Lajmet

​Opozita e lëshon mbledhjen, dështon Komisioni Hetimor për MPJD-në

Published

on

Mes përplasjeve të deputetëve opozitarë dhe atyre opozitarë, sërish ka dështuar votimi i hartimit të listës së dëshmitarëve për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kryetarja e këtij komisioni nga radhët e AAK-së Time Kadrija dhe nënkryetarja Ariana Musliu-Shoshi nga PDK e kanë braktisur mbledhjen pasi sipas tyre nuk ka gatishmëri për konsensus.

Kadrija kërkoi nga anëtarët që lista e dëshmitarëve nga pozita të jetë në fillim, më pas të përfshihet lista e opozitës dhe në fund të mbesin ministrat.

Porse, deputetët e partisë në pushtet, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, Fitore Pacolli dhe Haxhi Avdyli e kundërshtuan këtë, duke thënë se Kadrija po e shkel rregulloren dhe se kjo e fundit mos të pres kompromis.

Unë nuk jam duke e shkelur rregulloren, për shkak duke e respektuar vendimin e seancës plenare, në të cilën është përcaktuar koha e hetimit, ju po tentoni ta ndryshoni kohën e hetimit. Një herë po e lus mes pozitës dhe opozitës a po e gjeni një kompromis për një listë të përbashkët, unë e mbyll këtu ju vazhdoni… Ju po insistoni me shkel vendimin e seancës, unë nuk e pranoj”, tha Kadrija.

Sipas Kryeziut, nuk mund të ketë kompromis në Komision Hetimor, për çka potencoi se vendimmarrja në të gjitha komisionet që funksionojnë në Kuvendin e Kosovës është përmes votës.

Nuk mund të kesh kompromis në komision hetimor… Mos të niset në atë që për çdo gjë duhet të ketë kompromis. Jemi në Kuvend dhe këto vota e përcaktojnë krejt procesin se si ec përpara. Edhe në këtë rast nëse duam të ecim përpara, i hedh në votim listat. Janë tri propozime për të cilat ti e ke obligim t’i hedhim në votim“, theksoi Kryeziu.

Edhe anëtarja e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se nuk do të ketë kompromis sa i përket kësaj çështje, për çka e akuzoi kryetaren e komisionit për shkelje të rregullores. Ajo kërkoi nga administrata që të thirret drejtori i zyrës ligjore si dhe ai i komisioneve për të treguar procedurat në mënyrë që mos të ketë bllokim.

Unë po kërkoj, administrata iu lutem na ndihmoni, na e thirrni drejtorin e zyrës ligjore edhe na thirrni edhe drejtorin e komisioneve, le të vijë dhe të na tregon se si janë procedurat kur nuk ka kompromis brenda deputetëve në komision, ose konsensus të arrijmë një zgjidhje, le ta shohim se si të vazhdohet tutje. Kryetarja po donë ta bllokojë punën, duke thënë se nuk mund të vendosë se si të arrijë një kompromis. Nuk ka kompromis…02:30 Je duke e shkelur rregulloren Time“, tha Pacolli.

Në rend të ditës në këtë komision ishte hartimi i listës së dëshmitarëve për intervistim dhe prezantimi i raportit të ekspertëve.

Lajmet

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it

Published

on

By

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stoss, e ka realizuar një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Pas pritjes dhe informacioneve të ofruara nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Gjatë vizitë aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai gjithashtu mori njohuri të vlefshme mbi operacionet e përditshme të trupave dhe sfidat me të cilat ata përballen në terren.

Continue Reading

Lajmet

Andrew Gordon zyrtarizohet te Vëllaznimi

Published

on

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin më të ri në radhët e saj, ku Andrew Gordon, është rikthyer në basketbollin kosovar, kësaj radhe për të veshur fanellën kuqezi të skuadrës gjakovare.

Gordon është emër i njohur për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, falë paraqitjeve të shkëlqyera me Trepçën, me të cilën u aktivizua për dy edicione dhe arriti të fitojë trofe në basketbollin vendor.

Përvoja e tij profesionale është e pasur, pasi përveç Kosovës ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai, si dhe së fundmi në Britaninë e Madhe me skuadrën Caledonia Gladiators.

Në karrierën e tij, Gordon ka qenë pjesë e dy universiteteve të njohura amerikane, West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke ndërtuar një profil të fortë si lojtar i pozitës së qendrës.

Me ardhjen e Gordonit, Vëllaznimi synon të forcojë repartin e brendshëm dhe të rrisë ambiciet për objektivat e sezonit. Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit amerikan, me shpresën për suksese dhe trofe të përbashkëta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u nderua mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, i ndarë nga Akademia Bonifaciana, në vlerësim të angazhimit të saj institucional për paqen, si dhe kontributit të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.

Ky vlerësim i lartë pasqyron frymën dhe misionin e Akademisë Bonifaciana, një institucion prestigjioz që vendos në themel të veprimtarisë së tij drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ky çmim përforcon më tej përkushtimin e saj ndaj këtyre vlerave universale dhe të përhershme, të cilat udhëheqin vizionin dhe veprimin institucional të Republikës së Kosovës në ndërtimin e paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është më e sigurt dhe më e fortë ekonomikisht se pesë vjet më parë.

Para përfaqësuesve të më shumë se 200 bizneseve, Kurti premtoi se do të vazhdojnë me mbështetje dhe më pak burokraci për bizneset.

Borxhi jonë publik është më i vogli në rajon. Rritja ekonomike mbi 4 për qind, sektori bankar përgjithësisht i kanalizuar mirë, këto nuk janë vetëm numra por edhe garanci për juve, ky stabilitet nuk janë llukës politik por themeli mbi të cilin ka zhvillim ekonomik. Ky progres është për të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Në këtë kontekst, roli i sektorit privat është kyç. Bruto produkti vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë euro, sivjet është 11 miliardë euro, vitin e ardhshëm 12 miliardë euro“, u shpreh ai.

Kështu u shpreh ai në konferencën vjetore të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku do të prezantohen Performanca Industriale 2025 dhe Planet për Mbështetjen e NVM-ve në vitin 2026.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet sfidë.

Continue Reading

Të kërkuara