë dhe fuqinë punëtore hungareze.

Ajo do ta shkatërronte Hungarinë“, tha Orban në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale nga zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.

Kryeministri hungarez theksoi se Hungaria mbetet e hapur ndaj zgjerimit dhe se përparësi duhet t’i jepet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi.

Serbia mund të pranohej nesër në mëngjes, gjë që do të sillte avantazhe të mëdha, veçanërisht për Hungarinë“, tha Orban, duke shtuar se këto vende të Ballkanit Perëndimor ndryshojnë ndjeshëm nga Ukraina për sa i përket pajtueshmërisë ekonomike dhe stabilitetit gjeopolitik.

Lajmet

Trump nënshkruan projektligjin për rihapje të Qeverisë amerikane

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar projektligjin për rihapjen e Qeverisë dhe përfundimin e mbylljes së saj më të gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Ai e ka nënshkruar dokumentin për të financuar Qeverinë deri në fund të janarit, pasi atë e kanë miratuar Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.

Në Zyrën Ovale, Trump ka thënë se Qeveria do t’i rinisë operacionet normale, pasi njerëzit janë dëmtuar aq keq nga mbyllja 43-ditore.

Shumë shërbime qeveritare janë pezulluar prej tetorit dhe rreth 1.4 milion punëtorë federalë kanë qenë në pushim pa pagesë, ose kanë punuar pa paga.

Edhe ndihmat për personat me të ardhura të ulëta ishin pezulluar, si dhe trafiku ajror ishte çrregulluar, me fluturime të anuluara apo të shtyra.

Shërbimet qeveritare pritet të rikthehen në ditët në vijim, ndërsa situata në trafikun ajror pritet të stabilizohet para Festës së Falënderimeve, kur shumë amerikanë kthehen në shtëpi.

Presidenti Trump e ka fajësuar vazhdimisht Partinë Demokratike për mbylljen e Qeverisë.

“Ata e kanë bërë këtë për arsye të pastra politike. Kur të afrohen zgjedhjet për Kongres dhe gjërat tjera, mos e harroni çfarë i kanë bërë shtetit tonë”, ka thënë ai.

Demokratët dhe republikanët nuk janë pajtuar me javë për paketën e financimit të Qeverisë, mirëpo të dielën tetë demokratë janë shkëputur nga linja partiaake dhe kanë ndihmuar në miratimin e projektligjit për hapje të Qeverisë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Sot shënohet Dita Botërore e Mirësjelljes

Published

on

Dara 13 nëntor njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Mirësjelljes, ditë e cila në gjithë botën kushtohet për njohjen e asaj që do të thotë të jesh i sjellshëm, t’i kushtoni vëmendje dhe kujdes të tjerëve.

Japonezët ishin të parët që e promovuan këtë iniciativë falë Japan Small Kindness Movement, pra e themeluar në vitin 1988 në Tokio.

Mirësjellja sipas tyre para së gjithash, është edukim i mirë, sjellje të mira dhe se mbi të gjitha është e mirë jo vetëm për ata që e marrin atë, por edhe për ata që e bëjnë këtë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​6 të vdekur nga rrëmuja gjatë rekrutimit ushtarak në Ganë

Published

on

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë lënduar në një rrëmujë gjatë një eventi rekrutimi ushtarak në ganë të Afrikës.

Tragjedia ndodhi kur mijëra kandidatë mbushën hyrjet e stadiumit, duke shpresuar për një mundësi pune në forcat e armatosura, raporton BBC.

Forcat e Armatosura të Ganës njoftuan se rrëmuja e sotme tragjike u shkaktua nga një rritje e papritur e kandidatëve që shkelën protokollet e sigurisë dhe nxituan drejt hyrjeve.

Pesë nga të lënduarit mbeten në gjendje kritike.

Mijëra të rinj u mblodhën në stadiumin El-Wak në kryeqytetin Akra, sepse shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve në Gana, e cila sipas statistikave të fundit qeveritare është rreth 32%, shpesh çon në skena kaotike në ngjarje të tilla.

Afati i fundit i aplikimit u zgjat edhe me një javë për të lejuar më shumë kandidatë që kishin vështirësi me procesin të merrnin pjesë. Pavarësisht tragjedisë, procesi i rekrutimit kishte filluar, por u ndal në pasdite.

Arhin shtoi se do të nisë një hetim për shkaqet e rrëmujës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Bie inflacioni vjetor në Gjermani

Published

on

Norma vjetore e inflacionit në Gjermani ka rënë në 2.3% në tetor, nga 2.4% në shtator, tha autoriteti federal statistikor Destatis.

Ruth Brand si drejtuese e Destatis deklaroi se pas dy rritjeve të njëpasnjëshme në lidhje me çmimet e shërbimeve, norma e inflacionit ra pak në tetor.

Çmimet e energjisë ranë me 0.9% nga viti në vit, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 1.3%; norma e inflacionit pa përfshirë energjinë dhe ushqimin ishte 2.8%.

Çmimet e shërbimeve u rritën me 3.5% gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa çmimet e mallrave u rritën me 1.2%.

Ndërkaq, në bazë mujore, norma e inflacionit ishte 0.3%./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara