Fjalimi është fjalim i një Pape të zemëruar. Jo për shkak të zërit, por për shkak të fjalëve të zgjedhura. Papa denoncoi edhe një herë Europën që mbyll dyert. Me të drejtë, mendon Christoph Strack.
Papa Françesku zgjedh fjalë të qarta. Deti Mesdhe, „ky djep i shumë civilizimeve”, është kthyer në „varrezë të ftohtë pa gura varri”. Ai akuzon „shurdhërinë” ndaj nevojave të të tjerëve, „indiferencën vdekjeprurëse” dhe „mosinteresimin cinik”.
Një gjë e tillë ndodh për herë të parë në këto nëntë vite, që Papa Françesku ndodhet në detyrë: Udhëtimi në vende të tjera e çon për herë të dytë në ishullin grek të Lesbos. Për herë të dytë ai mban atje një fjalim, që u drejtohet gjithë refugjatëve të botës.
Në mes të muajit prill 2016, Papa foli shkurt. “Ne kemi ardhur për të kthyer vëmendjen e botës tek kjo krizë humanitare dhe për t’u lutur për zgjidhjen e saj”, tha atëherë ai. Ai shpjegoi pse kishte shkuar në ishull bashkë me patriarkët okumenikë të Kostandinopojës, si dhe me kryepeshkopin e ortodoksisë. Një lutje, që mbeti e padëgjuar.
“Ne duhet të pranojmë me hidhërim, se ky vend ashtu si vendet e tjera, ndodhet nën presion dhe se në Europë po shtohen njerëzit që bëjnë sikur ky problem nuk ka të bëjë me ta.”
Ky është një “problem botëror”, tha Françesku.
Më tej ai kaloi tek tema e vaksinimit në luftën kundër Coronës.”Ne kemi kuptuar, se kësaj çështjeje të madhe duhet t’i përkushtohemi së bashku, sepse në botën e sotme nuk mjaftojnë zgjidhjet e pjesshme.”
“Qëndrim në vend”
Në luftën botërore kundër infektimeve me virus është arritur bashkëpunimi të paktën pjesërisht, por tek tema e migracionit Papa sheh „qëndrim të tmerrshëm në vend”. Në çdo katastrofë të Detit Mesdhe me dhjetëra, madje qindra të vdekur njerëzit preken shumë. Por vetëm kaq.
Por fjala nuk është aty. Puna është që të nxirren njerëzit nga nevoja, sidomos familjet me fëmijë. Askush nuk mund të thotë, se kjo nuk bëhet. Sepse fjalët nxirren pa menduar. Pastaj njerëzit akuzojnë me dëshirë Papën, që nuk bën asgjë dhe që ka pallate aq të mëdha.
Sa për kujtesë: Në kuadër të të ashtuquajturës „korridore humanitare”, lëvizja laike italiane “Sant’ Egidio” së bashku me Kishën Ungjillore të vendit dhe valdenzianët merr që prej pesë vitesh, refugjatë nga kampet në Liban, Libi dhe Irak dhe i sjell në Itali. Pa para shtetërore, financuar komplet nga dhurimet. Refugjatët zgjidhen me kujdes në vend, feja që kanë nuk luan ndonjë rol. Shpesh ata që zgjidhen janë familje me fëmijë ose njerëz, që kanë nevojë për ndihmë të veçantë mjekësore. Ata priten nga ndihmuesit që në aeroportin përkatës.
Europa, e lodhur dhe pa fuqi?
Nëpër komuna janë përgatitur banesat dhe shoqërimi vullnetar që nga fillimi. Në Romë shpesh banesat janë të Kishës, por edhe të Vatikanit. Dhe me raste, Françesku fton në Vatikan refugjatë të tillë, pa praninë e mediave. Ai do që të dëgjojë çfarë thonë ata, të ndjekë rrugën e tyre.
Ndërkohë „korridoret humanitare” ka edhe në Francë, Belgjikë dhe Andorra. Dhe vendet që pranojnë refugjatë lëshojë gjithnjë viza humanitare. Katolicizmi italian mund të blasfemohet sa të duash, por shembuj të tillë tregojnë që diçka po bëhet.
Megjithatë në shumë vende veshët bëhen të shurdhët. Për Françeskun, Papën nga Argjentina, kjo Europë është prej kohësh një kontinent i lodhur dhe pa fuqi, që ka humbur mikpritjen tradicionale dhe rrënjët e saj.
Ai nuk di që ta pranojë këtë gjë. Prandaj ky zemërim. Që në Athinë, një ditë më parë ai kritikoi Europën dhe disa politikanë. Kundër lodhjes prej demokracisë, tha Papa, ndihmon vetëm një politikë e mirë, që kujdeset për mirëqënien e të gjithëve dhe ndihet e detyruar ndaj më të dobtëve. A do të preket nga kritika e ashpër e Papës ndokush në Bruksel dhe Europë? Kjo nuk mund të dihet me siguri.
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë vendim për transferimin e tri lëndëve penale që lidhen me rastin e të ndjerës Arlinda Zekaj-Sylaj nga Prokuroria Themelore në Pejë në atë të Prishtinës.
Vendimi u mor mbështetur në nenin 20 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, me qëllim të garantimit të një trajtimi efikas, objektiv dhe të paanshëm, duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë të çështjes dhe pasojat e saj të rënda.
Paralelisht me këtë lëvizje, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka nisur një analizë gjithëpërfshirëse mbi veprimet dhe mosveprimet e mundshme institucionale. Hetimi do të përfshijë vlerësimin e rrezikut, kronologjinë e marrjes së vendimeve dhe masat e mbrojtjes që ishin ndërmarrë për të ndjerën para se të ndodhte krimi.
Përmes një komunikate zyrtare, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit potencoi se do të kërkohet llogaridhënie e plotë dhe do të ndërmerren masa rigoroze ndaj secilit zyrtar në rast se evidentohen shkelje ligjore apo neglizhencë në trajtimin e këtij rasti.
Ish-bashkëshorti i të ndjerës Arlinda Zekaj, Jeton Sylaj, ka dalë të martën para Gjykatës Themelore në Pejë, ku po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës prej një muaj paraburgim ndaj tij. Ai dyshohet për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, pasi nuk iu bind urdhrit mbrojtës të nxjerrë nga gjykata më 16 tetor 2026.
Prokuroria Themelore në Pejë argumenton se caktimi i paraburgimit është i nevojshëm për shkak të rrezikut konkret të arratisjes. Sipas kërkesës zyrtare, Sylaj me shtetësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jeton atje, rrethanë kjo e vërtetuar edhe nga deklarata e tij e dhënë në prokurori gjatë muajit korrik.
Sipas dosjes së prokurorisë, më 25 tetor rreth orës 17:58 në fshatin Vitomiricë, i pandehuri ushtroi sërish dhunë psikologjike ndaj të ndjerës përmes fjalëve kërcënuese, si dhe i mori rrobat nga rrobalarësja duke ia hedhur në oborr. Denoncimi i këtij incidenti nga viktima u bë pak orë para se ajo të vritet tragjikisht në shtëpinë e saj.
I dyshuari kryesor për aktin e vrasjes mbetet kunati i viktimës, Albert Sylaj, i cili gjendet ende në arrati dhe po kërkohet nga policia. Ndaj Jeton Sylajt, Prokuroria në Pejë kishte ngritur aktakuzë për veprën penale të kanosjes vetëm dy ditë para se të ndodhte krimi. /E.A/
Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT po vazhdon të pasurojë përvojën akademike të studentëve përmes ligjëratave tematike, të cilat sjellin perspektiva ndërkombëtare dhe ekspertizë profesionale mbi çështjet aktuale të sigurisë.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ekspertja ukrainase Delfina Ertanowska mbajti një ligjëratë tematike me fokus luftën kognitive (Cognitive Warfare) dhe propagandën, duke trajtuar ndikimin e tyre në mjedisin bashkëkohor të sigurisë.
Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës së profesorit Arian Kadriu, me pjesëmarrjen e studentëve të Studimeve të Sigurisë, të cilët patën mundësinë të thellojnë njohuritë mbi format moderne të ndikimit informativ, manipulimit të perceptimeve dhe përdorimit të informacionit si instrument strategjik.
Gjatë ligjëratës, vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së luftës kognitive dhe propagandës në kontekstin e sfidave të reja të sigurisë. Në një realitet ku informacioni qarkullon me shpejtësi dhe teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si individët dhe shoqëritë informohen, kuptimi i mekanizmave të ndikimit mbi mendimin, perceptimin dhe vendimmarrjen është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për profesionistët e ardhshëm të sigurisë.
Trajtimi i këtyre temave u ofroi studentëve mundësinë të reflektojnë mbi rolin e propagandës në formësimin e narrativave publike, si dhe mbi rëndësinë e analizës kritike të informacionit në identifikimin e përmbajtjeve manipuluese.
Këto njohuri janë veçanërisht të rëndësishme në studimin e kërcënimeve hibride, ku mjetet informative dhe psikologjike mund të përdoren krahas instrumenteve të tjera për të ndikuar në stabilitetin institucional dhe shoqëror.