Lajmet

Orban: Hungaria nuk do t’i bllokojë sanksionet kundër Rusisë

Bashkimi Evropian deri më tani ka shpallur tri runde sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Published

on

Hungaria do t’i mbështesë të gjitha sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe nuk do të bllokojë asgjë, tha kryeministri i këtij vendi, Viktor Orban.

“Atë që e vendosin kryeministrat e BE-së, e pranojmë dhe e mbështesim edhe ne”, tha Orban, duke folur në kufirin midis Hungarisë dhe Ukrainës.

“Kjo është koha për të qenë të bashkuar. Është luftë”, tha ai dhe shtoi se përpjekjet për paqe janë më të rëndësishmet.

Sipas gazetës britanike Guardian, Orban është konsideruar më herët si njëri nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, brenda BE-së.

Bashkimi Evropian deri më tani ka shpallur tri runde sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Sanksionet e BE-së, që godasin edhe presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e tij të Jashtëm, Sergei Lavrov, duhet të miratohen me unanimitet.

Rusia ka nisur ofensivën ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt.

Putin ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak”, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga Ukraina.

Qëllim i operacionit, ka thënë Putin, është çmilitarizimi i fqinjit jugor të Rusisë.

Perëndimi e ka dënuar ashpër këtë akt, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës./REL

Lajmet

Kosova dhe Franca nënshkruajnë dy marrëveshje të reja për bashkëpunim në drejtësi

Published

on

Kosova dhe Franca kanë nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e drejtësisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe kriminalitetit ndërkufitar.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale dhe Marrëveshjen për Ekstradim, të cilat krijojnë mekanizma më efikasë për shkëmbimin e provave dhe informacionit, si dhe për ndjekjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia.

Sipas njoftimit, këto marrëveshje pritet të forcojnë kapacitetet e institucioneve të Kosovës dhe Francës në përballjen me format e ndryshme të kriminalitetit ndërkufitar dhe të sigurojnë që personat e kërkuar nga drejtësia të mos gjejnë strehë jashtë kufijve.

Pas marrëveshjes së nënshkruar me Belgjikën në muajin prill, Kosova po zgjeron më tej rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë edhe me Francën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri dyshohet se ka kërcënuar dhe marrë para nga një tjetër i mitur, arrestohet nga policia

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës një mashkull kosovar së bashku me djalin e tij të mitur kanë raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, po ashtu i mitur, në vazhdimësi e ka kërcënuar me fjalë dhe i ka kërkuar e marrë para viktimës së mitur.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në Rahovec, trupi dërgohet në IML për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 korrik 2026, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Sipas dëshmitarit, viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Podujevë, dy persona të plagosur – gjashtë të arrestuar

Published

on

Një rast i rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku pas një përleshjeje fizike mes disa personave, dyshohet se njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 26 korrik rreth orës 18:50, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy meshkuj kosovarë, të cilët janë dërguar për trajtim në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete.

Me vendim të prokurorit, gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i dyshuar për të shtënat me armë zjarri ndodhet ende në kërkim nga policia./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara