Aktualitet

Orban: Ballkani mund të bëhet motori ekonomik i BE-së

Orban: Vendet e Ballkanit nuk duhet të bëhen zona fërkimesh, por ato duhet të integrohen në Bashkimin Evropian.

Published

on

 Për kryeministrin hungarez Viktor Orban, rajoni i Ballkanit mund të përfaqësojë një mundësi të madhe për rifillimin e Bashkimit Evropian, nga ku mund të bëhet një motor i mirëfilltë ekonomik.

”Së bashku me vendet e Grupit të Vishegradit, Ballkani është i aftë të formojë një rajon ekonomikisht shumë të rëndësishëm në Evropë. Për këtë është i rëndësishëm përshpejtimi i rrugës së integrimit evropian i këtyre vendeve të rajonit”, theksoi Orban.

“Vendet e Ballkanit nuk duhet të bëhen zona fërkimesh, por ato duhet të integrohen në Bashkimin Evropian”, theksoi Orban në një konferencë të kryetarëve të Parlamenteve të Grupit të Vishegradit.

Continue Reading

Vendi

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan: Mashtroi një familje me bileta aeroplani

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet për veprën penale “Mashtrimi i konsumatorëve”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i arrestuari i kishte marrë një shumë parash një familjeje, duke u premtuar rrejshëm se do t’u siguronte bileta udhëtimi me aeroplan.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedua të mëtejshme ligjore./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara