Lajmet

Opozita kushtëzon votimin në Kuvend, kërkon të zhbllokohen mjetet vetanake të komunave

Opozitarët theksuan se nuk do të votojnë as marrëveshjen ndërkombëtare, përfshirë atë me ambasadën e Francës.

Published

on

Partitë opozitare e kanë kushtëzuar votimin në Kuvendin e Kosovës, me siç thanë zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave.

Në seancën e Kuvendit, opozitarët theksuan se nuk do të votojnë as marrëveshjen ndërkombëtare, përfshirë edhe atë me ambasadën e Francës në Prishtinë për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master, e cila është në rend të ditës të seancës së sotme.

Por, në reagimin e tij, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kundërshtoi pretendimet e opozitës, derisa tha se nuk bëhet fjalë për bllokim të fondeve për komunat.

Murati dha një propozim, që LDK-ja të iniciojë kërkesën që ai të korrigjojë gabimin, siç tha, i cili ka ardhur pas insistimit të tyre që në kuadër të Ligjit të Buxhetit të përfshihet edhe amendamenti ku vendosen kufizime ligjore për thesarin në ekzekutimin e mjeteve.

“As që bëhet fjalë për bllokim të fondeve të komunave. Çka është problemi është një amendament i Grupit Parlamentar të LDK-së, për të cilin kam sqaruar se nëse kërkohet nga ju që unë të korrigjoj si ministër atë gabim që e keni bërë ju, unë e bëjë. Por duhet të vij kërkesa nga ju”, tha ai.

Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se ai amendament ka pasur qëllim vetëm largimin e mundësisë që qeveria të marrë të hyrat vetanake të komunave dhe jo të bllokojë ato.

“GP i LDK-së ka bërë amendament i cili e heq nga ligji marrjen e të hyrave vetanake të komunave dhe dërgimin e tyre në fondin. Ky ministër e ka shkaktuar atë problem dhe po mendon që duke u sjell me këtë gjuhë të padinjitetshme dhe panevojshme kujton se mundet në çdo seancë me dal me fol, por e vërteta është se t’i ke dashur me marr të hyra vetanake të komunave që t’i menaxhosh prej qeverisë, kjo nuk mundet me ndodh”, deklaroi Gashi.

Kritik ndaj ministrit Murati lidhur me këtë çështje u shpreh edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“A jeni duke parë se çka po bën ministri i Financave. A e kemi mbështetur një amendament për ndryshimin e ligjit të buxhetit me të vetmit qëllim që të hyrat vetanake të komunave t’i kthehen. Ky ka qenë qëllimi… Kjo qasje po e dëmton në esencë konsensusin politik për marrëveshje ndërkombëtare dhe ligje të tjera”, deklaroi ai.

Në debat u përfshi edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila dha një propozim që të ketë një kërkesë nga opozita ndaj qeverisë që të ndryshohet amendamenti i propozuar në kuadër të Ligjit për buxhetit, rrjedhimisht të hiqet kufizimi ligjor për thesarin në bartjen e mjeteve ndaj komunave.

“Njëjtë do të mbështesim kërkesën e tyre nëse ata e bëjnë për ministrin e Financave që të sjell plotësim-ndryshimin në amendamentin e propozuar, në mënyrë që të hiqet kufizimi ligjor që aktualisht e ka thesari për ekzekutimin e mëtutjeshme të këtyre mjeteve. Këmbëngulja, barrikadimi në pozicione ose shtyrja në bllokadë të mëtutjeshme për marrëveshje ndërkombëtare nuk i bënë nder askujt”, tha ajo.

Pas këtij ngërçi të krijuar dhe mungesën e kuorumit për ta hedhur në votim marrëveshjen ndërkombëtare, deputetët e Kuvendit shkuan në pauzë deri në orën 15:30.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara