Lajmet

​Musliu-Shoshi: Ftojmë prokurorinë të hetojë humbjen e dokumenteve të bashkatdhetarëve

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu Shoshi ka ftuar prokurorinë që të hetojë “zhdukjen e dokumenteve të bashkatdhetarëve”. Sipas saj, gjatë këtij muaji kanë humbur 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe katër vendime për shtetësi të mërgimtarëve në postën diplomatike të Republikës së Kosovës.

Gjatë seancës së sotme plenare, deputetja e PDK-së ka thënë se gjatë këtij muaji, po ashtu, kanë dhënë dorëheqje 10 pjesëtarë të FSK-së.

“Ky pushtet i ka sjellur në ditën që vetëm një fakt dua ta ndajë me ju, 10 pjesëtarë të FSK-së kanë dhënë dorëheqje vetëm në muajin tetor. Pra, nga data 1 deri sot që jemi më 31 tetor, 10 pjesëtarë të FSK-së kanë dhënë dorëheqje”, tha Musliu-Shoshi.

Përveç kësaj, ajo foli edhe për “aferat dhe skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës”. Ajo i ka bërë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë të merren me këtë çështje.

“Nga data 2 tetor 2024 kanë humbur 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe katër vendime për shtetësi të mërgimtarëve tanë në postën diplomatike të Republikës së Kosovës. Dhe ky nuk është rasti i parë që bashkatdhetarët tanë përballen me probleme të tilla, me pajisje të dokumenteve personale. Të ri sjellim në vëmendje vonesat e shumta për shkak të mungesës së materialit, kanë qenë mjaft evidente edhe në fillim të këtij mandati qeveritar të cilat kanë shkaktuar probleme të shumta të mërgimtarëve tanë, anë e mbanë botës. Duke pamundësuar edhe ardhjen e tyre në vendlindje për disa muaj. Këto vonesa kishin vetëm një qëllim dhe qëllimi i vetëm është aplikimin e kontratave një-burimore nga kjo ministre e pa përgjegjshme. Për të qenë më e qartë me ju, kontratat një-burimore janë hajni”, deklaroi Musliu-Shoshi.

Deputetja e PDK-së shtoi se humbja e dokumenteve personale rrezikon keqpërdorimin e identitetit të qytetarëve nga diaspora. Sipas saj, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka adresuar kërkesën për të shpallur të pavlefshëm të rreth 500 dokumenteve të mërgatës.

“Sot me urgjencë kërkojmë llogaridhënie nga kjo qeveri, pse dhe si u zhdukën dokumentet personale të bashkatdhetarëve tanë? Ku janë këto dokumente? Pse është anuluar kërkesa për shpallje të pavlefshme të këtyre dokumenteve? Duke ditur rrezikun për dëmin që mund të ju shkaktohet mërgimtarëve tanë, me vjedhje të identitetit, ne me ngulm ftojmë prokurorinë që të hetojë këtë rast”, shtoi ajo.

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme, e cila është caktuar të nisë në orën 13:00.

Në qendër të këtij takimi të jashtëzakonshëm të deputetëve do të jetë debati parlamentar lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, dokument ky që i është dorëzuar zyrtarisht institucioneve të Kosovës para pak ditësh.

Përfaqësuesit e popullit pritet të diskutojnë gjetjet kryesore, të arriturat dhe sfidat e evidentuara nga Bashkimi Evropian sa i përket përmbushjes së reformave dhe standardeve evropiane në vend. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj një personi për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan më 29 maj 2023

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., nën dyshimin për sulm ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, gjatë trazirave të 29 majit 2023 në Zveçan.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka marrë pjesë në sulmet pranë objektit të Komunës së Zveçanit, nga ora 06:00 deri në orët e mbrëmjes.

Në aktakuzë thuhet se A.S., në bashkëkryerje me persona të tjerë nga Kosova dhe Serbia, ka sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

Si pasojë e sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

Gjatë trazirave, sipas Prokurorisë, janë sulmuar edhe automjetet e gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se po vazhdon të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve më 29 maj 2023./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Gjatë takimit, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Ajo ka riafirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me zyrtarët francezë, diskutojnë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe përfaqësues të organizimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024” nga organizata France Sport Expertise.

Në takim është diskutuar për përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke përfshirë bashkërendimin institucional dhe infrastrukturën e nevojshme.

Kurti ka thënë se nga përfaqësuesit francezë kanë marrë këshilla lidhur me veprimet që duhet të kenë përparësi në këtë proces, përfshirë qeverisjen dhe menaxhimin, planifikimin e prokurimit dhe zbatimin e projekteve.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e përcaktimit të afateve, ndarjes së përgjegjësive, kostove dhe burimeve të financimit.

Kurti ka rikujtuar se në fund të muajit korrik është nënshkruar marrëveshja e kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), për investime infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare, si dhe Deklarata e Synimit për themelimin e Komitetit të Përbashkët për këto lojëra.

Sipas tij, këto marrëveshje e bëjnë Francën një partnere të rëndësishme në organizimin e “Prishtina 2030”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara