Botë

OKB thirrje Trump të anulojë sanksionet ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Published

on

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur keqardhje të thellë për vendimin e presidentit të SHBA, Donald Trump, për të nënshkruar një urdhër ekzekutiv që autorizon sanksione ekonomike të ashpra kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJPN).

Na vjen shumë keq për sanksionet individuale të shpallura ndaj personelit të GJPN-së dhe bëjmë thirrje që kjo masë të anulohet,” deklaroi zëdhënësja e Zyrës për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, Ravina Shamdasani, sipas raportimeve të Agence France-Presse (AFP).

Gjykata dënon vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të saj, duke përpjekur të dëmtojë punën e saj të pavarur dhe të paanshme,” u shpreh Gjykata në një deklaratë.

Gjykata mbështet plotësisht stafin e saj dhe është e përkushtuar të vazhdojë të ofrojë drejtësi dhe të rikthejë shpresën për miliona viktima të pafajshme të mizorive në mbarë botën, sa herë që është e nevojshme,” thuhet në deklaratën e GJPN-së.

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të vendosur sanksione ndaj GJPN-së, të cilën ai e akuzon për “veprime të paligjshme dhe të pabaza kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë Izraelit”.

Si pjesë e sanksioneve, zyrtarëve të GJPN-së dhe punonjësve të tjerë u ndalohet hyrja në SHBA, gjithashtu ndalohen dhe anëtarët e familjeve të tyre të ngushta si dhe kushdo që mendohet se ka bashkëpunuar me hetimet e Gjykatës. Pasuritë e tyre në SHBA gjithashtu do të ngrihen.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sha’ar, ka “përgëzuar” vendimin e Trump, duke shtuar se ata bëjnë thirrje që 125 shtetet anëtare të bashkohen në mbështetje të drejtësisë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Aktualitet

31 të vdekur nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Islamabad

Published

on

By

Të paktën 31 persona kanë vdekur nga një shpërthim në një xhami gjatë faljes së xhumasë në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, kanë thënë zyrtarët, raporton BBC.

Shpërthimi në xhaminë në zonën Tarlai të qytetit ka bërë që autoritetet të shpallin gjendje emergjente në tre spitale të qytetit.

Shkaku i shpërthimit nuk është bërë menjëherë i qartë, megjithatë zyrtarët e policisë thanë se ky ishte një sulm vetëvrasës..

Presidenti i Pakistanit ka theksuar se “shënjestrimi i civilëve të pafajshëm është një krim kundër njerëzimit”.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për lutjet e së premtes në xhaminë ‘Khadijatul Kubra’, e cila ndodhet në zonën Tarlai Kalan të kryeqytetit pakistanez, Islamabad.

Mësohet se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin në momentin kur është ndaluar në hyrje të xhamisë.

Continue Reading

Botë

Gjeneral i lartë rus plagoset nga të shtënat në Moskë

Published

on

By

Një gjeneral i lartë i ushtrisë ruse është plagosur pasi është qëlluar disa herë me armë zjarri në Moskë. Bëhet fjalë për gjeneral-lejtnant Vladimir Alexeyev, një nga zyrtarët kryesorë të Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse (GRU).

Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë banimi në periferi veriperëndimore të Moskës, në zonën e autostradës Volokolamsk. Alexeyev është dërguar menjëherë në spital, ndërsa autoritetet ruse nuk kanë bërë të ditur gjendjen e tij shëndetësore.

Komiteti Hetimor i Rusisë ka njoftuar se ka hapur një çështje penale për tentativë vrasjeje, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë.

Gjeneral Alexeyev ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Ukrainë dhe ishte nën sanksione të Bashkimit Evropian, pas akuzave ndaj GRU-së për përfshirje në sulmin me agjent nervor në Salisbury të Britanisë së Madhe në vitin 2018.

Ky është një tjetër incident serioz që përfshin figura të larta ushtarake ruse në kryeqytet, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Continue Reading

Botë

SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman

Published

on

By

SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të mbajnë bisedime për programin bërthamor në Oman të premten (06.02.2026), ndërkohë që Presidenti Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se takimi do të fillojë në orën 10:00 në Muskat. Zyrtarët amerikanë gjithashtu konfirmuan se takimi do të mbahet atje.

Bisedimet ishin në rrezik, pasi të dyja vendet kishin mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen dhe parametrat e takimit.

Trump ka shtuar forcat amerikane në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për programin e tij bërthamor dhe nuk ndalon vrasjen e protestuesve. I pyetur nëse Khamenei duhet të jetë i shqetësuar, ai i tha NBC News të mërkurën: “Unë do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, raporton BBC.

Continue Reading

Botë

Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë

Published

on

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky,  ka deklaruar se deri tani numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet në 55,000.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky për France 2 TV të mërkurën.

Ndër të tjera Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.

Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.

Continue Reading

Të kërkuara