Aktualitet
Opozita thirrje që të lejohet tërheqja e Trustit, LVV nuk ndërron mendje: S’jemi populistë
Published
4 years agoon
By
UBT.NewsPartitë opozitare sërish kanë apeluar Lëvizjen Vetëvendosje që të votojnë “pro” tërheqjes së mjeteve të Trustit. Por, sërish nga partia në pushtet kanë marrë një refuzim. Deputetja, Fitore Pacolli ka thënë se një vendim për tërheqje do të shkatërronte sistemin pensional.
Deputetët nesër do të bëjnë shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha sot se në mungesë të alternativave nga qeveria dhe përballë gjendjes së renduar sociale, tërheqja e një pjese të parave të Trustit është një masë e domosdoshme për të lehtësuar ballafaqimin e qytetarëve me këtë gjendje.
“Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë. Kjo nuk është betejë politike por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim”, tha ai.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi të votohet pro tërheqjes. Ai tha se situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë pasi çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale.
“Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që nesër ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize. Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji”, tha Tahiri.
Por, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se përpos se janë kundër për shkak të efektive negative që ka, po tregojnë se nuk janë as populistë siç zakonisht i akuzojnë partitë opozitare partinë në pushtet.
“Ne po të ishim siç po na thonë populist do ta votonim sepse është një gjë që disa po kërkojnë, mirëpo ne po mendojmë për shtetin e Kosovës afatgjatë dhe ne mendojmë se nuk duhet ta prekim Trustin, qeveria ka marrë hapa që t’iu ndihmojë familjeve në nevojë të jetë afër atyre të cilët kanë nevojë për mbështetje dhe në të njëjtën kohë të shikojmë se si mund të krijojmë vende të reja të punës, që të punësojmë të rinjtë tanë prekja e Trust-it nënkupton prekjen e stabilitetit financiar të shtetit tonë dhe këtë nuk guxojmë ta bëjmë, në këtë situatë është mirë ta përmendim se një numër i madh i qytetarëve nuk kanë Trust fare, prandaj ne synojmë dhe parimet tona janë që t’i ndihmojmë atyre që nuk kanë ndërsa ata që kanë mund t’ia dalin vetë”, tha Pacolli.
Deputetja e VV-së mendon se ata që po e kërkojnë më shumë tërheqjen e Trustit janë ata që kanë kursime më të mëdha dhe, nëse sipas saj vazhdon kjo mendësi për tërheqjen e mjeteve të kursimeve, do ta dëmtohet shteti në vazhdimësi.
“Ata që kanë më shumë mjete janë duke bërë më shumë presion që të marrin Trustin sepse kanë përqindje më të lartë të Trustit ndërsa qytetarët të cilët janë në gjendje më të vështirë ekonomike, të cilët kanë pak para, mund ta mendojnë se tërheqja e asaj shume të vogël të Trustit që do t’ju ndihmojë mirëpo, kjo krijon vetëm pritje dhe nuk e nxjerr nga kriza këtë qytetar. Ne po mendojmë që është në interesin e shtetit të Kosovës që ta ndërtojmë një sistem financiar të qëndrueshëm i cili në të ardhmen nuk frikësohemi të kemi probleme financiare sepse kur shtetet hyjnë në prekjen e stabilitetit financiar dhe kanë cikle të cilat janë të shpeshta dhe përsëriten ato, nuk është e shëndetshme për shtetin” ka deklaruar Pacolli.
Seanca për shqyrtimin e parë për ndryshimet ligjore që lejojnë tërheqjen e mjeteve të Trustit në lartësinë prej 30% mbahet nesër prej orës 11:00, ndërsa është pika e 8 në rendin e ditës.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
5 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
7 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Lajmet nga UBT
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Published
7 hours agoon
March 31, 2026By
ubtnews
Me sukses është përmbyllur punëtoria “Clinical Psychology in Practice: Paraphilic Disorders, Case Formulation, and Pathways in Psychological Science”, një aktivitet profesional me studentët e nivelit master në UBT, që solli në fokus qasjen praktike të psikologjisë klinike dhe zhvillimin e karrierës në këtë fushë.

Punëtoria u udhëhoq nga alumni i Fakultetit të Psikologjisë në UBT, Olti Gjonbalaj, i cili ndau me studentët dhe pjesëmarrësit përvojën e tij akademike dhe profesionale, duke trajtuar tema të rëndësishme si çrregullimet parafilike, formulimi i rasteve dhe rrugët profesionale në shkencën psikologjike.
Punëtoria u pasurua edhe nga kontributi i folësve të ftuar ndërkombëtarë, të cilët sollën perspektiva të ndryshme nga fusha të specializuara të psikologjisë:
- Jaidaa Amin – Counseling Psychologist
- Aya Elsherif – Clinical Psychologist
- Lucine Ahyi – Neuropsychologist
- Ayah Fahmy – Neuromarketing
Gjatë aktivitetit, studentët patën mundësinë të angazhohen në diskutime interaktive, të analizojnë raste praktike dhe të eksplorojnë mundësi të ndryshme të zhvillimit profesional në psikologji, duke përfituar njohuri të vlefshme nga ekspertë të fushës.
Kjo punëtori dëshmon edhe një herë rëndësinë e rolit të alumni-ve të UBT-së në fuqizimin e brezave të rinj, duke krijuar ura lidhëse mes studimeve akademike dhe praktikës profesionale.


Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
