Lajmet

Opozita e quan politik buxhetin e MMPHI-së, Aliu thotë se janë koncentruar në projekte të rëndësishme

Aliu tha se buxheti i ndarë për këtë ministri është mbi 250 milionë euro.

Published

on

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka diskutuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliun.

Aliu tha se buxheti i ndarë për këtë ministri është mbi 250 milionë euro. Sipas tij, ndarja e buxhetit është koncentruar në projektet më të rëndësishme si dhe për këto projekte është rritur buxheti krahasuar më vitin e kaluar.

“Totali i buxheti të ndarë për  MMPHI për vitin 2023 është 251 milionë euro. Koncentrimi për ndarjen e buxhetit e kemi bërë tekë projektet me madhore. Pra tash jemi duke hyrë tek projektet për vitin 2023, duke krahasuar me vitin 2022, Autostrada Prishtinë-Gjilan për vitin 2023 janë ndarë 27 milionë euro në buxhetin e viti 2022 kanë qenë 5 milionë euro, zgjerimi i rrugës Dollc- Gjakovë në vitin 2023 janë paraparë 11 milionë euro në vitin 2022 ka qenë 2.5 milionë euro, në ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë janë paraparë 6 milionë euro”, deklaroi ai.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se nga analiza e buxhetit nuk është parë ndarja e buxheti për ndonjë projekt konkret për rezervat e ujit si dhe për çështjen e shtretërve të lumenjve që pas reshjeve janë duke dal nga shtrati.

Mustafa po ashtu pyeti edhe për magjistralen Prishtinë-Podujevë që ka pasur probleme për shpronësimin, si dhe pse buxheti më i madh është ndarë në vitin 2025 dhe jo në 2023, duke e lidhur atë me fushatën zgjedhore.

Ministri tha se Kosova ka më së paku rezerva të ujerave në rajon. Sa i përket çështjes se shtretërve të lumenjve ministri tha se janë duke punuar me urgjencë në planin për e menaxhimit të vërshimeve, plan ky që sipas tij, është duke u përkrahur nga BE-ja.

“Për çështjen e ujerave kemi rezerva me të vogla në rajon, rezervat tona nuk mjaftojnë për pije e jo më për ujitje. Ajo që është e domosdoshme është krijimi i rezervave dhe për këtë i kemi dy projekte. I kemi edhe tri projekte të tjera të studimit të fizibilitetiti. Për çështje e shtretërve jemi duke e bërë planin e menaxhimit të vërshimeve, jemi me urgjencë duke punuar në këtë e kemi edhe mbështetjen e BE-së, do të ketë kosto. Sa i përket projektit Prishtinë-Podujevë shpronësimi ka qenë problem, jemi në detajizim. Sa i përket ndarjes së buxhetit nuk ka të bëjë me vitin, është çështje me planin dhe dinamiken e projekteve”, tha ai.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se buxheti i ndarë në përgjithësi nuk është i drejtë, sipas saj, ky është një buxhet politik.

“Po e shoh që është një rritje e buxhetit, por nuk është rritje e madhe, por duke parë që nuk e keni arrit ta shpenzoni buxhetin, në rrethana normale nuk rritet buxheti për vitin e ardhshëm. Duket që është buxhet politik, nuk është i drejtë ky buxhet”, deklaroi ajo.

Me datën 13 dhjetor ministri do të paraqitet para këtij Komisionit ku pritet që ta bëjë një përmbledhje të punës 1-vjeçare në këtë ministri.

Lajmet

Top 30 shtetet me më së paku korrupsion

Published

on

By

Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë  tyre.

Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:

  1. Danimarka
  2. Norvegjia
  3. Singapori
  4. Suedia
  5. Finlanda
  6. Zelanda e re
  7. Holanda
  8. Luksemburgu
  9. Hong-Kongu
  10. Mbretëria e Bashkuar
  11. Gjermania
  12. Kanadaja
  13. Japonia
  14. Australia
  15. Estonia
  16. Irlanda
  17. Belgjika
  18. Austria
  19. Emiratet e bashkuara Arabe
  20. Franca
  21. Uruguaj
  22. SHBA
  23. Spanja
  24. Polonia
  25. Lituania
  26. Portugalia
  27. Barbadosi
  28. Kili
  29. Malta
  30. Karaibet

Continue Reading

Lajmet

Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë

Published

on

By

Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.

Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:

  1. Republika Demokratike e Kongos
  2. Kamboxha
  3. Kameruni
  4. Gaboni
  5. Haiti
  6. Bolivia
  7. Meksiko
  8. Uganda
  9. Kenia
  10. Venezuela
  11. Guinea
  12. Liberia
  13. Kirgistani
  14. Kongo
  15. Mauritania
  16. Paraguaji
  17. Zimbabveja
  18. Afganistani
  19. Nikaragua
  20. Nigeria

Continue Reading

Lajmet

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Lajmet

Top 20 filmat më të mirë të të gjitha kohëve

Published

on

By

Filmat janë çështje shijesh. Disa të bëjnë për vete dhe – nuk pyet për nivelin. Por, janë të tjerë që i mbijetojnë kohës, rangimeve, anketave – dhe të tillët sigurisht që hyjnë në listën e filmave më të mirë.

Një renditje e kohëve të fundit, ka nxjerrë 30 filmat më të ranguar të të gjitha kohëve:

  1. The Shawshank Redemption – 9.20
  2. The Dark Kngiht – 9.17
  3. Intersteller – 9.02
  4. The Godfather – 8.98
  5. Goodfellas – 8.89
  6. Good Fill Hunting – 8.82
  7. The Lord of the Rings: The Fellowship of the Ring – 8.82
  8. Star Wars: The Empire Strikes Back – 8.77
  9. Gladiator – 8.74
  10. Avengers: Infinity War – 8.69
  11. Inception – 8.60
  12. Puls Fiction – 8.60
  13. Saving Private Ryan – 8.64
  14. Whiplash – 8.59
  15. Django Unchaired – 8.59
  16. Avengers Endgame – 8.56
  17. Fight Club – 8.46
  18. Spiker-Man: Into the Spider-Verse – 8.46
  19. The Wolf of Wall Street – 8.44
  20. Back to the Future: 8.42
  21. Forrest Gump: 8.41
  22. The Matrix- 8.33
  23. Star Wars: Episode IV – A new Hope – 8.31
  24. The Hangover – 8.19
  25. The Dark Knight Rises – 8.16
  26. Oppenheimer – 8.14
  27. Step Brothers – 8.14
  28. Titanica – 7.70
  29. Doker – 7.65
  30. Avatar – 7.64

Continue Reading

Të kërkuara